Janullatos sulmon Berishën nga Athina

597
Sigal

Edhe pse dihet botërisht që bashkëjetesa fetare në Shqipëri është një shembull konkret për vendet e tjera demokratike, edhe kjo bashkëjetese harmonike fetare qëndron vetëm në Shqipëri, kleriku Janullatos, në një deklarate të tij,  të publikuar  dje në mediat greke, akuzon qeverinë shqiptare dhe konkretisht kryeministrin Berisha, si një njeri që ka ulur qëllimisht numrin e fesë orthodhokse në Shqipëri. Me publikime shifrash të ndryshme kleriku grek Janullatos, jo vetëm nuk vlerëson mikpritjen e popullit shqiptar, vendosjen e tij në drejtimin e Kishës shqiptare, por përkundrazi, bën leckë kryeministrin e qeverisë shqiptare, e cila, nga ana e saj, duhet të thotë të vërtetën nëse qëndrojnë këto pretendime të klerikut, ose ta përgënjeshtrojë dhe ta dëbojë këtë njeri mosmirënjohës. Shqipëria nuk është Greqia, Shqipëria di të vlerësojë fqinjët e saj për rreth, di të bëj tolerancë, nuk është nacionaliste, nuk i bën gjërat të qëllimshme, për këtë faktori kohë ka qenë barometri më i mirë tregues. Përkundrazi, janë fqinjët tanë, që nuk na lenë rehat. Në deklaratën e Kishës shqiptare shikojmë një qëndrim të ashpër dhe akuzues dhe të qëllimshëm, ku shteti shqiptar duhet të ballafaqojë këto akuza, nëse qëndrojnë apo jo. Shteti shqiptar duhet më në fund të mbajë një qëndrim korrekt ndaj akuzave të Janullatos, ashtu si dhe Janullato të mos ngatërrojë fenë me politikën e brendshme dhe të jashtme të Shqipërisë. Integrimi i Shqipërisë nuk varet në duart e Janullatos, nuk varet në mendjen dhe gojën e tij, por mbi të gjitha varet në aspiratat e këtij populli. Feja nuk ka përse të ngatërrohet me politikën e vendit tonë, ashtu siç nuk ka të drejtë të ngatërrohet politika me fenë. Po gabimi më i madh është i vetë shqiptarëve që në krye te kësaj kishe kanë një grek…

Deklarata:

Janullatos i Shqipërisë: “Berisha përpiqet të reduktojë të krishterët ortodoksë shqiptarë”

Kështu është publikuar në mediat greke reagimi i klerikut grek Janullatos lidhur me testin e kryer pak kohë më parë në vendin tonë. Sipas gazetës elektronike Zougla.gr apo Nevvsit.gr, krishterët ortodoksë janë reduktuar me 2/3, ose më saktë në 6.75% të kësaj popullsie, duke paraqitur dhe qëndrimin e Kishës së Shqipërisë si të papranueshme nga ana e saj këto statistika. Duke u mbështetur në publikimin e kësaj gazete, kleriku Janullatos i zemëruar i referohet censusit, si një falsifikim i paraqitur nga INSTAT, që siç është raportuar me 6.75% të popullsisë. Duke u mbështetur këtij burimi, mësohet se kleriku Janullatos, i tejzemëruar, ka deklaruar në “Ky është një gabim i qartë, ose më mirë qëndrojnë” thekson në Këshillin Kishtare e Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, në një deklaratë të lëshuar pas takimit të djeshëm, i cili trajtoi çështjen e testimit ditën e hënë lidhur me këtë testim se, është një gabim i qartë, ose më qartë një mashtrim. “Procesi i regjistrimit të inventarit fesë nuk plotëson minimumin metodën objektive e ndjekur nga vendet evropiane. Dhe në fund të fundit ndikon jo vetëm të krishterët ortodoksë, të cilët që nga fillimi i shtetit shqiptar ishte komuniteti më i madh i krishterë, por të gjithë të krishterët, e cila kufizon përqindje të madhe (nga 31% në 17%), – thekson deklarata.

Janullatos nuk harron kërkesat e tija për nënshtetësinë shqiptare. Pesë herë presidentët e Shqipërisë i kanë mohuar këtij kleriku dhënien e nënshtetësisë. Janullatos është i vetmi klerik që ka studiuar Kuranin dhe është një nga klerikët më të përgatitur grek

PBDNJ dhe OMONIA i përcjellin Athinës zyrtare shqetësimin për procesin e censusit. Kreu i PBDNJ-së, Vangjel Dule, pas takimit me zv/ministrin e Jashtëm të Greqisë, Stavro Dhima, ka konfirmuar se biseda me zv/shefin e diplomacisë greke është përqendruar tek procesi i censusit, i cili sipas tij është i dështuar dhe shkon kundër interesave te minoritetit grek. Ne takimet e Athinës se bashku me Dulen ishte dhe Kreu i OMONIA-s, Vasil Bollano. PBDNJ së bashku me disa shoqata që mbrojnë interesat e minoriteteve kanë deklaruar prej kohësh se nuk do t’i njohin rezultatet e censusit, ndërkohë që, Athina zyrtare, e cila nuk e ka fshehur interesin për këtë proces, ende nuk është shprehur publikisht. Por sado që të ankohen PBDNJ-ja dhe OMONIA për censusin, pretendimet e tyre se popullsia orthodokse në Shqipëri është 24 % nuk mund të qëndrojë edhe nga një fakt bindës elektoral. Të dyja partitë e minoritetit, PBDNJ dhe OMONIA, në zgjedhjet e fundit nuk morën më shumë se 2 %. Është e pranueshme që vërtet jo çdo ortodoks në Shqipëri voton për këto dy parti minoritare, sikurse është e pranueshme që edhe shumë orthodoksë votojnë për partitë e tjera, sikurse edhe shumë shqiptarë, që nuk kanë asnjë lidhje fetare me orthodhoksinë dhe me partitë e minoritetit, gjatë fushatës elektorale, kanë qënë zëdhënës e kandidatë të PBDNJ-it dhe OMONIA-s edhe në qarqe të  tjera të Shqipërisë. Por shifra e ulët e 2 % mund të provojë se gjithsesi shifrat që zotërinjtë e minoritetit pretendojnë se orthodoksët në Shqipëri janë 24 %, nuk mund të jetë kurrë e vërtetë.

Janullatos: Berisha përpiqet të ulë numrin e të krishterëve ortodoksë në Shqipëri

AK-Nishanit: “T’i hiqet Urdhri ‘Skënderbeu’ kryepeshkopit Janullatos”

AK-ja kërkon nga Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, dekorimin e themeluesve të Kishës Autoqefale Shqiptare dhe heqjen e Urdhrit “Skënderbeu” për kryepeshkopin Janullatos, me pretendimin se ka kryer veprimtari antikushtetuese.  “Në këtë 100- vjetor, do të ishte shumë e udhës të ishin dekoruar figura të shquara patriotike, të cilat dhanë kontribut të jashtëzakonshëm për lirinë dhe pavarësinë e Shqipërisë, duke ndalur përkohësisht vlerësimet e njerëzve nga fusha të tjera si ato të shkencës, sportit, artit e kulturës. Konstatojmë me keqardhje se janë mënjanuar dhe sigurisht harruar, jo pa qëllim, klerike të lartë të besimit ortodoks, veprimtarë të palodhur të Kishës Autoqefale Shqiptare. Nuk u kujtua njeri në këtë 100 vjetor për Fan Nolin, Visarion Xhuvanin, Papakristo Negovanin, Kristofor  Kisin e sa, e sa të tjerë, që ishin, jo vetëm klerikë të shquar të besimit ortodoks në Shqipëri, por patriotë e luftëtarë të çështjes kombëtare shqiptare”,- deklaroi përfaqësuesi i AK-së, Dashamir Uruçi‏. Sipas AK-së, kryepeshkopi Janullatos nuk meriton të mbajë “Urdhrin e lartë Gjergj Kastrioti Skënderbeu” që i është dhënë tre vite më parë, pasi ka mbështetur politikën e shtetit grek si dhe pretendimeve të tij territoriale ndaj Shqipërisë. “Për dy dekada me radhë, lideri uzurpator i Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë punoi për interesat e Greqisë, duke vazhduar me besnikëri rrugën e Kozma Etolianit, i cili më shumë se 100 vjet më parë i kushtoi jetën e vet helenizimit të Epirit, hapjes së shkollave dhe kishave greke në territore të mbushura historikisht me shqiptarë. Si për ironi të fatit, ardhja e këtij njeriu në krye të Kishës sonë, u bë në kundërshtim të hapur me interesat e Shqipërisë e të besimtarëve ortodokse shqiptare. U veprua haptas në kundërshtim me statuset e hartuara në Kongresin e Beratit të vitit 1922 si dhe në Kongresin e Korçës të vitit 1929. Si për çudi, u harrua vendimi i Patriarkanës së Stambollit, i marrë në vitin 1936, ku shprehimisht thuhet se: “Çdo komb ka të drejtë të ketë kishën e tij të pavarur dhe Kryepeshkopin e racës së vet”. Ka ardhur koha që t’i themi Anastas Janullatosit:  “Largohu nga Shqipëria me paqe”,- deklaroi Uruçi. Sekretariati i AK-së dorëzoi zyrtarisht rreth mesditës kërkesën për këtë çështje pranë zyrës së Presidentit Nishani.

 26 korrik 2005, Kryetari i Bashkisë të Tiranës Edi Rama nderon Janullaton me “Qytetar Nderi”

Ishte kryetari i Bashkisë të Tiranës, Edi Rama, që në 26 korrik 2005 nderon me titullin “Qytetar Nderi” Anastasios Janullatos.

4 prill 2010: Presidenti Topi i dorëzon Janullatos Urdhrin “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”
Presidenti Topi u dorëzoi në shenjë vlerësimi Urdhrin “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”, përkatësisht Kryetarit të Bashkësisë Myslimane të Shqipërisë, Haxhi Selim Muçës, Kryepeshkopit të Tiranës, Durrësit dhe të gjithë Shqipërisë, Fortlumturisë së tij, Anastas Janullatos, Arqipeshkvit Metropolit të Tiranës e Durrësit dhe Kryetar i Konferencës Ipeshkvnore, Imzot Rrok Mirditës, dhe Kryegjyshit Botëror të Bektashinjve, Haxhi Dede Reshat Bardhit, me motivacionin: “Për kontributin dhe veprimtarinë e vyer në ringjalljen e besimit shpirtëror dhe shpresës për një të ardhme më të mirë, për ringritjen e institucioneve të kultit si dhe për forcimin e pasurimin e mëtejshëm të harmonisë, tolerancës dhe bashkëjetesës ndërfetare të popullit shqiptar”..

Berisha: “Refuzova 3 klerikë grekë, bëra kompromis për Janullatosin”

 Emërimi i një prifti grek në krye të Kishës Autoqefale Shqiptare krijoi një kundërshti të madhe në atë kohë nga shumë shoqata dhe organizma, madje edhe shumë deputetë të parlamentit u bashkuan kundra vendimit të Patriarkanës së Stambollit, që vuri në krye të kishës Anastas Janullatosin. Në seancën parlamentare më 4 gusht 1992, vetëm 2 ditë pas zgjedhjes së Janullatosit në krye të Kishës Ortodokse, kryetari i kryesisë së Kuvendit Popullor, Pjetër Arbnori, ia dha fjalën deputetit të PD-së, z.Perikli Teta, i cili në emër të 28 deputeteve të PD-së dhe të PSD-së lexoi protestën e besimtarëve ortodoksë ndaj shpalljes Kryepeshkop të Shqipërisë të priftit grek, Anastas Janullatos. Më 30 qershor 1993 reagoi Presidenti Berisha, i cili para gazetarëve deklaroi për mospranimin e klerikëve grekë të emëruar në Shqipëri, ku sipas tij “e vërteta qëndron se ky është pretendim absurd. Unë mund të them me përgjegjësi që, as në Kartën e Helsinkit e në asnjë dokument tjetër ndërkombëtar nuk është shkruar se Kisha Ortodokse Autoqefale duhej të drejtohej nga priftërinj grekë, apo të emëruar nga Athina. Përkundrazi, ka një status të kishës autoqefale, i cili është i viteve ’20-’30 dhe përcakton që kleri i kësaj kishe duhet të jetë me origjinë e shtetësi shqiptare. Por mendoj se ky status ka nevojë për përshtatje në bazë të parimeve të Helsinkit, d.m.th, kleri i Kishës Autoqefale Shqiptare duhet të jetë me origjinë e shtetësi shqiptare, ose minoritar shtetas shqiptar, i lindur në Shqipëri. Pikërisht për këtë arsye, kur Hirësia e tij, Patriarku i Stambollit emëroi pa kurrfarë paralajmërimi 4 priftërinj grekë si peshkopë dhe kryepeshkop të Shqipërisë, unë duke pasur parasysh statusin e kishës, por tani të përshtatur me Kartën e Helsinkit, refuzova kategorikisht 3 prej tyre dhe bëra një kompromis për kryepeshkopin, Hirësinë e tij, Janullatos. Ky kompromis ishte: Kryepeshkopi mund të qëndronte si i tillë provizorisht në krye të Kishës Ortodokse Shqiptare.