”Jeni të poshtër si dreqi, po flisni si gomari! Bandit, bandit! “, Basha shpërthen në akuza në Kuvend

563
Sigal

Ka nisur me debate të forta seanca e sotme në Kuvend, ku pa u diskutuar në komisione, mazhoranca kishte vendosur që përmes Taulant Ballës të niste me çështjen e Kodit Zgjedhor.

Po kjo ka ndeshur në reagimin e fortë të kreut të PD-së Lulzim Basha i cili ka kërkuar që të mos dilet nga rendi i ditës.

‘’Jeni të poshtër si dreqi, po flisni si gomari. Lërini gomarllëqet dhe niseni me pikën ku do të diskutohet Buxheti për studentët, nuk kemi shpresë se do të bëni diçka. Ke shkel Kushtetutën, procedurën, po i shkelni të gjitha. Ti pusho ti, pusho, se merrem dhe me ty, je bandit. Edhe Banka e Shqipërisë të kishte ngelur pa kapur, po do ta shihni se ku do të përfundoni”, u shpreh Basha.

Ndërkohë që jashtë parlamentit,studentët janë grumbulluar në duke protestuar. Studentëve sot i janë bashkuar dhe shumë qytetarë nga qyetete të ndryshme të vendit për të mbështetur kauzën e studentëve, por edhe për kauzat e tyre.