Ja pse qytetarët shqiptar ditën e dielë do të votojnë kundër sektit të Rilindjes

514
Sigal

/Gazeta TELEGRAF

nga Engjëll Musai, Drejtor i gazetës “Telegraf”

Shqiptarëve u kërkon votën, punësimin ua premton afrikanëve

Pak kohë më parë Kryeministri Rama konfirmoi planin për punëtorë nga Afrika. Po i sjellim, deklaroi ai, se shqiptarët janë dembelë dhe rrinë në kafene. Madje në një takim me një biznesmen deklaroi se merrni punëtorë nga Bangladeshi dhe mbajini deri sa të mësojnë shqip dhe pastaj largojini se bëhen të rrezikshëm. Më shumë se sa një deklaratë kjo ishte një mendim i kultivuar thellë në ndërgjegjen e tij bashkë me planin për ta realizuar. E si mund të realizohet një plan i tillë. Sigurisht duke larguar shqiptarët dhe marrë sirianë , afrikanë, bangladeshas, aziatikë dhe llojë -llojë zhapiku që ka dëshirë ta përdori Shqipërinë si vend transit për të kaluar më vonë në Europë. Madje këtyre afrikanëve ju premtua pagë 400 USD , ushqim falas dhe fjetja falas. Në këto kusht lind pyetja: Po përse nuk ua krijon këtë mundësi zoti Kryerilindas edhe shqiptarve por që nga koha jote mbi 400 mijë qytetarë janë larguar nëpër Europë për mbijetesë? Madje këto ditë po shikojmë që edhe emigrantëve shqiptarë po u bllokohet hyrja në Shqipëri, dhe çuditërisht vetëm emigrantëve në Greqi. E pafalshme dhe e turpshme po të kemi parasysh që të njëjtën skemë qeveria Rama përdori edhe me emigrantët që kishin ardhur gjatë verës për të takuar familjet e tyre por që çuditërisht mbetën me ditë e netë në pikat kufitare, në diellin përvëlues, ku një fëmijë humbi jetën pas aksidentit që i shkaktoj autoambulanca që kishte ardhur për të çuar persona në pikën kufitare.

Por le ti kthehemi situatës në të cilën Rama me paturpësinë më të madhe deklaroi se punëtorët shqiptarë janë dembela dhe duhen zëvendësuar me afrikanë. Edhe në Greqi ku ka pasur njëllojë shrytëzimi të puntorëve shqiptar, pronarët grekë I vlersojnë punëtorët shqiptar dhe kurrë nuk e kanë deklaruar se ata janë dembela. Nga e gjetët ju zoti Rama këtë epitet për punëtorët shqiptar ? Votat ua do shqiptarëve por punë dhe vende pune nuk hap dhe i detyron të marrin rrugët e botës. Ndaj ditën e dielë, shqiptarët në 25 prill, duhet të votojnë kundër Ramës, pikërisht për shpopullimin dhe diskriminimin që u ka bërë dhe po u bën shqiptarëve. Por edhe pse Rama këtë projekt e ka pasur edhe ëndërr prej kohësh, madje edhe duke krijuar struktura të tjera por ta harrojë njëherë e mirë se shqiptarët nuk u asimiluan për 500 vjet nga otomanët dhe jo më nga një “shallvargjërë” që po kërkon të vërë në zbatim planet e armiqeve të Kombit Shqiptar. Madje këtë shërbesë, të largimit të shqiptarve do ta kishte zili edhe Çubrillovici i Serbisë. Strategjia e tij është e qartë: Plani është të ndërtojë një shoqëri si në Romën antike. Fillimisht të dëbojë shqiptarët që ta kemi të lehtë të kontrollojë bashkë me klanin sorosian, numrat elektoral. Edhe mos pranimi I emigrantëve në Greqi është pjesë e kësaj strategjie. Sa më i vogël  numri i votuesve , aq më pak nevojitet për ti blerë, shantazhuar dhe rregulluar rezultatin zgjedhor. Shembulli i Gjukanoviçit në Malin e Zi që qëndroi 30 vjet në pushtet është edhe ëndrra e Ramës. Ai po kërkon që me një grup oligarkësh të krijojë aristokracinë dhe populli të trajtohet si qytetar i dorës së dytë (qytetarë në Romën e lashtë). Ata që ikin i zëvendëson me afrikanë, bangladeshas, aziatik etj., pra të na kthejë në sistemin e 2000 viteve më parë.

Ndaj shqiptarët duhet që ditën e dielë të votojnë dhe ndëshkojnë me votën e lirë Kryerilindasin Edi Rama, madje duke I kërkuar llogari edhe për :

Largimin e 400 mijë shqiptarëve dhe mos lejimin për të votuar të 1.5 milionë emigrantëve duke u mbyllur atyre derën e shtëpisë.

Për prishjen e teatrit Kombëtar sepse ishte si pulari sipas Ramës dhe krijimin e një tjetër pularie, gjoja spital në Fier ku do gllabërohen paratë e sigurimeve shëndetësore.

Për shkatërrimet e prodhimeve bujqësore dhe blektorale të fermerëve të Myzeqesë, Korçës, Tiranës, Shkodrës dhe mbarë shqipërisë.

Për milonat e Bankers Petrolium e cila që nga 2013 kur Rama erdhi në pushtet ka përfituar rreth 8 miliardë euro nga nëntoka shqiptare dhe nafta është më e shtrenjta në Europë.

Ti kërkohet llogari dhe të ndëshkohet me votë për Shukrit e Rilindjes dhe Tiret e administratës.

Për çfarë na duhet kryeministri kur ndodhin përmbytje dhe ai thotë nuk kemi çtë bëjmë, bie tërmet, nuk riparon asnjë gjë por mashtron dhe shpërndan lekë tek ndërtuesit oligark dhe militantët. Bie pandemia dhe  spitalet copë copë dhe pa aparatura dhe me vaksina të pa licensuara. Ndërsa për oligarkët dhe qeveritarët u vunë në dispozicion avionët çarter me vlera deri 35 mijë euro për tu trajtuar në spitalet e Turqisë,Italisë etj. Bie dëbora dhe rrugët bllokohen dhe bashkë me to edhe qytetarët me automjetet e tyre, edhe pse paguajnë taksa për qarkullimin.

Rama vodhi votat, ( dosjet 184 dhe 339) dhe pas tyre gjithë pasurinë kombëtare dhe kërkon të dalin pa lagur duke u mbrojtur nga mercenarët e ndonjë ambasade. Kurse qytetari merr 1 thes mjell për te ushqyer familjen, dënohet 2 vjet burg ?!

Ka Kuvendin monist, qeverinë moniste, pushtetin lokal ( Bashkitë) monist, ka kapur drejtësinë, gjykatat, Prokurorinë, SPAK, Policinë ,pra gjithë shtetin. Mbolli  vendin me hashash, është kthyer në qendër transit për heroinën dhe kokainën nga Lindja në Perëndim dhe këtë ambasadorët mbyllin sytë. Rastësi ? Jo. Janë pjesë e pazareve të pista me oligarkinë rilindase dhe atë antishqiptare sorosiane.

Ndaj qytetarët duhet të mos e votojnë Rilindjen e Ramës pasi ai e varfëroi vendin me :

  • Rritjen e çmimit të energjisë elektrike me 30%
  • Rritjen e çmimit të naftës me 24 lekë/litri
  • Rritjen e tatim fitimit me 50%
  • Rritjen e tatimit mbi qeranë 50%
  • Rritjen e tatimit në burim me 50%
  • Rritjen e tatimit mbi pagën ne 23%
  • Mbylljen e 50 mijë bizneseve
  • Futjen në TVSH të 33 mijë bizneseve të vogla
  • Sjelljen e zero investitorëve strategjikë për 8 vjet
  • Rritjen e borxhit publik me 7 miliardë Euro, kur në 22 vjet të marra së bashku Shqipëria kishte pasur vetëm 6 miliardë Euro borxh.
  • Rënien e konsumit të familjeve në rekorde historike.
  • Uljen drastike të kreditimit me 10% krahasuar me 2012, sepse askush nuk dëshiron të investojë
  • Rritjen e ekonomisë me 2.7% në kohë jo-krize, që faktikisht është rënie ekonomike për Shqipërinë
  • Kthimin e vendit në vendi i parë në botë për prodhimin e hashashit me rreth 2000 Ton të prodhuar
  • Kthimin e vendit të parë në Europë për pastrimin e parave
  • Konçesioni i check-up – 120 milionë USD
  • Sterilizimi – 160 milionë USD
  • Dializa – 70 milionë USD
  • Shërbimi laboratorik – 90 milionë USD
  • Inceneratori i Elbasanit – 52 milionë USD
  • Inceneratori i Fierit – 40 milionë USD
  • Inceneratori i Tiranës – 310 milionë USD
  • Rrugët e Devoll Hdrp – 68 milionë USD
  • Ndërtimi i shkollave në Tr – 80 milionë USD
  • Rruga Milot Balldren – 300 milionë USD
  • Rruga Orikum-Dukat – 75 milionë USD
  • Trau te rruga e Kombit – 470 milionë USD
  • Rruga e Arbërit – 400 milionë USD
  • Tenderin e Unazës së Re 20 milionë Euro/km
  • Zero rrugë të reja të ndërtuara
  • Shëndetësia më e shtrenjtë në botë që iu kushton qytetarëve rreth 1 miliardë USD në vit- buxhet shteti plus rryshfetet plus lekët për kurimin në spitalet private
  • Uljen e buxhetit në shëndetësi në nivele historike – 3.7% të PBB për 2020
  • Uljen e buxhetit në arsim në nivele historike – 2.4% të PBB për 2020
  • Rritjen më të ulët historike të pensioneve në 8 vjet – zero rritje reale vetëm indeksim inflacioni
  • Rritjen më të ulët historike të pagave në 8 vjet – indeksim vetëm në 5 vjet
  • Dëm ekonomik i konstatuar nga KLSH në përmasa historike – mbi 7.2 miliardë Euro për 8 vjet
  • 30.000 persona të proceduar penalisht për mospagim energjie elektrike.
  • Zero përgjegjës për korrupsionin galopant, shkatërrimin politik dhe ekonomik të vendit
  • Humbjen e 23 vendeve në Indeksin e Korrupsionit
  • Humbjen e 19 vendeve në Doing Business

Vendi me nivelin më të lartë të korrupsionit në Europë

  • Vendi me numrin më të lartë të azil kërkuesve nga vendet jo në luftë
  • Vendi me nivelin më të lartë të krimit në familje dhe dhunës ndaj grave

Dhe të gjitha këto çuan në largimin e 500.000 shqiptarëve.

  • Rënien e popullsisë në nivele historike
  • Rënien e forcës puntore në nivele historike
  • Niveli i lindjeve në 2019 ishte 28 mijë fëmijë, nga 82 mijë fëmijë që lindën në 1990.

Ndaj shqiptarët ti marrin gjithçka që oligarkia rilindase u ofron apo u ka ofruar  në këto ditë zgjedhjes dhe në ditën e djelë të  votojnë  kundra pasi  në 26 Prill ata që paguan para apo ushqime do të ikin nga sytë kaëmbët. Me këtë rast vendit do i kthehet dinjiteti dhe Shqipëria do të mbetet e shqiptarëve dhe jo e afrikanëve sipas projektit rilindas.