Javë vendimtare për Tiranën, kandidatët në garë: Kosova, Bogdani dhe Veliaj

513
Tirana dhe Vlora janë bashkitë më të mëdha, ku ende nuk janë zyrtarizuar kandidatët, si të PS-së, ashtu edhe të PD-së. Erjon Veliaj, duke gjykuar edhe nga sjelljet e daljet e tij publike, duket se e ka marrë miratimin e Kryeministrit Rama për bashkinë e Tiranës, ndërsa Gert Bogdani dhe Halim Kosova janë kandidatët e më të votuar nga PD-ja, që me personalitetin e tyre politik plotësojnë njëri-tjetrin. Ndërsa për bashkinë e Vlorës, kadidatët që kanë epërsi janë Dritan Lili dhe Bruna Mersini për PS-në, ndërkohë që PD-ja ende nuk ka zyrtarizuar kandidatët e saj për kryebashkiakë në shumë bashki të mëdha si në Shkodër, Durrës, Korçë, Fier, Vlorë, etj. Për bashkinë e Durrësit, Duka mbetet emri më i përfolur. 
Deputeti Kosta reagon: Largohem nga PS-ja; kandiatin e Përmetit e kam akuzuar për abuzime me fondet 
I pari ishte deputeti Ben Blushi, i cili kritikoi mënyrën e përzgjedhjes së kandidatëve për kryebashkiakë, duke akuzuar Ramën që i merr vetë ai mendimet, pa pyetur PS-së. Ndërsa dje, ishte kolegu i tij në PS, deputeti Vladimir Kosta që largohet nga maxhoranca. Shkak për largimin e tij është bërë kundërshtimi që ai ka për kandidatin e zgjedhur për bashkinë e Përmetit, për të përfaqësuar PS-në në zgjedhjet e 21 qershorit. Ndër të tjera, ai shton se kandidatin e përzgjedhur nga e majta e ka akuzuar për abuzime me fondet. Me anë të një mesazhi në celular Kosta iu drejtua kolegëve: “Kandidatura e Përmetit është vendosur kundër dashjes sime. E kundërshtova me fakte para kryeministrit aktual, por kryekryeministri bashkë me Taulantin, vendosën Gilberto Jaçen, të cilin unë personalisht e kam denoncuar për hetim të fondeve publike pranë KLSH. Edi Rama as nuk mori mundimin të më dëgjonte për sa i shpjegova. Për sa më sipër dhe për sa s’jam dëgjuar deri më sot në këtë parti, me keqardhje largohem nga PS-ja dhe do qëndroj si deputet i pavarur. Ju kërkoj ndjesë për shqetësimin”,- përfundon mesazhi i Kostës. 
Në Tepelenë zyrtarizohet Tërmet Peçi, reagon baza
Në një takim me strukturat e PS-së në Tepelenë, Ministri Arben Ahmetaj zyrtarizoi Tërmet Peçin si kandidat të kësaj bashkie në zgjedhje. Edhe kjo kandidaturë ka hasur pakënaqësi, ku kryetari i komunës Qendër – Tepelenë, Redi Rama tha se Peçi nuk do të mund të garantonte fitoren e socialistëve në zgjedhje. Redi Rama tha: “Kjo është kandidaturë humbëse, PS do të humbasë zgjedhjet, gjithë socialistët nuk do ta votojnë, zotohem që të gjithë socialistët nuk do të votojnë një kandidaturë të servirur që nuk gëzon mbështetje të socialistëve dhe të vetë popullit”. Pas kësaj deklarate, kryekomunari ka lënë mbledhjen duke iu bashkuar edhe mbështetësit e tij.
Në Memaliaj PS zyrtarizon Durim Roshin
Edhe kjo kandidaturë ka hasur në pakënaqësinë e kreut të Komunës Qendër-Memaliaj, Mynyr Memushaj. “Kjo kandidaturë është prodhuar në periudhën 2003-2007, kur Durim Roshi ishte kryetar i bashkisë së Memaliaj. Nuk ka treguar performancë në detyrë. PS do të humbasë thellë”, u shpreh Memushaj në mbledhjen me dyer të mbyllura, që u mbajt me strukturat e socialistëve. Mynyr Memushaj kërkoi që në Memaliaj të kandidohej Lulzim Meçi, i cili është aktualisht edhe kryetar i bashkisë.
Kolltuku i kryebashkaikut josh 6 deputetë në garën e 21 qershorit
Si duket kolltuku i kryebashkiakut është më i preferuar nga kolltuku në Kuvend, ndaj deputetët joshen për ofertën e kryebashkiakut, duke patur parasysh edhe se me ndarjen e re territoriale, me kolltukun e kryetarit të bashkisë, do të kenë në dorë më shumë administrim parash dhe pushtet, sesa detyra e ngritjes së dorës, në miratimin e ligjeve në Parlament. Edhe pse listat e kandidatëve për zgjedhjet lokale ende nuk janë mbyllur, deri tani janë 6 deputetë që do të garojnë në 21 qershor e që për këtë arsye do të lënë mandatin. Kështu në Parlament pritet të hyjnë 6 deputetë të rinj, 4 prej të cilëve janë zonja. Nga PD-ja do të lejë mandatin Ardian Turku, i cili kandidon për bashkinë e Elbasanit dhe Besnik Dusha që kandidon për Tropojën. Në të dy këto qarqe, PD-ja nuk ka respektuar kuotën e përfaqësimit te femrave e për këtë arsye, lista nuk spostohet tek emri pasardhës, por në Kuvend do të hyjnë dy zonja: respektivisht nga qarku i Elbasanit do të bëhet deputete Arbjola Halimi dhe nga qarku i Kukësit do të bëhet Mimoza Hadarmataj. Nga PS-ja do të lënë mandatin 3 deputetë: Armando Subashi, Majlinda Bufi në qarkun e Fierit dhe Artur Bushi në qarkun e Durrësit. 3 deputetët e rinj që do t’i shtohen grupit parlamentar të PS-së janë; në qarkun e Fierit, Bujar Çela e Antoneta Dhima dhe Shkëlqim Troplini në qarkun e Durrësit. Nga LSI-ja, mandatin e lë Miranda Rira që garon për bashkinë e Përrenjasit dhe deputete bëhet Edlira Çekrezi. Nëse fiton kandidaturën Gert Bogdani ose Halim Kosova për kryebashkiakun e Tiranës, atëhere kandidati do të japë edhe dorëheqjen nga mandati i deputetit. 
Kandidatët e zyrtarizuar nga PD
1. Bashkia e Peqinit–kandidon Albert Kreci, aktualisht kreu i komunës Pajovë.
(Ndërkohë nga kampi socialist ende nuk ka një emër për garën e Peqinit, bashki që sipas selisë rozë do t’i lihet PDIU-së.)
2. Bashkia e Urës Vajgurore–kandidon Bujar Hoxha.
3. Bashkia e Patosit–kandidon Luan Mustafaj, aktualisht kreu i PD në Patos.
4. Bashkia e Delvinës– kandidon Dhurim Alinani.
5. Bashkia e Roskovecit– kandidon Gëzim Caushi.
6. Bashkia e Tropojës – kandidon Besnik Dushaj.
7. Bashkia e Vaut të Dejës – kandidon Zef Hila.
8. Bashkia e Kamzës – kandidon Xhelal Mziu.
9. Bashkia e Elbasanit – kandidon Ardian Turku.
10. Bashkia e Malësisë së Madhe – kandidon Anton Koka.
11. Bashkia e Pukës – kandidon Rrok Doda.
12. Bashkia e Gjirokastrës- kandidon Igli Kokalari.
13. Bashkia e Libohovës – kandidon Altin Çomo.
14. Bashkia e Gramshit – kandidon Kodhel Cala.
15- Bashkia e Burrelit – kandidon Nezir Rizvani.
15. Bashkia e Klosit – kandidon Basir Çupa.
16. Bashkia e Divjakës – kandidon Irakli Gorea.
17. Bashkia e Belshit -kandidon Asqeri Kuqja.
Kandidatët e zyrtarizuar nga PS
Qarku Tiranë
Bashkia Kavajë: Elvis Roshi.
Bashkia Kamëz: Safet Gjici.
Qarku i Fierit
Bashkia Fier: Armando Subashi.
Bashkia Roskovec: Majlinda Bufi.
Bashkia Patos: Rajmonda Balili.
Bashkia Lushnje: Fatos Tusha.
Bashkia Divjakë: Fredi Kokoneshi.
Qarku Korçë
Bashkia Korçë: Sotiraq Filo.
Bashkia Maliq: Gëzim Topçiu.
Bashkia Bilisht: (Vijojnë konsultat).
Bashkia e Pustecit: (Pritet kandidatura e partisë maqedonase).
Qarku Shkodër
Bashkia Shkodër: Keti Bazhdari.
Bashkia Pukë: Rusten Struga.
Bashkia Koplik: Tonin Marinaj.
Bashkia Vau i Dejës: Gjokë Lleshi.
Bashkia Fushë-Arrëz: Fran Tuci.
Qarku Durrës
Bashkia Durrës: Vangjush Dako.
Bashkia Krujë: Artur Bushi.
Bashkia Shijak: Ardjan Kokomani.
Qarku Elbasan
Bashkia Elbasan: Qazim Sejdini.
Bashkia Librazhd: Kastriot Gurra.
Bashkia Belsh: Arif Tafani.
Bashkia Gramsh: (Vijojnë konsultimet).
Bashkia Peqin (PS pret propozimin e PDIU)
Qarku Dibër
Bashkia Dibër: Shukri Xhelili.
Bashkia Klos: Valbona Kola.
Bashkia Mat: Adelina Farici.
Qarku Kukës
Bashkia Has: Adem Lala.
Bashkia Tropojë: Rexh Biberaj
Qarku Gjirokastër
Bashkia Tepelenë: Tërmet Peçi.
Bashkia Memaliaj: Durim Roshin.
Bashkia Përmet: Gilberto Jaçe.
Kandidaturat që zyrtarizoi LSI-ja
Bashkia Gjirokastër: Kandidon Zamira Rami.
Bashkia Përrenjas: Kandidon Miranda Rira. 
Bashkia Pogradec: Kandidon Diana Mile. 
Ndërsa janë favoritë
Bashkia Berat: Petrit Sinaj.
Bashkia Skrapar: Nesim Spahiu.
Bashkia Lezhë: Viktor Tushaj. 
Bashkia Kukës – Hasan Halili, 
Sigal