Ja si janë vjedhur 6 miliardë lekë nga koncesionet

564
Sigal

GRABITJA/  Kontrolli i KLSH-së ka vërtetuar se, vetëm për 16 muajt e fundit, janë grabitur dhe shpërdoruar shuma marramendëse me koncesionet e bakrit, kromit dhe hidroenergjitikës. AKN-ja e Besjan Peshës dhe ATRAKO kanë bërë vlerësime fiktive. Faktet konkrete 

Kontrolli i Lartë në ditët e para të muajit maj 2012 përfundoi dhe miratoi materialet e auditimit të ushtruar në Ministrinë e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, lidhur me zbatimin e procedurave për dhënien e pronës publike me koncesion në fushën e bakrit, kromit dhe hidroenergjetikës për periudhën 01.01.2010 deri më 30.09.2011.

Gjatë kontrollit të ushtruar nga kontrolli i shtetit në AKBN (Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore) dhe ATRAKO (Agjencia e Trajtimit të Koncesioneve), u konstatuan shkelje dhe mungesë e theksuar bashkëpunimi i tyre me METE dhe mosfunksionim i tyre sipas kërkesave të akteve ligjore dhe nënligjore në fuqi që rregullojnë këto marrëdhënie. Kjo gjë tregon se drejtuesit e këtyre institucioneve kanë shpërfillur rolin e Ministrisë dhe vetë Ministrit të Ekonomisë. Me sa duket emërimet partiake të të besuarve të LSI-së nuk janë gjë tjetër vetëm se organe paralele me Ministrin.

Në auditimin e procedurave konkurruese të zbatuara nga punonjësit respektivë përgjegjës në METE, audituesit e KLSH kanë konstatuar një sërë mangësish procedurale, duke filluar nga moskryerja e procedurës së negocimit të kontratave sipas ligjit, mosnënshkrimi i dokumenteve nga anëtarët e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave (KVO) dhe deri në veprime fiktive dhe formale nga Njësia e Hartimit të Dokumenteve. Madje, në procedurat e negocimit, nuk është dokumentuar puna e grupit të negocimit me proces verbal apo dokumente të tjera të miratuara, çka ka sjellë si pasojë mospasqyrimin e saktë të punës së KVO dhe të çdo anëtari të tij, por dhe si janë mbrojtur interesat e shtetit dhe respektuar parimet e partneritetit me koncesionarët. Këto shkelje të konstatuara nga organi më i lartë i kontrollit të shtetit nuk janë gjë tjetër veçse abuzim skandaloz me pasurinë e shqiptarwve, të cilën po e vjedhin disa batakçinj të emëruar nga LSI-ja. Të japësh me koncesion pasurinë e shqiptarwve, djersën dhe gjakun e tyre në vite në mënyrë mafioze dhe pa venë dijeni anëtarët e komisionit, kjo përbënë padyshim, skandalin më të madh se si grabitet pasuria e njw vendi. Organet e Prokurorisë duhet të veprojnë menjëherë dhe se Kryeministri Berisha nuk duhet të tolerojë këta banditë të veshur me pushtet  që po rrjepin shqiptarët, pasojat e së cilës do të thellohen edhe më shumë në të ardhmen nga veprimet e tyre abuzive. Nuk ka dyshim që i pari që duhet të japë llogari për të gjitha këto shkelje Besian Pesha  Drejtor i AKBN-së (Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore) dhe drejtuesit e ATRAKO (Agjencia e Trajtimit të Koncesioneve).  Në disa procedura të përzgjedhjes së operatorëve ekonomik për dhënien e koncesioneve janë konstatuar vendosje të paargumentuara dhe të tejzgjatura të afateve në kërkesat e vendosura nga Autoriteti Kontraktor (AK) për përfundimin e ndërtimit të objekteve, kjo e konstatuar shpesh në vepra me kapacitet e investim relativisht të vogël. Kjo ka bërë që për HEC-e me fuqi të vogël të instaluar e prodhues të vegjël, ndërtimi dhe vënia në shfrytëzim e tyre,  të planifikohet për një periudhë kohore shumëvjeçare.

Në zbatimin e kontratave koncesionare të nënshkruara dhe hyrë në fuqi, janë konstatuar dhe evidentuar shkelje dhe mangësi në respektimin e kushteve të  kontratës dhe në plotësimin e tyre, mungesë dokumentacioni tekniko- ekonomik të hartuar nga koncesionarët për investimet e kryera dhe mosplotësim të dokumentacionit ligjor që kërkon kontrata koncesionare. Gjithashtu, janë konstatuar raste të fillimit të punimeve pa leje ndërtimi, paraqitje dokumentesh të pa nënshkruar nga  mbikëqyrësi i punimeve, kërkesë ligjore kjo e detyrueshme për përgjegjësinë e raportimeve që bëhen në OSHA (Organi Shtetëror i Autorizuar, e cili pas vitit 2006 quhet AK që është METE). Cilësojmë se, nga audituesit e KLSH  është kryer auditimi për grup koncesionesh ku përfshihen 86 HEC-e, që përkojnë dhe me monitorimet periodike të  kryer nga AKBN, në tremujorin e dytë e tretë të vitit 2011. Në këto auditime është  konstatuar se: nga koncesionarët mungon vlerësimi i detyrimit ligjor për  të  bashkëpunuar me Autoritetin Kontraktor (AK) dhe AKBN (organ i specializuar) dhe me subjektet e tjera të autorizuara nga AK për monitorimin e ecurisë  së  koncesioneve.

Në shumë raste, koncesionarët  kanë filluar punimet, pa plotësuar dokumentacionin teknik dhe ekonomiko-financiar, gjë që ka sjellë dhe mungesën e një vlerësimi objektiv e të saktë të realizimit të kushteve të kontratës, veçanërisht të investimeve dhe ecurinë financiare të koncesionarit në raport me aktivitetin ekonomik dhe tatimor të kryer për periudhën  përkatëse.  Madje, AKBN në mjaft raste ka bërë  vlerësim subjektiv të vlerës së investimeve të pa mbështetur në dokumente, si situacione, fatura tatimore, faturat e zhdoganimeve, nënkontrata etj., duke sjellë si pasojë vështirësi serioze në vendosjen e penaliteteve për mosplotësim grafiku të investimeve, apo në përballjen me organet e drejtësisë. Gjithashtu, shumica e koncesionarëve, kanë filluar punimet e ndërtimit pa marrë leje ndërtimi, gjë që përveç moszbatimit të kërkesave të ligjit ka sjellë si pasojë dhe mosvendosjen e penaliteteve mbështetur në vlerën e këtyre punimeve, ndërkohë që, mbi këto punime të kryera në kundërshtim me ligjin nuk mund të vendosen e llogariten penalitete, pasi janë të pambështetura në një objekt vlerësimi të ligjshëm.

___________________________________________________________

KLSH: ABUZUESIT PARA DREJTËSISË

Parregullsitë dhe shkeljet e sipërcituara, si dhe mosllogaritja e penaliteteve si pasojë e moszbatimit të kushteve të kontratave në 73 koncesione, kanë shkaktuar mungesë në të ardhurat nga këto koncesione, me pasojë dëm ekonomik në vlerën 595,146,011 lekë. Për të gjitha këto kërkohet dhe duhet të japë llogari në lidhje më të gjitha shkeljet dhe abuzimet e shkeljet e gjetura I besuari dhe I emëruari i  Metës , Drejtor i Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore (AKBN-ës) Besian Pesha. Këto shkelje të konstatuar nga organi më i specializuar i kontrollit në vend  grabitjen dhe babëzinë që është bërë dhe po bëhet me pasurinë e shqiptarwve të varfër që s’kanë bukë të hanë dhe që ushqehen me lista në dyqane. Ndaj bashkëpunimi në këtë grabitje të pasurisë së shqiptarwve apo shpërdorimi i detyrës le të pranojnë kë të duan këta drejtues përveçse ndëshkimit ligjor, kërkon urgjentisht kthimin e të ardhurave në Arkën e Shtetit dhe prishjen urgjentisht të kontratave  me kompanitë që janë dhe vazhdojnë të favorizohen nga Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore (AKBN-ës) dhe Besian Pesha

(vijon në numrin e ardhshëm)