Java e integritetit, Manja të rinjve: Ju mund të jeni ambasadorë të luftës kundër pandershmërisë

204
Në kuadër të javës së Integritetit organizuar nga Ministria e Drejtësisë, u zhvillua sot forumi i diskutimit me disa organizata rinore. Në takimin e moderuar nga zv/ministrja znj.Adea Pirdeni, foli fillimisht Ministri i Drejtësisë z.Ulsi Manja, i cili ka kërkuar që angazhimi i ndërrmarrë nga qeveria dhe Ministria e Drejtësisë nëpërmjet drejtorisë Antikorrupsion, në luftën kapilare kundër zyrtarëve që keqpërdorin besimin e qytetarëve, të përfshijë edhe të rinjtë.
“Në konceptin tim, brezi juaj, apo më i ri, jeni brumi me të cilin do të gatuhet në vitet e dekadat e ardhshme shoqëria shqiptare. Si do të jetë ajo? E pra, nëse ju mundeni, nëse ju doni, nëse ju e ndjeni, mund të bëheni ambasadorë, përçues, dishepuj të luftës kundër urrejtjes, lakmisë, arrogancës, pandershmërisë, krenarisë idiote, apo përfitimit e karrierës së pamerituar, mes bashkëmoshatarëve tuaj, apo atyre më të vegjël. Kjo mendoj unë është një punë dhjetëra herë, qindra herë më e mirë, se sa mijëra fjalë e fjalime, se sa qindra strategji. Kjo është të nisësh të formosh integritetin tënd dhe besoj që kjo është arma më e fortë në dorën e antikorrupsionit”, ka thënë ministri Manja duke infruar të rinjtë më pas në një diskutim të mbi problematikat që i shqetësojnë ata, propozime dhe sugjerime të ndryshme. Java e integritetit vijon nesër në një takim me përfaqësues të biznesit.
Sigal