Analisti Agron Gjekmarkaj është përplasur me tone të larta me analistin Frrok Çupi në emisionin “Open” lidhur me temën e ditës, hapjen e listave të kandidatëve për deputetë të partive politike.
Ndërsa analisti Agron Gjekmarkaj tha se në retorikën e Çupit, fjalitë “asgjësojnë njëra-tjetrën”.
“Partite politike jane asete publike dhe ato nese funksionojne me lista te hapura jane te detyruara ta konsiderojne publikun, te komunikojne me te, jemi nje vend me 2.8 milion banorë, militantet dhe votuesit janë qytetare nuk i perjashton ata dot ti nga shoqeria! Ti nuk me ke mesuar mua asgje, une s’jam ne Pd, nuk me ke derguar ti askund, nuk te kam konsideruar kurre per asgje, nuk je ti mesues per mua, s’ke instrumenta logjik te me gjykosh, je thjesht nje sherbetor dhe delenxhi ! Je mesuar te sherbesh sa andej ketej, lepin kockat qe te hedhin!”, iu përgjigj Gjekmarkaj analistit Çupi.
DEBATI
Frrok Çupi: Listat e hapura, të mbyllura e sistemet nuk ndryshojnë asgjë në përmirësimin e kualitetit të pushtetit. Listat e hapura dhe jo të hapura, po të përdor fjalorin që kanë përdorur të ashtuquajturit analistë, që sjkellin kriminelë në parlament, injorant, kshu e ashtu se shajnë si tu vijë për mbarë,prapë së prapë kjo është një kosto e partive, le të sjellin kë të duan, le të mos i hapin kurrë listat, cështja është se këto nuk i shërbejnë aspak publikut që ka probleme të tjera, probleme pasi projekton qeverinë, cfarë do bësh në qeverisje, nëse ke sjellë njerëzit e inkriminuar në pushtetet e kaluara që të dyja palët i kanë me shumicë, atëherë vijmë te probklemi a do të pranojë publiku e a do qeverisësh dot.
Tek listat e hapura e gjithë mllefi është për të mos lënë kryetarët e partive të jenë kryetarë, cfarë është ky pasion kaq i madh? Le të jenë, kujt i prishi punë?Partitë tek ne janë klane e klika familjare, ta fusim gjithë diskutimin popullor e të merren njerëzit e bëri të hapur nuk e bëri të hapur do të thotë e kanë ngarkuar këtë popull me kaq particializëm sa që ja kanë kaluar partisë së punës.
Partia e Punës rrinte cdo ditë në media e thoshte “unë partia, unë partia”.
Duhet të dalim nga kjo situatë? Di se të dyja partitë janë duke punuar me populizëm të shfrenuar që në Kod Zgjedhor s’mund të shkojë. Në Kod Zgjedhor secila parti le të vijë si ti dojë qejfi në dac me të mbyllura në dac me të hapura, me kriminelë ose jo. Cështja është te zgjedhjet, të zgjidhen aq sa fiton në popull, kështu fiton populli, nuk fiton me të kam xhan e shpirt.
…Ka rregulla të thjeshta të demokracisë në zgjedhje.
Agron Gjekmarkaj: Diskursi i zotit Çupi për mua ishte me fjali që asgjësonin njëra tjetrën nga pikëpamja logjike.
Frrok Çupi: Aa jo jo, të lutem, vetëm i palogjikshëm nuk jam unë të jesh i sigurtë, logjika e partisë që do të mbrosh ti është logjika më e keqe.
Agron Gjekmarkaj: Jo s’po mbroj parti. Lëre mor burrë, për të mbrojtur e bërë shërbim e bën ti, nuk shquhem unë, unë s’kam bërë kurrë shërbim e s’kam për të bërë asnjëherë. Shërbime ke bërë gjithë jetën ti e do t’i bësh prapë. Je i paguar për shërbëtor, e lëmë këtu.
Frrok Çupi: Ti flet li Lul Basha por pak më i ri se Luli. Lëre zotëri, unë jam Frrok Cupi.
Agron Gjekmarkaj: Këtu jeni zotëri, nuk është fyerje t’ju them zotëri.
Frrok Çupi: Po si s’është, ti flet si kamarier o burr se vjen kamarieri të thotë o zotëri.
Agron Gjekmarkaj: Ti flet si rrugaç për atë punë jo si kamarier, flet si shërbëtor. Po ik ore ti ke gjithë jetën që shërben.
Frrok Çupi: Po kujt i shërbej o burrë? Të kam shërbyer ty që të kam mësuar fjalën e lirë.
Agron Gjekmarkaj: Asgjë s’me ke mësuar ti mua.
Frrok Çupi: Ti ke ardhur në PD nga fshati.
Agron Gjekmarkaj: Nuk të kam pasur kurrë mësues ty. Diskutim teorik pa bazë logjike. Pse? Se partitë janë asete publike.
Frrok Çupi: Partitë janë klika por ti s’di asgjë nga teoria politike. Ti s’merr vesh fare fare.
Agron Gjekmarkaj: Edhe nëse janë të mbyllura janë asete publike.
Frrok Çupi:O Agron je i dominuar nga ideja e partisë.
Agron Gjekmarkaj: Jo mo zotëri mua nuk më interesojnë fare partitë se s’kam qenë në një parti kurrë unë. Ti ke qenë pjesë e të gjitha partive unë sjam anëtar e sdo jem kurrë në ndonjë parti.
Frrok Çupi: Prandaj nuk e doni SPAK-un ju se..
Agron Gjekmarkaj: Kush nuk e do SPAK-un? Kush ju, kush ata, po c’janë këto gjepura që thua se je burrë…
Frrok Çupi: Unë po të të padis ty në SPAK që të thuash sa parti kam ndërruar ti mund të shkosh në burg bie fjala.
Agron Gjekmarkaj: Thuaj ca të duash se nuk më intimidon.
Zotëria thotë që nëse partitë janë të mbyllura e kanë më të kufizuar marrëdhënien me publikun, nëse hapen e hapet gara brenda tyre kondicionohen marrëdhëniet me publikun. Nëse dominon lidershipi, i b ie që publikun e përjashtojnë, hyn një marrëdhënie e re me publiKun. Ndaj thashë janë fjali asgjësuese, nuk e fyeva.