Ja si do llogariten votat më 23 Qershor

677
Sigal

Sistemi zgjedhor me të cilin u kryen zgjedhjet e 2009-s do të funksionojë edhe për zgjedhjet e 2013-s. Ky kod ka përcaktuar mandatet për 12 qarqet, të cilët së bashku përbëjnë 140 mandatet për deputetë në Kuvendin e ardhshëm. Por ajo që është e rëndësishme menjëherë pas përfundimit të zgjedhjeve  për qytetarët dhe votuesit shqiptarë është mënyra se si do ndahen votat që kanë grumbulluar koalicionet dhe të pavarurit. Por po kaq e rëndësishme është edhe ndarja e deputetëve brenda koalicioneve si dhe partitë e tjera jashtë këtyre dy grupimeve si dhe deputetët e pavarur.

Kodi Zgjedhor ka bërë ndarjen e mandateve në bazë të ndarjes territoriale  në 12 qarqe.

Tirana ka 32 deputetë

Fieri  ka 16 deputetë

Elbasani ka 14 deputetë

Durrësi ka 13 deputetë

Vlora ka 12 deputetë

Korça ka 12 deputetë

Shkodra ka 11 deputetë

Berati ka 8 deputetë

Lezha ka 7 deputetë

Dibra ka 6 deputetë

Gjirokastra ka 5 deputetë

Kukësi ka 4 deputetë

Por le t’i marrim dhe t’i analizojmë me radhë të 12 qarqet, votat që kanë marrë në zgjedhjet e fundit dhe ndryshimet që kanë pësuar koalicionet e reja si dhe largimet dhe ofrimet e elementëve me peshë dhe reputacion. Sigurisht që, këtu ka edhe kandidatë për deputetë të sigurt në listë, por që janë objekt i hetimit të institucioneve ndërkombëtare për trafiqe të ndryshme dhe që duke u vënë në darën e shtrëngesës para ligjit mund të tjetërsojnë votën nga momenti i përfitimit të saj.

Po e fillojmë llogaritjen nga Fieri dhe se me të njëjtën mënyrë do llogariten edhe qarqet e tjera

Fieri ka 16 mandate

Në zgjedhjet e fundit  mandatet janë ndarë: PS 9 mandate, LSI 1 mandat dhe PD 6 mandate. E djathta  me bashkimin e së majtës merr sipas përllogaritjeve 7 mandate dhe ka një diferencë prej 1000 votash ta ruajtur duke marrë për bazë zgjedhjet e fundit gjatë të cilave PD-ja mori 70. 762 vota + 2752 të aleatëve bëhen  73.514 vota. ( + votat e të ardhurve )

E majta ka marrë PS 91.723 vota  +11.446 vota  të LSI = 103169 vota (-votat e të larguarve).  Në këtë qark ndikon shumë dalja e një kandidati të pavarur Dritan Prifti, i cili ka një numër të konsiderueshëm votash dhe që i jep mundësi të djathtës të ruajë raportin e 7 mandateve. Po kështu ndikon edhe dalja e ish-prefektit të Fierit në një formacion të djathtë si dhe konsolidimi i PDIU-së, ku përveç Idrizit që është në listat e Fierit, për çamët kandidon edhe një figurë që thith votat e këtij komuniteti.

Por si do ndahen deputetët  midis Koalicioneve, partive dhe të pavarurve, sipas numrit pak a shumë të mësipërm, që janë rezultat i 2009-s. Këto vota do llogariten duke i pjesëtuar me 1, me 2, me 3, e me radhë deri sa të mbarojnë mandatet. Por vjen një moment që duhen llogaritur edhe votat e partive të tjera dhe të pavarurve.

Konkretisht:  PS-ja ka ~ 103.000 vota       (Mandate janë 16 )            PD –ja ka  ~ 75.000 vota

  : 1 =  103.000 vota ( PS merr mandatin  e 1)                  : 1= 75.000 vota ( PD merr  mandate e 2)

103 000: 2 = 51 500 vota ( PS merr të 3 )                          75.000: 2 = 37.500 vota ( PD merr të 4)

103 000:3 = 34,300 vota ( PS merr 5)                                75.000  :3 = 25 000 vota ( PD merr të 7 )

103 000:4 = 25750 vota ( PS merr të 6)                            75.000   :4 = 18.750 vota ( PD merr të 9 )

103 000_5= 20.600 vota ( PS merr të 8)                           75.000   :5 = 15.000 vota (PD merr të 11)

Çfarë ndodhë tani? Nëse partitë e tjera dhe të pavarurit kanë: 15 001 vota, 18 751, apo 20 601, pra 1 votë më shumë se PS apo PD-ja, mandatin e radhës e merr partia tjetër jashtë këtyre dy koalicioneve (p.sh. FRD apo AK), ose i pavaruri (Dritan Prifti ). Nëse këta nuk kanë kaq vota, vazhdohet të pjesëtohet përsëri si më poshtë:

103 000: 6 =  17 100 vota ( PS merr të 10)                 75 000:6 = 12.500 vota ( PD merr të 14 )

103 000: 7 =  14 700 vota ( PS merr të 12 )                75 000: 7= 10 700 vota   ( PD merr të 16 )

Pra sikurse shihet sa më poshtë, që më e vogël është diferenca  e votave dhe se deri tani të dyja partitë kanë marrë 12  mandate dhe janë pa konsumuar edhe 4 mandate. Nëse partitë dhe të pavarurit nuk kanë kaq vota sa ka i fundit (PD-ja 14.700 ) vazhdon përsëri pjesëtimi. Deri këtu PD-ja ka mbetur me 12.500 vota dhe do marri mandate atëherë, kur ky numër të jetë më i madh se shuma që del nga pjesëtimi i votave të PS-së.

103 000: 8 =  12.875 vota ( PS merr të 13 )

 103 000: 9 =  11 444 vota .  (PS  nuk e merr dot deputetin e 14 pasi 11.444 është më e vogël 12 50 vota ku ka ngelur më sipër PD-ja. Pra që ta përmbysë këtë rezultat PS-ja, pa llogaritur faktorët e tjerë i duhen rreth 1100 vota. Nëse partitë e tjera dhe i pavaruri ka 12501 vota ai e merr deputetin 14-të). Por do vazhdojmë meqenëse Fieri ka 16 mandate.

103 000: 9 =  11 444 vota ( PS-ja merr të 15 )

103 000: 10 =  10 300 vota. Po të kishte mandate të 17 e merrte PS-ja, por qarku ka 16 dhe këtu mbaron përllogaritja. Partive të tjera, ose të pavarurit  i duhen mbi 10 700 vota +1, për të marrë 1 mandat. Përfundimisht të gjitha gjasat me këtë sistem janë që Fieri të ndahet 9 me 7 për PS-në. Duhet thënë se, me këtë sistem PD-ja humbet 300 vota, ndërsa PS-ja është më e goditur pasi i dalin të pashfrytëzuara 10 300 vota. Në mandatin e fundit gjërat janë shumë më delikate dhe lëvizin me shumë pak vota gjë që edhe mund ta zhvendos 1 mandat.

Tirana ka 32 mandate

Në zgjedhjet e fundit në votime morën pjesë 379.788 votues. E djathta (PD + Poli i Lirisë ) morën  184 792 vota pa llogaritur faktorin e marrjes së Bashkisë Tiranë dhe punësimet, si dhe bashkimin e partisë së Çamëve të Idrizit. Ndërsa e majta ka marrë (PS+ LSI) 192.515 votues. Sigurisht që, këtu do ndikojnë dalja e AK-së, FRD-ja si dhe pakënaqësitë e grupimeve dhe të përjashtuarve nga listat, sidomos, ato të grupimit “Nano”, por edhe të partive të vogla, të cilat nuk u futën në listat e PS-së sikurse veproi Berisha. Të gjitha gjasat janë që PD dhe PS të marrin nga 16 mandate dhe ky rezultat të mbetet i pandryshuar. Është shumë e vështirë që partitë e reja të krijuara të marrin mandate jashtë grupimeve, pasi u duhen rreth 17 000 vota për të marrë një mandat.