Ja si Luli zhduku të dhënat që komprometonin Veliajn në raportin e ministrave për zgjedhjet!

577
Avokati i njohur Altin Goxhaj, i njohur njëkohësisht si mbrojtës i çështjeve ligjore të protestuesve të së djathtës, por edhe si kandidat për Avokat i Popullit në Shtator 2016 ,ka reaguar menjëherë pas raportit të 6 ministrave teknikë të PD-së . Ai ka hedhur akuza të forta për liderin demokrat Basha dhe i bën publike disa fakte, të cilat duhej të ishin pjesë e këtij raporti. Ja materiali i plotë i postuar nga Av. Goxhaj.

Nga Avokati Altin Goxhaj

O Lul, nuk të them dot si s’ke turp, se e di që s’di ç’është! Megjithëse ti e di që Raporti yt është kot dhe s’ka asnjë vlerë, po prapë hesht ti mor legen për Veliajn sipas Paktit që ke me Soros dhe që veç prej teje u bo Kryetar Bashkie ?!?!
Po si mo l… në 142 Faqe Raport asnjë fjalë për Veliajn dhe përdorimin e Bashkisë në Fushatë më shumë se kushdo tjetër me fakte filmike të denoncuara publikisht edhe nga unë dhe shumë të tjerë?
1. Asnjë fjalë për përdorimin e Administratorëve të Banesave të Përbashkëta në fushatë në kundërshtim me ligjin (e kam denoncuar dhe dokumentuar me video)?
2. Asnjë fjalë për 15 ditë koncerte elektorale me paratë e Bashkisë në Sheshin ‘Skënderbej’ me prova filmike pa fund?
3. Asnjë fjalë për përdorimin e parave të Bashkisë, administratës, administratorëve të pallateve, për 3 mitingje zyrtare në Sheshin Skënderbej dhe ishStacionin e Trenit me prova filmike pa fund?
4. Asnjë fjalë për aktivitetin e rëndomtë elektoral në inaugurimin kompleksit sportiv me prova filmike pa fund?
5. Asnjë fjalë për inaugurimin fake (të rremë) të Sheshit ‘Skënderbej’ vetë, për përdorim elektoral pasi Sheshi s’ka përfunduar sipas të gjitha të dhënave të dokumentuara dhe me prova filmike?
6. Asnjë fjalë për inagurimin fake (të rremë) të zgjatimit të Bulevardit te ish-Stacioni i Trenit dhe Parkingut përkatës, për përdorim elektoral, pasi as Bulevardi dhe as Parkingu as nuk kanë përfunduar dhe as janë funksionalë sipas të gjitha të dhënave të dokumentuara dhe me prova filmike?
7. Asnjë fjalë për përdorimin e mediave nga Veliaj nëpërmjet Bashkisë Tiranë në fushatë më shumë se çdo Bashki tjetër?
8. Etj. etj…
Asnjë fjalë për be kur dihet nga të gjithë që askush sa Veliaj nuk e ka shkelur ligjin elektoral dhe ka ndërhyrë në zgjedhje sa ky! Më fal… e vetmja herë që është përdor Veliaj është një copë letër që ka printuar dhe na ka hedh poshtë derës!!!
Sigal