“Jemi para apo pas Rilindjes?”

668
Sigal

Prof. Artan Fuga:

Ka vend të pyetet, nëse i kemi tejkaluar apo vazhdojmë t’i ruajmë vijat ndarëse me impakt të fortë në politikën e sotme midis myslimanëve, bektashinjve, ortodoksëve apo katolikëve?

I kemi tejkaluar në planin politik vijat ndarëse mes korçarëve, shkodranëve, skraparlinjve, lebërve, bregdetasve etj., apo vazhdojmë t’i ruajmë nën dhe?

I kemi tejkaluar vijat ndarëse politike midis klaneve komuniste të viteve ’80 apo vazhdojmë që të pësojmë goditjen shkatërruese të influencave të aleancave dhe konflikteve të tyre të atëhershme?

Me një fjalë, a e ka kryer Rilindja e shekullit të 19-të Unitetin Kombëtar në planin politik apo sado që ajo arriti rezultate të mëdha dhe të pashoqe, tani provohet se përtej një uniciteti totalitar, në liri, ne vazhdojmë të kemi probleme substrukturore identitare në linjat e përmendura?

Me një fjalë, a jemi përpara apo pas Rilindjes?