Jamarbër Malltezi: Duhet vullnet për të parë përpara për të mirën e PD

587
Anëtari i Kryesisë dhe drejtues i Departamentit të Mjedisit në PD, Jamarbër Malltezi e cilësoi mbledhjen e djeshme të Kryesisë me sens realist dhe një reflektim edhe nga kritikët. “Mund të them se mbledhja e djeshme pati një sens realist dhe pati një reflektim edhe dëshirë për të punuar qoftë edhe nga zoti Imami që ishte kritik, edhe ai e ndjen veten në PD. Është themelues i saj. Të gjithë janë pjesë e PD. Njeri të kulluar nuk ka, por do të duhet që ne të gjithë të japim një dorë në të mirë të PD. Shpresoj që ne do të kemi një frymë pozitive për të parë përpara dhe jo për tu mbajtur peng”, tha Malltezi. Në lidhje me replikat mes Lulzim Bashës dhe Astrit Patozit dhe mundësisë për krijimin e një partie të re nga ky i fundit, Malltezi tha se të dy janë personalitete në PD, të dy janë qysh në orët e para të krijimit të saj, pavarësisht roleve dhe funksioneve që mund të kenë pasur. “Normalisht duhet të jenë të rezervuar dhe të shprehin mendimet e tyre në forumet e PD. Mund të jetë e vërtetë ajo që ka pasur disa rrjedhje jo normale dhe mungesa e mbledhjeve të forumeve është gjithashtu një problematike e madhe e PD. Gjithsesi ne duhet të falin nga vetja për të parë përpara, por duhet vullnet për të parë përpara për të mirën e PD. Shqiptarët janë duke ikur dhe PD është në një garë, pra a mund t’i afrojë PD shpresën shqiptarëve që ato të kthejnë sytë nga kjo parti, apo do i kenë sytë nga Rinasi për të ikur. Duhet të japim më të mirën tonë, shpresojmë të krijohet një frymë për të ecur përpara. Pala kundërshtare ka të bëjë me krimin, drogën, trafikun që janë gjëra të tmerrshme po t’i mendosh. Ne duhet të ruajmë etikën dhe dinjitetin të cilitdo anëtari partie”, tha ndër të tjera Malltezi.
Sigal