Ja e vërteta e Qarkut të Fierit. PS-ja nuk mund të bëjë pazare në tryeza politike

626
Sigal

Mocioni është i kundraligjshëm për anëtarët e qarkut shkelet neni 7 dhe 13 i Kartës Europiane i Autonomisë Vendore

 Normaliteti, pas zgjedhjeve të 8 majit 2011

Pas përfundimit të zgjedhjeve vendore të datës 08.05.2011, u zhvillua procesi i konstituimit i të gjitha Këshillave Bashkiake dhe Komunale (42 njësi gjithsej) në juridiksionin e Qarkut Fier, dhe u zhvilluan mbledhjet e para konstituitive të këtyre organeve të qeverisjes vendore u zgjodhën me votim të fshehtë, anëtarët e këshillave komunale/bashkiake që do të përfaqësonin këto këshilla në Këshillin e Qarkut dhe u pajisën këta këshilltarë me mandatin e përfaqësimit.

Prefekti i Fierit miraton rezultatet e zgjedhjes së Qarkut të Fierit

 Të gjitha këto vendime për zgjedhjen e anëtarëve përfaqësues në Këshillin e Qarkut Fier, i janë dërguar Prefektit të Qarkut Fier, në zbatim të nenit 50 pika 4 të ligjit nr 8652. Prefekti i Qarkut Fier, në zbatim të detyrimit të përcaktuar nenin 50 të ligjit në 8652, i dërgoi këtë listë Kryetarit të Bashkisë Fier (qendër qarku) duke i kërkuar thirrjen e mbledhjes së parë konstitutive të Këshillit të Qarkut Fier. Sipas kësaj liste të dërguar nga Prefekti prej 96 anëtarësh, 56 mandate përfaqësimi në Këshillin e Qarkut i përkisnin Aleancës për të Ardhmen, ndërsa 40 mandate përfaqësimi i përkisnin Aleancës për Qytetarin.

19 Shtator 2011, PD-ja nuk pranon votat në qarkun e Fierit

Në datën 19.09.2011, nën drejtimin e Prefektit të Qarkut Fier, Bujar Hasaj, deputetit të PD Enkeled Alibeaj, me pjesëmarrjen e 16 këshilltarëve me mandate të ligjshëm (nga 35 të tillë) u zhvillua një  mbledhje e Këshillit Bashkiak Fier, në këtë mbledhje në kundërshtim flagrant me dispozitat e ligjit nr 8652 datë 31.07.2000, u shkarkuan 3 anëtarë përfaqësues në këshillin e qarkut, dhe me pas ata u zëvendësuan me tre anëtarë të tjerë. Këto ndryshime u konfirmuan si të ligjshme nga Prefekti i Qarkut Fier. Me këtë veprim fillon odiseja e Këshillit të Qarkut Fier.

Verifikimi 21 shtator 2011

Në datë 21.09.2011 u zhvillua mbledhja e parë konstituitive e Këshillit të Qarkut Fier nën drejtimin e Kryetarit të Bashkisë Fier Qendër Qarku Baftjar Zeqaj. Kjo mbledhje është zhvilluar në përputhje të plotë me përcaktimin e nenit 51 pika 4 të ligjit nr 8652. Në këtë mbledhje, me vendimin nr 1 datë 21.09.2011, u zgjodh komisioni i mandateve i cili pasi verifikoi të gjithë dokumentacionin e paraqitur, dhe mandatet e përfaqësimit të anëtarëve të qarkut, hartoi raportin përkatës. Ky raport iu paraqit për shqyrtim dhe miratim anëtarëve të Këshillit të Qarkut. Në raportin e tij, Komisioni i mandateve, në bazë të nenit 117 të Kodit të Procedurave Administrative, i konsideroi të paligjshme dhe absolutisht e pavlefshme ndryshimet e anëtarëve përfaqësues në Këshillin e Bashkisë Fier të datës 19.09.2011. Komisioni i Mandateve i propozoi anëtarëve të këshillit të qarkut vërtetimin si të ligjshëm dhe të vlefshëm të mandateve të tre anëtarëve përfaqësues të Këshillit të Bashkisë Fier, të zgjedhur në mbledhjen e parë të këtij këshilli, të zhvilluar në date 29.06.2011 dhe konkretisht z. Ylli Shehu, znj. Alma Bejtaj, z. Alket Merdanaj. Siç do të shpjegojmë dhe më poshtë, mandati i këtyre këshilltarëve është gjetur i ligjshëm dhe me Vendim Gjyqësor të Formës se Prerë të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier nr 412 datë 01.03.2011, dhe 612 datë 12.06.2012 të Gjykatës së Apelit Vlorë. Këshilli i Qarkut Fier, me Vendimin nr 2 datë 21.09.2011, miratoi Raportin e Komisionit të Mandateve dhe propozimet e tij, dhe vendosi vërtetimin e mandateve të 96 anëtarëve të Këshillit të Qarkut. Me këtë Vendim  në bazë të nenit 51 pika 6 të ligjit 8652, Këshilli i Qarkut u konstituua pasi u vërtetuan mandatet e 96 anëtarëve përfaqësues të tij. Më pas procedura ka vazhduar me zgjedhjen e kryetarit të Këshillit të Qarkut. Në votimin për zgjedhjen e Kryetarit të Këshillit të Qarkut, morën pjesë të 96 anëtarët përfaqësues. Ky votim u zhvillua me dy raunde. Në raundin e parë konkurruan 3 kandidatë, të cilët morën Vangjel Ndreka 36 vota, Artur Shehu 37 vota, Eduart Xhafa 23 vota. Në raundin e dytë konkurruan z. Vangjel Ndreka dhe z. Artur Shehu. Në përfundim të votimit përfaqësuesi i PS-së,  Vangjel Ndreka morri 54 vota, ndërsa përfaqësuesi i PD  Artur Shehu mori 42 vota.

Zgjedhja e Kryetarit të Qarkut me 96 anëtarë të mandatuar

Pas këtij procesi votimi, kryetar i Këshillit te Qarkut Fier u shpall z. Vangjel Ndreka i PS, dhe kjo vendimmarrje është konkretizuar me vendimin nr 3 datë 21.09.2011 të Këshillit të Qarkut Fier. Në datën 21.09.2011, Kryetari i zgjedhur z. Vangjel Ndreka mori në dorëzim me procesverbal, detyrën e kryetarit nga ish Kryetari i mëparshëm z. Luan Muçaj, dhe filloi ushtrimin e detyrës, duke drejtuar mbledhjen e Këshillit të Qarkut Fier për zgjedhjen e Zëvendëskryetarit të Këshillit të Qarkut dhe të Kryesisë së Këshillit të Qarkut të konkretizuara me vendimet nr 4 dhe nr 5 datë 21.09.2011. Z. Vangjel Ndreka e ka ushtruar rregullisht dhe pa asnjë pengesë, detyrën e Kryetarit të Këshillit të qarkut nga data 21.09.2011 deri në datë 29.09.2011

29 shtatori i 2011, fillimi i mosmarrëveshjes për Qarkun e Fierit

Në datën 29.09.2011, Prefekti i Qarkut Fier z. Bujar Hasa, iu drejtua Gjykatës me padi gjyqësore për pavlefshmërinë e zgjedhjes së Kryetarit, të nënkryetarit dhe të Kryesisë së Këshillit. Në datën 29.09.2011, Gjykata mori vendim (masë sigurimi) për pezullimin e zbatimit akteve administrative Vendimeve nr.3 (për kryetarin), nr.4 (për nënkryetarin), nr.5 (për kryesinë) datë 21.09.2011 të Këshillit të Qarkut Fier. Kundër këtij vendimi Vangjel Ndreka ju drejtua me ankim gjyqësor Gjykatës së Apelit Vlorë.

Gjykatat vendosin për rregullshmërinë e mandatit të Kryetarit të qarkut, Vangjel Ndreko

Gjykata e Apelit Vlorë, në datën 17.11.2011 shqyrtoi ankimin e paraqitur, dhe me vendimin nr 203 vendosi prishjen e vendimit të pezullimit të zbatimit të akteve administrative të gjykatës së rrethit gjyqësor Fier. Që nga ky moment Vangjel Ndreka është Kryetar i ligjshëm i qarkut Fier dhe nuk kishte më asnjë pengesë ligjore për ushtrimin e detyrës së tij në krye të Këshillit të Qarkut. Në datën 30.11.2011, në seancë gjyqësore të radhës në Gjykatën e Shkallës së Parë Fier, Prefekti, paraqiti kërkesë për tërheqjen nga gjykimi në themel i çështjes dhe e drejta e padisë dhe gjykata mori vendim për pushimin e çështjes për pavlefshmërinë e vendimeve nr 3, 4, 5 datë 21.09.2011 të Këshillit të Qarkut Fier. Në datën 04.11.2011, Prefekti i Qarkut Fier Bujar Hasa, nxori aktin administrative nr 684/15 prot., datë 04.11.2011, me anën e të cilit thërriste në mënyrë të paligjshme mbledhjen e rikonstituimit të Këshillit të qarkut Fier të datës 16.11.2011. Në datën 12.11.2011, Vangjel Ndreka iu drejtua gjykatës Fier me kërkesë për pezullimin e zbatimit të aktit administrative nr 684/15 prot. datë 04.11.2011 për thirrjen e mbledhjes së Këshillit të Qarkut Fier. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier me vendimin nr 1725 datë 12.11.2011, vendosi pezullimin e zbatimit të Aktit Administrativ nr 684/15 prot. datë 04.11.2011 të Prefektit Bujar Hasa për thirrjen e mbledhjes së Këshillit të Qarkut. Në vendimin e saj gjykata është shprehur mjaft qartë se mbledhja e Këshillit të qarkut e datës 16.11.2011, nuk mund të zhvillohej, për sa kohe çështja e konstituimit të Këshillit të Qarkut të datës 21.09.2011 ishte në proces gjyqësor mbi bazën e padisë ngritur nga vetë Prefekti. Ky vendim gjyqësor, nuk u zbatua nga Prefekti, dhe mbledhja e Këshillit të Qarkut Fier u zhvillua. Ky vendim gjyqësor është lënë në fuqi me vendimin nr 11 datë 26.01.201 të Gjykatës së Apelit Vlorë. Ky vendim i gjykatës së apelit e ka zgjidhur çështjen e legjitimimit të  Vangjel Ndreka në krye të Qarkut Fier, dhe e ka deklaruar të paligjshme mbledhjen e këshillit të qarkut të zhvilluar në datë 16.11.2011. Në këtë mbledhje këshilli i qarkut u konstituua nga fillimi në mënyrë të paligjshme, pasi kostituimi i tij ishte kryer në datën 21.09.2011, dhe vendimi nr 2 date 21.09.2011 i konstituimit të Këshillit të qarkut dhe vërtetimit të mandateve të këshilltarëve të qarkut, nuk ishte kundërshtuar në gjykatë dhe nuk ishte bërë pjesë e shqyrtimit gjyqësor. Në këtë mbledhje të paligjshme, pretendon se u zgjodh Artur Shehu Kryetar i Këshillit të Qarkut Fier.

Ja pse ishte e paligjshme mbledhja e 16 nëntorit 2011

1.  U thirr nga Prefekti në tejkalim të kompetencave ligjore dhe në kundërshtim me ligjin vërtetuar tashmë nga vendimi gjyqësor nr 11 datë 26.01.2012 i Gjykatës së Apelit Vlorë.

2.            U zhvillua në kundërshtim me vendimin e pezullimit të Gjykatës Fier të datës 12.11.2011, vendim i cili nuk lejonte zhvillimin e saj

3.            Vendimet janë absolutisht të pavlefshme, pasi kanë dalë mbi juridiksionin gjyqësor dhe bien në kundërshtim me nenin 36 të Kodit të Procedurës Civile dhe Vendimit Unifikues nr 1 të vitit 2010 të Kolegjeve të bashkuara të Gjykatës së Lartë..

4.            Mbledhja u zhvillua në kundërshtim me procedurë e përcaktuar në ligj, dhe pa kuorumin e nevojshëm ligjor për vlefshmërinë e saj. Në mbledhje është pretenduar se kanë marrë pjesë 56 këshilltarë, nga të cilët 14 ishin këshilltarë të rindryshuar në mënyrë të paligjshme. Edhe nëse pranojmë për një moment ndryshimet e këshilltarëve, këta këshilltarë nuk mund të votonin për ti dhënë mandatin vetes së tyre, pra duhej të ishin 49 këshilltarë me mandate të vlefshëm për të votuar dhe për t’u dhënë arsye mandatin sipas nenit 53 dhe 54 të ligjit nr 8652

5.            Tashmë Gjykata ka shpallur me vendim të formës së prerë pavlefshmërinë absolute të 11 personave që kanë marrë pjesë në mbledhje. Kjo pavlefshmëri nënkupton që këta persona nuk llogariten në kuorumin e mbledhjes

Reagimi

Është paraqitur padi në gjykatën e Rrethit Gjyqësor Fier, nga Vangjel Ndreka me objekt pavlefshmërinë absolute të vendimeve nr 1, 2, 3, 4, 5, 6 të mbledhjes së Këshillit të Qarkut të datës 16.11.2011. Kjo çështje gjyqësore po zvarritet në mënyrë të qëllimshme nga Artur Shehu, pasi aktualisht pavlefshmëria e kësaj mbledhjeje dhe vendimeve të saj është e vërtetuar plotësisht. Nga data 19.09.2011 deri në datën 16.11.2011, kur u zhvillua mbledhja e paligjshme e rikonstituimit të Këshillit të qarkut Fier, janë kryer ndryshime të paligjshme të anëtarëve përfaqësues në Këshillin të Qarkut Fier.

Ja si u zëvendësuan këshilltarët jashtë ligjit

U ndryshuan në Këshillin e Bashkisë Fier 3 këshilltarë, në Komunën Grabian 1 këshilltar, në Komunën Krutje 1 këshilltar, në Komunën Dermenas 1 këshilltar, në Komunën Topojë 1 këshilltar, në Komunën Mbrostar 2 këshilltarë, në Bashkinë Patos 3 këshilltarë, në Bashkinë Divjakë 2 këshilltarë. Gjithsej u ndryshuan në mënyrë të paligjshme 14 Këshilltarë të majtë, nëpërmjet dhunës fizike, psikologjike, nëpërmjet vendosjes së gjobave financiare nga organet e shtetit, pushimeve nga puna të këshilltarëve dhe pjesëtarëve të familjeve të tyre.

Vendimet e gjykatave të hkallës së Parë, Apelit dhe Gjykatës së Lartë e Kushtetuese

Të gjithë këshilltarët e majtë të cilëve iu hoq padrejtësisht mandati i përfaqësimit në Këshillin e Qarkut Fier, iu drejtuan gjykatave. Me vendimin e formës së prerë nr 412 datë 01.03.2012 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier, të lënë në fuqi me vendimin 612 datë 12.06.2012 të Gjykatës së Apelit Vlorë, i është njohur e drejta e përfaqësimit në Këshillin e Qarkut këshilltarëve Alma Bejtaj, Ylli Shehu, Alket Merdanaj, përfaqësues të Këshillit të Bashkisë Fier. Me vendimin e formës së prerë nr 335 datë 05.04.2012 të Gjykatës së Apelit Vlorë, të lënë në fuqi dhe nga Gjykata e Lartë me vendimin nr 1725 datë 12.07.2012, i është njohur e drejta e përfaqësimit në Këshillin e Qarkut këshilltarëve Bari Abedinaj, Nebi Maska, Eduart Muho, përfaqësues të Këshillit të Bashkisë Patos. Me vendimin e formës së prerë nr 1169 datë 30.12.2011 i Gjykatës Shk. 1 Lushnjë, të lënë në fuqi me vendimin nr 336 datë 05.04.2012 të Gjykatës së Apelit Vlorë, të lënë fuqi dhe me vendimin nr 1734 të datës 13.07.2012 të Gjykatës së Larte, i është njohur e drejta e përfaqësimit në Këshillin e Qarkut Këshilltarit Stavro Qose, përfaqësues i Këshillit të Komunës Krutje. Me vendimin e formës së prerë nr 134 datë 25.01.2012 Gjykata Shk.l Fier i është njohur e drejta e përfaqësimit në Këshillin e Qarkut Fier këshilltarit Bilbil Driza përfaqësues i Këshillit të Komunës Dermenas me vendimin e formës së prerë nr 1157 datë 28.12.2011 i Gjykateë Shk. 1 Lushnjë, të lënë në fuqi me vendimin nr 613 datë 12.06.2012 të Gjykatës së Apelit Vlorë i është njohur e drejta e përfaqësimit në Këshillin e qarkut Fier këshilltarit Miranda Meta, përfaqësues i Këshillit të Komunës Grabian. Me vendimin nr 772 të datës 24.07.2012 i Gjykatës Shk. 1 Lushnjë, i është njohur e drejta e përfaqësimit në Këshillin e Qarkut Fier, këshilltarëve Josif Kruti dhe Eugen Verdha, përfaqësues të Këshillit të Bashkisë Divjakë. Aktualisht vazhdon procesi gjyqësor për 2 këshilltarë të Komunës Mbrostar dhe 1 këshilltar të Komunës Topojë, ndërkohë që, është paditur në mënyrë individuale në gjykatë dhe ndryshimi 1 fundit i kryer në Këshillin e Komunës Remas nga këshilltari i majtë Veis Dervishi.

Kjo çështje ka shkuar për interpretim dhe në Gjykatën Kushtetuese të Shqipërisë

Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë me Vendimet e saj nr 37 dhe nr 39 date 26.03.2012, ne interpretim te neneve 109 dhe 110 të Kushtetutës, është shprehur qartësisht se: “Përbërja, krijimi, mënyra e organizmit, kompetencat dhe detyrat e Këshillit Komunal ose Bashkiak, përcaktohen në ligjin nr. 8652, datë 31.07.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e organeve të qeverisjes vendore” (nenet 23-38).”  “Ndërkohë përbërja, krijimi, mënyra e organizmit dhe kompetencat e Këshillit të Qarkut si dhe mandati i këshilltarit të qarkut dhe kompetencat emëruese dhe shkarkuese te Këshillit të Qarkut konkretizohen nga ligji nr. 8652, datë 31.07.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e organeve të qeverisjes vendore” (nenet 49-62).”  Gjykata Kushtetuese çmon se problemi/konflikti/mosmarrëveshja për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të Qarkut përfaqësues të këshillave bashkiak/komunale është problem/konflikt/mosmarrëveshje e natyrës ligjore dhe zgjidhja e saj i përket sferës së juridiksionit të zakonshëm gjyqësor dhe jo atij kushtetues dhe të gjitha mjetet procedural janë të parashikuara nga sistemi ligjor për zgjidhjen e shkakut të problemit/konfliktit/mosmarrëveshjes (mënyra e përfundimit të mandatit të këshilltarit të deleguar në Këshillin e Qarkut).

Mocioni është i paligjshëm për anëtarët e qarkut

Të gjitha vendimet gjyqësore të formës së prerë, të dhëna për   paditë gjyqësore të Bashkisë Fier, Bashkisë Patos, Komunës Dermenas, Komunës Grabian, Komunës Krutje, Bashkisë Divjakë, kanë shprehur në mënyre përfundimtare se: Mandati i këshilltarit të Këshillit të Qarkut është mandat 4 vjeçar i  përcaktuar nga Kushtetuta  dhe nuk mund të hiqet apo ndryshohet nga këshillat komunale apo Bashkiakë. Këshilli Bashkiak apo Komunal nuk ka kompetencë të shkarkojë anëtarin e vet përfaqësues në Këshillin e Qarkut, pasi e zgjedh atë në mbledhjen e parë konstitutive, në përputhje me nenin 26 të Ligjit nr 8652 datë 31.07.2000 Këshilltari i Qarkut zgjidhet vetëm njëherë në mbledhjen e parë konstitutive të Këshillit komunal/bashkiak, i vërtetohet ky mandat  nga Këshilli i Qarkut, dhe më pas organi kompetent për heqjen e këtij mandati është vetëm Këshilli i qarkut. Neni 52 pika 3 germa b i ligjit nr 8652 date 31.07.2000, përcakton rastin kur mbaron mandati anëtarit të Këshillit të qarkut. Në referencë të këtij neni, mandati i këshilltarit të qarkut mbaron kur atij i hiqet mandati si anëtar i këshillit komunal apo bashkiak nga këshilli komunal apo bashkiak për shkaqet e përcaktuara në nenin 27 të ligjit nr 8652 datë 31.07.2000. Duke mos qenë më anëtar i këshillit komunal apo bashkiak, një këshilltar nuk mund të jetë më as anëtar i Këshillit të Qarkut. Është përcaktuar saktësisht se çdo vendim i Këshillit bashkiak apo komunal  për rindryshimet e këshilltarëve, i rimarrë apo i ripërsëritur prej tij, në kushtet kur me vendim gjyqësor në interpretim të ligjit, juridiksioni gjyqësor është shprehur me vendim përfundimtar se veprimi dhe vendimmarrja administrative është absolutisht e pavlefshme dhe e marrë në tejkalim të kompetencave ligjore, është absolutisht i pavlefshëm dhe nuk mund të prodhojë pasoja ligjore.