Ja fakti që hedh poshtë deklaratën politike të Petro Koçit: Klodian Zoto është 100% i PS-së

397
Sigal

/Gazeta TELEGRAF

Analisti Ylli Dylgjeri ka komentuar në lidhje me çështjen e Armando Subashit, i cili pas bërjes publike të fakteve e akuzave, anullon menjëherë tenderin 250 milionësh të Klodian Zotos së landfillit. Ai shkruan: Ja fakti që hedh poshtë deklaratën politike të Petro Koçit: Klodian Zoto nuk është me LSI-në, por 100% i PS-së!

Një ditë pas denoncimit, Armando Subashi anulon tenderin 250 milionësh me Klodian Zoton e landfillit

Anulimi është përpjekje për të zhdukur provat e korrupsionit, pas nisjes së hetimit nga SPAK; i cili duhet shtojë dhe këtë pazar, për të ndërtuar rrugën e landfillit me taksat publike, kur sipas kontratës koncesionare 28 milionë Euro, rrugën duhet ta ndërtojë firma me shpenzimet e veta

Tmerri nga hetimi i SPAK pas denoncimit që bëri Petro Koçi, ka detyruar kryebashkiakun e Fierit, fajdexhiun Armando Subashi, të anulojë tenderat korruptiv e fiktivë që ka sajuar dhe shpallur, me bazë vjedhjen e fondeve publike.Kështu ka vepruar Armando Subashi, brenda 24 orësh, pas denoncimit që “Pamfleti” i bëri tenderit 250 milionë lekë, me objekt “Rikonstruksion i rrugës Kallm-Incenerator i Fierit”; që është një shpenzim në favor të biznesit të trafikantit Klodian Mërtiri e “pupacit” Klodian Zoto.

Në datën 12 korrik 2021, “Pamfleti” publikoi dokumentin e tenderit, të cilin kryebashkiaku Subashi e kishte shpallur si “investim emergjent” që duhej bërë më 21 korrik, ndërsa rruga duhej përfunduar brenda 28 ditësh.

Por një ditë më pas, në datën 13 korrik, Subashi i Fierit publikoi njoftimin, se e kishte anuluar këtë tender, d.m.th., këtë pazar me dy mafiozët e landfillit Zoto-Mërtiri; duke fshehur skenarin e vjedhjes 250 milionë lekë, me justifikimin se “Bashkia nuk ka qenë e qartë, nëse ka apo jo kompetencë, të bëjë financimin e kësaj rruge”. Në fakt, tenderin e bllokoi nga frika e hetimit që ka nisur SPAK ndaj tij, lidhur me 168 tenderët me vlerë totale 34 milionë Euro, që ka dhënë pa garë, me preventivë 2-3 më të lartë se kostoja reale e projekteve dhe me dokumente false e kontrata 100% të fondit limit, shumicës të kriminelëve biznesmenë.

Në rastin e tenderit për rrugën e landfillit Fier, Subashi ka urdhëruar financim të paligjshëm, mbasi në kontratën 28 milionë Euro të landfillit Fier, është llogaritur dhe vlera e ndërtimit të kësaj rruge; mirëpo kryebashkiaku ka dashur t’i dhurojë 250 milionë lekë taksa publike trafikantit Klodian Mërtiri e personit në kërkim ndërkombëtar, Klodian Zoto.
Anulimi i tenderit, duhet futur në dosjen hetimore të SPAK, si një provë vjedhjesh e faktuar nga vetë kryebashkiaku Armando Subashi; për më tepër, anulimi është përpjekje e tij, për të zhdukur gjurmët e këtyre vjedhjeve.Pamfleti