Ja deputetët që duhet të kishin dalë në pension

777
Sigal

Ëngjell Musai

Drejtor i Telegraf

Në sistemin e para viteve ‘90, ata që udhëhiqnin vendosnin për fatin e njerëzve, madje edhe ligjeve (megjithëse nuk ja kishin haberin atyre), të jetës së Kuvendit, Shëndetësisë, ujit, detit, maleve, si dhe në çdo sektor të jetës shoqërore ishin Anëtarët e Byrosë Politike. Edhe ata nuk dilnin në pension dhe ishin pothuajse të përjetshëm dhe gjithëpushtetshëm, pavarësisht se kur ikën u larguan me duar në xhepa dhe një pjesë e mirë mbetën edhe pa shtëpi; rrugëve, por qëllimi i këtij shqetësimi në shkrimin e sotëm nuk janë ata, sepse koha e tyre perëndoi, por janë këta “Byroistët e rinj”, që tashmë quhen thjesht “Kuvendarë” ose Deputetë të Kuvendit të Shqipërisë. Duke marrë shkas nga një analizë profesionale e ekspertit më të mirë sot për sot në vendin tonë, Z. Fadil Kepi, njëkohësisht edhe pjese përbërëse e stafit të “Telegraf” vendosëm të themi dy fjalë më shumë, duke e konsideruar këtë moment edhe si shqetësim qytetar, por edhe duke e lidhur paksa me politikën. Çështja ka të bëjë me faktin, nëse deputetët duhet të dalin në pension dhe kur duhet të dalin? Ose e thënë ndryshe, përse deputetët nuk dalin në pension? Pikërisht këtë çështje kaq interesante, në bashkëbisedim e sipër me një nga juristët më të mirë në vend, menduam ta bënim publike, qoftë edhe si një nismë që hap debat dhe që i duhet dhënë një zgjidhje. Do ishte një gjë shumë me vlerë që të parët, që duhet të respektonin ligjin duhej të ishin deputetët e Kuvendit të Shqipërisë. Dhe se ligji nuk ka vlerë kur nuk respektohet, sidomos nga ata që e kanë miratuar vetë atë. Dhe ligji që ne kemi sot për daljen në pension apo përfitimin e pensionit nga punonjësit e administratës shtetërore dhe shtetarëve e përcakton fare qartë dhe nuk lë asnjë shteg për interpretim. “Në vendimin Nr. 478, datë 16 qershor 2010, “Për ndërprerjen e marrëdhënieve të punës, nga organet e Administratës Shtetërore, pas plotësimit të kushteve për pension nga Këshilli i Ministrave thuhet se: “Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 31, pika 1, dhe 33 të ligjit nr. 7703, datë 11. 05. 1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të nenit 21 të ligjit nr. 8549, datë 11. 11. 1999, “Statusi i nëpunësit civil” si dhe ligjit nr. 7961, datë 12. 07. 1995, “Kodi i Punës”, Qeveria, vendosi:

1. Rregullimin e procedurave që do të ndiqen nga organet e administratës shtetërore, të financuara tërësisht ose pjesërisht nga Buxheti i Shtetit, në rastet e plotësimit, nga ana e nëpunësit/punonjësit të siguruar, të kushteve për pension pleqërie, në përputhje me dispozitat e ligjit “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”.
2. Institucionet e administratës shtetërore, në kuptim të këtij vendimi, janë institucionet qendrore, institucionet e varësisë, si dhe ndërmarrjet e shoqëritë tregtare shtetërore.
3. Përjashtohen nga zbatimi i këtij vendimi të gjitha subjektet dhe individët që, pavarësisht objektit të veprimtarisë, ushtrojnë veprimtari private.
4. Organet e mësipërme, ndërpresin menjëherë marrëdhëniet e punës me punonjësit që plotësojnë kushtet për pension”.
Pra siç mund të vërehet vendimi i mësipërm nuk është zbatuar për daljen në pension të deputetëve, ministrave dhe disa funksionarë të lartë të shtetit, megjithëse ky rregull nuk lë vend për interpretime boshe. Në legjislacione të ndryshme ka zgjidhje të ndryshme dhe nuk e fusin këtë rast në çështje parimore, por problemi është, a duhet bërë me ligj, në qoftë se bëhet përjashtim apo jo? Ky është problemi kryesor.

Për shembull ka senatorë që janë të përjetshëm. Ka anëtarë të Gjykatës së Lartë Amerikane, që po të sëmuren i çojnë në mbledhje me karrocë, Profesor deri në 68 vjeç, ka akademikë që i mbajë deri 75 vjeç, ka shkencëtarë që i mbajnë 90 vjeç, ose sa të ketë frymë etj. Problemi është këtu, që nëse ka përjashtime nga ligji ose nga rregulli apo jo? Këto duhet të bëhen me ligj dhe deri sa ky rast nuk është përjashtues, atëherë duhet të zbatojnë ligjet e vendit, sikurse është ai i sigurimeve shoqërore. Në qoftë se rregulli për deputetë është kaq vjeç, ta bëjë me ligj edhe të thotë kur del në pension (tre vjet me shumë, pa kufizim etj). Prandaj nuk futet në grupin e parimeve kjo. Ashtu siç nuk futet në grupin e parimeve edhe sistemi zgjedhor, tjetër sistem ka Gjermania, tjetër kemi ne, tjetër Maqedonia, tjetër Amerika. Janë disa gjëra që nuk futen në grupin e parimeve, megjithatë duhet të zgjidhen me ligj ose me akte nënligjore, pasi këto shtete edhe për këto raste që përmendëm më lartë i kanë të përcaktuara me ligj. Ndaj edhe gazeta “Telegraf” ka dy ditë që po diskuton këtë çështje madhore dhe për këtë ka marrë mendimin edhe të ekspertëve të fushës së sigurimeve shoqërore dhe konstitucionalistëve të shquar.

Ne si media e lirë, si qytetarë, por edhe si taksapagues duhet të kërkojmë llogari dhe të themi, se kush janë këta deputetë që kanë 20 vjet që mbetën në sallën e Kuvendit, ndërkohë që janë shkaktarë të situatës, në të cilën e kanë katandisur vendin. Ne jemi të fundit e europës, sepse në Kuvend kemi trafikantë, skafistë, kontrabandistë, tutor prostitutash, hajdut xhepash, hajdutë shtëpish, trafikantë armësh, droge, ilaçesh, falsifikator, injorantë me diploma fallco, trafikant minierash, rrugësh, mashtrues, të korruptuar, shkelës të ligjit etj., etj. Dhe pikërisht kjo është arsyeja që këta njerëz zgjidhen nga 2, 3, 4 e më shumë herë, ndërkohë që numri një i shtetit, Presidenti i Republikës zgjidhet vetëm dy herë. Kjo duhej të ishte norma dhe kaq duhej të zgjidhen të gjithë poshtë tij, qofshin deputetë, ministra, funksionarë të lartë dhe organe të pavarura, madje edhe rektorë dhe dekanë, që sot janë kthyer në padrinot e arsimit shqiptar. Është detyrim i KQZ që të ndalojë dhe të mos regjistrojë asnjë kandidatë për deputetë, në qoftë se mosha e tyre e daljes në pension është më përpara se mbarimi i mandatit.

Le të marrim një shembull: Nëse një person në zgjedhjet e përgjithshme 2017 -2021 do të kandidojë për deputetë, duhet që ai apo ajo të llogarisë që mosha e daljes së tijë/sajë në pension të jetë mbas qershorit 2021. Nëse ky apo kjo del në pension në 2018, 2019, 2020 apo para qershorit 2021 nuk duhet të lejohet dhe regjistrohet nga KQZ, pavarësisht makinacioneve dhe lojërave, që mund të bëjnë partitë politike, pasi ky është qëllimi dhe detyra kryesore e KQZ, ndërsa votimi dhe numërimi është e dyta për nga rëndësia, por politika kërkon që mendjen e shqiptarëve ta shkëpusë nga hallet e përditshme, sikurse është papunësia, dollapi bosh i bukës, babëzia në tendera, vrasjet, krimi, dhuna ndaj medias, ndaj qytetarëve, që i ankohen kryeministrit, kryebashkiakut etj. Dhe që të harrohen këto halle na del në skenë ligji për drejtësinë, dekriminalizimin, a thua se këta deputetë ranë nga qelli dhe nuk i vuri vetë lideri i partisë. Shqiptarëve u serviret feja në shkolla, si e vetmja gjë që i ka mbetur për të shkatërruar këtyre ditëzinjve dhe e dini pse e bëjnë? Sepse duhet të harrohen hallet e përditshme.

Shqiptarëve u flitet për daljen nga kriza, por spitalet janë kthyer në qendra torture dhe vende ku njeriu ikën me këmbët e veta dhe del me arkivol, pasi ilaçe s’ka, ndërkohë që milionat i marrin për vete. Ndaj dhe ne sot kërkojmë që forcat politike përgjegjëse dhe përcaktuese të listave të deputetëve të ngihen në lartësinë e duhur dhe të bëhen të përgjegjshme, por kjo arrihet, kur në radhë të parë duhet që të emancipohen vetë partitë politike. Sepse të zgjedhësh 6 herë një kryetar komune dhe 8 herë një deputet, sikur nuk shkon. Nëse duan të vendosin senator të përhershëm, le t’i vendosin, por ta përcaktojnë me ligj. Mendoj që pavarësisht se çdo vend mund të ketë karakteristikat e veta, po këto gjëra duhen zgjidhur me ligj dhe kur i zgjidh me ligj atëherë është tjetër gjë dhe ne nesër, fjala bie mund të themi se nuk na pëlqen ky ligj, por jo sikurse themi sot që qëndrimi në Kuvend i deputetëve përtej moshës është i paligjshëm. Dhe e dyta, për sa i përket zgjedhjeve në parti ose ata që propozojnë, p.sh një kandidat të zgjidhet jo më shumë se 2 apo 3 legjislatura, por partia nuk është kaq strikte. Në vendin tonë ka rryma të ndryshme, ka qejfe të ndryshme, lidhje të ndryshme, duhen marrë parasysh kushtet e vendit tonë, por sido që të jetë puna, edhe atë që mund ta konsiderojmë shkelje dhe le t’i sanksionojmë edhe këto raste me ligj, me statuse ose me rregulla. Dhe rregullat kryesore që të sjellin lumturinë janë: T’i besosh vetvetes, tw vërtetosh me optimizëm ngjyrat e jetës, tw reagosh me energji ndaj tatëpjetave tw jetës. Gjithë lumturia qëndron këtu dhe nw pjesën me tw madhe është nw duart tona, mjafton të dish ta presësh atë. Ndaj koha më e mirë dhe më optimale e pritjes është dita e votimeve. Dhe kjo është arma jonë demokratike dhe e vetmja, që i largon shumicën e deputetëve kriminelë dhe injorantë nga Kuvendi, ku u futën me listat e mbyllura. Nuk e di pse, por më pëlqeu që ta mbyllë këtë cikël dyditor të shkrimeve në “Telegraf” me një poezi të një mësuesi, që ja dedikonte deputetit të zonës, të cilin e kishte pasur nxënës, pikërisht në ditën kur ky deputet votoi për rritjen 170 lekë për pensionin e arsimtarëve:

Deputet, o nxënësi im,
Ti që mezi kaloje klasën,
Vetë u bëre milioner,
Mua pension më dhe glasën…

Dalin në pension

Adelina Rista – PS – 10.12.1957 – Durrës à 10.08.2018

Agron Çela – LSI – 05.02.1969 – Shkodërà05.04.2034

Agron Duka – PR – 22.01.1958 – Shijakà 22.01.2023

Alban Zeneli – PDIU – 04.05.1969 – Kukësà04.07.2034

Albana Vokshi – PD – 24.02.1971 – Tiranë à24.06.2034

Albina Deda – PD – 20.12.1969 – Rrëshen à20.12.2032

Aldo Bumçi – PD – 11.06.1974 – Tiranë à11.08.2034

Alfred Peza 26.02.1967à 26.02.2032

Anastas Angjeli – PD – 06.05.1956 – Sarandë – Akademik à06.05.2031

Andrea Marto – PS – 05.09.1957 à 05.09.2022

Anduel Xhindi – PS – 21.11.1987 à 21.08.2053

Anila Agalliu –

Antoneta Dhima – PS – 05.12.1970 – Fier à 05.04.2034

Aqif Rakipi –

Arben Çuko – PS – 13.04.1967 – Lushnjë à 13.04.2032

Arben Imami – PD – 21.01.1958 – Tiranë à 21.01.2023

Arben Ristani – PD – 29.03.1969 – Tiranë à 29.05.2034

Arbiola Halimi – PD – xx.xx.1982 – Elbasan à 2047

Armando Prenga – PS – 26.06.1974 – Laçà 26.02.2040

Arta Dade – PS – 15.03.1953 – Tiranëà 15.03.2013

Artan Gaçi – PS – 14.05.1969 – Tiranëà 14.07.2034

Asllan Dogjani – PD – 15.11.1967 – Kukës à 15.11.2032

Astrit Patozi – PD – 22.07.1964à 22.07.2029

Astrit Veliaj – PD – 08.04.1958 – Tiranë à08.04.2023

Bashkim Fino – PS – 12.10.1962 – Tiranë à12.10.2027

Bedri Hoxha – PR – 07.04.1968 – Gur i Bardhëà07.05.2033

Bedri Mihaj – PD – 12.12.1957 – Fier à 12.12.2022

Ben Blushi – PS – 01.01.1969 – Tiranëà01.03.2034

Besnik Baraj – PS – 12.03.1956 – Tropojë – Prof. à 12.03.2024

Blendi Klosi – PS – 17.01.1971 – Tiranë à17.05.2036

Blerina Gjylameti – PS – 21.01.1980 à 21.03.2045

Bujar Çela – PS – 14.05.1960 – Fier à14.05.2025

Bujar Dërveni – PDIU – 27.08.1959à 27.08.2024
Bujar Kllogjri – LSI – 12.12.1952 – Librazhd à 12.12.2017
Dashamir Kamberi – PS – 27.09.1951 – Tepelenë à 27.09.2016
Dashamir Peza – PS – 19.03.1960 – Tiranë à 19.03.2025
Dashamir Shehi – PD – 28.10.1957 – Tiranë à 28.10.2022

Dashamir Tahiri – PDIU – 16.09.1966 – Vlorë à16.09.2031
Edi Paloka – PD – 23.12.1965 – Tiranëà23.12.2030
Edi Rama – PS – 04.07.1964 – Tiranëà04.07.2029
Edlira Çekrezi – LSI – 08.01.1971 – Gramshà08.05.2034
Edmond Spaho – PD – 14.11.1958 – Tiranë à14.11.2023
Eduard Halimi – 08.12.1972 – Korçëà08.06.2038
Eduard Selami – PD –
Eduard Shalsi – 01.04.1968 – Korçë à01.05.2033
Eduart Bejko –
Eduart Ndocaj – PS – 18.09.1975 – Manati à 18.06.2041
Eleina Qirici – PD – 22.01.1971 – Korçë à22.05.2034

Enkelejda Shkreli – PS – 13.09.1971 à 13.03.2035

Erion Braçe – PS – 02.04.1972 – Tiranëà02.09.2037

Erjeta Alhysa – PS – 18.05.1971 – Ndroqà 18.09.2034

Ervin Bushati – PS – 15.10.1975 – Tiranëà15.07.2041
Ervin Koçi – PS – 05.04.1975 – Fierà 05.12.2040
Esmeralda Shkjau – PS – 24.07.1983 – Fushë-Arrëzà24.05.2049
Evis Kushi – PS – 07.10.1965 – Elbasan à 07.10.2030

Fatmir Mediu – PR – 21.01.1967 – Durrësà21.01.2032
Fatmir Toçi – PS – 24.04.1958 – Tiranëà24.04.2023
Fatmir Xhafaj – PS – 17.05.1959 à 17.05.2024
Fidel Ylli – PS – 01.09.1962 à 01.09. 2027
Flamur Noka – PD – 03.03.1971 – Kukës à 03.07.2036
Florion Mima – PD – 02.05.1962 – Tiranëà 02.05.2027
Genc Pollo – PD – xx.xx.1963 – Tiranë à 2028
Genc Ruli – PD – 11.04.1958 – Tiranë – Prof. à 11.04.2026
Gent Strazimiri – PD – 06.10.1972 – Tiranë à06.05.2039
Gentian Bejko – PS – 09.09.1973à 09.04.2039
Gerti Bogdani – PD – 07.07.1980 – Tiranëà07.08.2045
Gjergji Papa – PD – 10.01.1959 – Korçë à 10.01.2024
Gjovalin Bzhetaj – PD – 21.08.1967 – Shkodërà 21.08.2032
Gjovalin Kadeli – LSI – 26.12.1964 – Lezhëà26.12.2029
Gledion Rahovica – LSI – 21.12.1977 – Berat à21.11.2043
Gramoz Ruçi – PS – 06.12.1951 – Tepelenëà06.12.2016
Helidon Bushati – PD – 08.04.1973 – Shkodërà08.10.2038
Igli Cara – PD – 16.03.1969 – Durrës à16.05.2034
Ilir Meta – LSI – 24.03.1969 – Skrapar à24.05.2034
Ilir Xhakolli – PS – 25.09.1962 – Pogradecà25.09.2027
Ilirian Pendavinji – PS – 16.05.1971 – Korçëà16.09.2036
Irma Kopliku – PD – 12.05.1967 – Shkodërà12.11.2029
Jorida Tabaku – PD – 01.07.1979 – Tiranë à01.07.2044

Jozefina Topalli – PD – xx.xx.1963 – Shkodër à xx.xx.2024
Kastriot Islami – PD – 18.08.1952 – Tiranë – Prof. à 18.08.2020
Kejdi Mehmetaj – LSI
Keltis Kruja – PD
Klodiana Spahiu – PS – 22.05.1973 – Durrës à22.03.2037
Koço Kokëdhima – PS
Kozma Dashi – PD – 27.07.1954 – Fier à27.07.2019
Liljana Elmazi – PD – 29.12.1966 – Vlorë –Prof. 29.06.2035
Luan Duzha – LSI – 25.11.1966 – Cërrikà25.11.2031
Luan Rama –
Luçiano Boçi – PD – 26.03.1967 – Elbasan à 26.03.2032

Luljeta Arapi –
Majlinda Bregu – PD – 19.05.1974 – Tiranë à19.05.2038

Mesila Doda – PD – 16.02.1971 – Kukës à16.06.2034
Mhill Fufi –
Mimoza Hafizi – PS – 20.02.1962 – Shkodër – Prof. à 20.10.2030
Mimoza Hajdarmataj – PD – 09.01.1969 – Tropojëà09.11.2031
Mira Shehu – PS – 19.01.1973 – Çorovodë à19.09.2036
Mirela Ferracaku –
Monika Kryemadhi – LSI – 09.04.1974 – Tiranë à 09.04.2038
Musa Ulqini – PS – 21.05.1959 – Shkodër à 21.05.2024
Myqerem Tafaj – PD – 14.11.1957 – Bulqizë –Prof. à 14.11.2025

Namik Dokle – PS – 11.03.1946 – Durrës à11.03.2011.
Namik Kopliku – PS – 21.02.1959 – Shkodër à 21.02.2024

Nard Ndoka – 18.05.1963 – Shkodër à 18.05.2028
Oerd Bylykbashi – PD – 23.05.1974 – Durrës à 23.12.2039
Olta Xhaçka – PS – 25.12.1979 – Tiranë à 25.12.2044
Omer Mamo
Pandeli Majko – PS – 15.11.1967 – Tiranë à 15.11.2032
Parid Cara – PS – 11.09.1976 – Kavajë à 11.07.2042
Paulin Stërkaj – PS – 05.07.1961 – Shkodër à 05.07.2026
Përparim Spahiu – LSI – 27.01.1971 – Dibër à 27.05.2036
Petrit Vasili – LSI – 04.06.1958 – Tiranë à04.06.2023
Piro Kapurani – LSI – 24.04.1967 – Korçë à 24.04.2032
Piro Lutaj – PS – 27.08.1959 – Fier à 27.08.2024
Pjerin Ndreu – PS 1966 —— 2031
Rakip Suli – PS – 22.09.1965 – Dibër à22.09.2030
Ridvan Bode – PD – 26.06.1959 – Korçë à 26.06.2024
Robert Bitri – LSI – Fier
Roland Keta – PD – 07.04.1971 – Bulqizë à 07.08.2036
Sadri Abazi – PS – 10.02.1957 – Dibër à 10.02.2022
Sali Berisha – PD – 15.10.1944 – Tropojë – Prof. à15.10.2012
Sherefedin Shehu – PD – 25.05.1956 – Dibër à 25.05.2021
Shkëlqim Cani – PS – 06.05.1956 – Tiranë à 06.05.2021

Shkëlqim Selami – LSI – 02.12.1967 – Vlorë à 02.12.2032

Shkëlqim Troplini – PS – 01.10.1966 – Durrës à 01.10.2031
Shpëtim Idrizi – PDIU – 07.07.1967 – Tiranë à 07.07.2032
Silva Caka – LSI – 25.12.1987 – Çorovodë à 25.08.2054
Spartak Braho – LSI – 17.07.1951 – Durrës à 17.07.2016
Tahir Muhedini – 19.04.1954 à 19.04.2019
Taulant Balla – PS – 12.08.1977 – Librazhd à 12.07.2043
Tom Doshi – PS – 06.06.1966 à 06.06.2031

Valentina Leskaj – PS – 01.11.1948 – Tepelenë à01.11.2008

Ulsi Manja – PS – 05.10.1973 – Dibër à 05.05.2039

Vangjel Dule – PBDNJ – 18.02.1968 – Gjirokastërà 18.03.2033
Vangjel Tavo – LSI – 17.12.1969 – Gjirokastër à 17.03.2035
Vasilika Hysi – PS – 13.01.1963 – Tiranë à 13.09.2024

Vexhi Muçmataj à 1956 – Kukës à më 2021
Vladimir Kosta – PS – 02.04.1964 – Tiranë à 02.04.2029
Xhemal Qefalia – PS – 27.02.1963 – Tiranë à 27.02.2028
Ylli Shehu – PR – 24.02.1981 – Kukës à 24.04.2046
Ylli Ziçishti – 15.02.1950 à 15.02.2015