“Jeni trashur nga vjedhja, shqiptarët nuk kanë ç’të hanë” akuzat e Berishës drejtuar ministrave

442
Sigal

Ish-kryeministri, Sali Berisha e zhvendosi debatin e sotëm në Kuvend nga kodi zgjedhor tek gjendja e emergjencës, që sipas tij, duhet të ishte shpallur në një nga kohërat më të acarta që vendi ka kaluar ndonjëherë.

Berisha akuzoi ministrat e qeverisë dhe deputetët socialistë se kanë zgjedhur të bëjnë çdo gjë tjetër, përveçse të ndihmojnë qytetarët që nuk kanë ç’të hanë, duke iu referuar kështu mesazheve që njerëzit në zonat e mbuluara nga bora i dërgojnë.

“Populli s’ka ç’të hajë, po kalojmë krizë buke, kurse qeveria krifet, ka marrë dheun nëpër magazinat e Europës ose del për gjah. S’kemi çtë hamë, na janë mbartuar rezervat ushqimore, më shkruajnë banorët e zonave të thella, por ju jeni trash nga vjedhja dhe nuk shihni gjë”,- u shpreh Berisha.

Duke deklaruar se në shumë zona mungon energjia elektrike, përfshi edhe Teatrin Kombëtar në qendër të Tiranës. Ish-kryeminsitri ironizoi Ramën duke thënë: “Ai ka drita në Surrel, si mund t’i mungojnë dritat. Teatri Kombëtar nuk jep dot shfaqje për shkak të mungesës së dritave dhe ngrohjes”.