Ja si pritet të jetë fleta e votimit më 25 Prill, KQZ miraton përmasat

168
Sigal

Komisioni Rregullator miratoi specifikimet teknike që duhet të ketë fleta e votimit për zgjedhjet parlamentare të 25 Prillit.

Sipas vendimit madhësia e fletës se votimit do jetë me përmasat e 297 milimetra e gjerë dhe 420 milimetra e gjatë, e njëjte me një fletë A3.

Por, Komisioni  Rregullator la të hapur mundësinë e ndryshimit të fletës së votimit në varësi të listave shumë-emërore të kandidatëve për çdo zonë zgjedhore që duhet të depozitojnë partitë garuese në zgjedhje brenda datës 8 Mars.

Fletën e votimit që do të përdoret në zgjedhjet e ardhshme do të ketë elementë në printim që shikohen me rreze ultravioletë.