Ja sa do ti kenë pagat gjyqtarët e prokurorët

584
Procesi i vetingut pritet të nisë së shpejti dhe “të mbijetuarit” nga radhët e sistemit të drejtësisë do të jenë të mirëpaguar. Kjo me qëllim që të shmanget korrpusioni. Në krye të piramidës, do të jetë kreu i Gjykatës Kushtetuese, i cili do të paguhet 450 mijë lekë të reja në muaj (mbi 3 mijë euro). Ndërsa anëtaret e gjykatës Kushtetuese do të paguhen 370 mijë lekë të reja në muaj.
Ndërkohë paga mesatare për magjistratet eshte propozuar qe te jete rreth 330 mije leke te reja ccdo muaj, ose pothuajse 3 here me shume nga sa paguhet mesatarisht tani.
Anëtarët e Gjykatës së Lartë do të paguhen mbi 3 mijë lekë të reja në muaj.
Pas tyre, gjyqtaret e shkallës së parë dhe të Apelit me 2 900 mije lekë në muaj. Gjyqtarët e krimeve do të kenë pagë më të lartë se apo që do të merren me ccështje civile.
Nderkohe, Kryeprokurori do të paguhet njësoj sa kreu i Gjykatës së Lartë, 345 mijë lekë të reja në muaj. Te njejten page do te perfitoje dhe kreu i Prokurorisë së Krimeve të Rënda. Me pak do te perfitojne perfaqesuesit e organit te akuzes ne prokurorite e Apelit dhe ato te rretheve.
Ndërsa në moshën e pensionit, gjyqtarët e prokurorët do të dalin me vlerën e rreth 60 përqind të pagës ndër vite.
Por a do tia dalë shteti shqiptar. Kërkesa për pagat e gjyqtarëve që i është dërguar Ministrisë së Financave kërkon një fond prej 1.8 miliardë lekë. Një shifër e lartë krahusuar me 4.5 miliarde lekë që jepen aktualisht për pagat e punonjësve të sistemit të drejtësisë.
Sigal