Ja 16 përgjimet e plota, si janë vjedhur votat

534
Sigal

Gazeta gjermane “Bild” qëllon me “grykën e topit” bunkerin e “Rilindjes” në Tiranë. Implikimi i selisë mavi, blerja e votave, initimidimi i votuesve dhe biseda e bashkëshortit të ministres së Mbrojtjes Olta Xhaçka. Ja reagimet e VOA-s dhe medias gjermane

Gazeta prestigjioze gjermane “Bild” publikoi 16 përgjime të reja ku implikohen përfaqësues të Partisë Socialiste në blerjen e votave dhe intimidimin e votuesve gjatë zgjedhjeve

 

Ja përgjimet e plota se si janë vjedhur votat në zgjedhjet e vitit 2017 në Dibër

 

Ashtu siç kishte paralajmëruar dy ditë më parë, gazeta gjermane “Bild”, më e madhja në Evropë, bëri dje publike 16 audio-përgjime të reja lidhur me zgjedhjet e vitit 2017. Kësaj here janë publikuar audio-përgjime lidhur me dosjen 184 për zgjedhjet në Dibër.

Në këto audio-përgjime tregohet sesi kriminelë, zyrtarë policie, zyrtarë të lartë të Partisë Socialiste, përfshirë ish-ministra, deputetë e drejtues të majtë bashkëpunojnë me njëri-tjetrin, duke u dhënë para qytetarëve në këmbim të votës dhe duke bërë presion ndaj atyre që nuk votojnë për Partinë Socialiste. Në materialet audio tregohet sesi drejtori i rëndësishëm në Ministrinë e Brendshme, Arben Keshi, bën një skemë të pastër për blerjen e votave si dhe kërcënimin ndaj votuesve. Në materialin e parë audio publikohet edhe biseda telefonike mes Keshit dhe kryeministrit Rama.

 

Audio-përgjimi 1

Rama i telefonon Keshit (Drejtor për të huajt ilegalë në Ministrinë e Brendshme).

Keshi: Hë, shefi.

Rama: Përshëndetje, hë më si duket.

Keshi: Mirë, ke pritshmëritë jemi.

Rama: E ke realizu objektivin, thu?

Keshi: Them që po, tani me pjesën që po na thonë komisionerët e kemi realizuar.

Rama: Ashtu ëëë.

Keshi: Them që po.

Rama: Po ata maskarenjtë kishin bërë presione mbrëmë?

Keshi: Po, deshin të më kapin mu…ndodhi brenda dy minutash, unë sa u futa te shtabi. Më pritshin te hoteli ku fleja.

Rama: Çfarë do të bënin ata ty?

Keshi: Ishin nja 50 veta, këtë pjesën e presionit. Ai është legen, ai Flamur Noka.

Rama: Ku ta del dot ty Flamur Noka…Ti mendon që e kemi realizu objektivin.

Keshi: Ai thjesht është, edhe ai djali sapo doli. Ata kujtuan se jam edhe unë në makinë. Ishin nja 50 veta. Jo se ishte ndonjë gjë e madhe. Ata e goditën me grushte por ai iku dhe nuk e kapën dot.

Rama: Më mirë, se kush i do sherret. Dëgjo mendon se e kemi arritur objektivin.

Keshi: Këtu ke unë dmth, them që po. Për këtu tek unë po, mund të lëvizë pak, por nga ato që na kanë thënë komisionerët kemi pritshmëri të mëdhaja.

Rama: Komisionerët që kemi pas kanë qenë top ëëë.

Keshi: Po po i kemi pas shumë të mirë.

Rama: OK, mirë vllai.

Keshi: Inshallah, mirë, urime, faleminderit.

Rama: Çiao, çiao.

 

Audio-përgjimi 2

Në material dëgjohet ish-deputeti socialist, Artan Gaçi, i cili është bashkëshorti i ministres së Mbrojtjes, Xhaçka, që komunikon me Arben Keshin, drejtor në Ministrinë e Brendshme.

Gaçi i përcjell Keshit vlerësimin e madh të kryeministrit Rama, i cili ia atribuon Keshit fitoren në Maqellarë, zonë e Dibrës, pasi, sipas Ramës, Keshi i kishte kopsitur të gjitha.

Ky i fundit në këmbim shpreson që të marrë një vend pune të mirë, pasi ka 3 vjet që ka ngec në Dibër.

Keshi: Mirëmëngjes

Gaçi: Mgjes, çfarë bëre

Keshi: Mirë, si ia kalove ti

Gaçi: Mirë, ne qëndruam në Ndroq me shefin e madh. Edhe me superlativa për ty.

Keshi: Faleminderit

Gaçi: Me superlativa. Jo, nga ai nga ai, unë po e po. Tregoi edhe historinë e 2011-ës, me fjalë të tjera ke pikët maksimale.

Keshi: Ishallah kthehet në realitet, se ngela këtu, u bë tre vjet.

Gaçi: Jo, jo. Do bëhet. Ke vlerësim të jashtëzakonshëm. Gjithë Maqellarën ta vete dy dmth. Ai është personi, tha e ka kopsit komplet gjithë gjënë. Edhe në 2011-ën fitoi tha, por ashtu ndodhi me një kuti.

Keshi: Hajt më, ça të bësh.

Gaçi: Ai tha, është merita e Benit, e gjitha

Keshi: Faleminderit, rrofsh

Gaçi: Desha me ta thënë që të ashtu

Keshi: Po, po, rrofsh, shumë faleminderit

Gaçi: Hajde Beno, kur të vish në Tiranë lidhemi noj herë

Keshi: Po, po

 

Audio-përgjimi 3

Në audio-përgjimin 3, Arben Keshi, bisedon me një qytetar, i cili i thotë se votuesit kërkojnë nga 30 mijë lekë për votë. Ndërsa Keshi kundërshton duke thënë se ofron më pak. Nëse nuk pranojnë të ikin te PD-ja.

Keshi: Nga u zhduke?

0685922860: A u lodhe?

Keshi: Ku shkove?

0685922860: Jam pak tek Tasia, këtu poshtë

Keshi: Ku?

0685922860: Tasia

Keshi: Ku?

0685922860: Tasie Leshi

Keshi: Po çfarë thotë?

0685922860: Nuk ia do Refiku

Keshi: Po në rregull, mirë

0685922860: Ajo tha tek 30-ta, nëse nuk janë 30 nuk ashtu

Keshi: Po lëre. Nëse nuk duan lëre. Të shkojë tek PD-ja.

0685922860: Ok, mirë.

 

Audio-përgjimi 4

Në audio-përgjimin 4, drejtori në Ministrinë e Brendshme, Arben Keshi, bisedon me një qytetar, i cili i thotë se një votues kërkon 200 mijë lekë për 4 vota, kurse Keshi pohon.

Një person i paidentifikuar që punon si mësues informon drejtorin e Ministrisë së Brendshme Arben Keshi që një person që ka 4 vota kërkon 20.000 lekë. Gjatë bisedës, mësuesi tregon se si i ka bërë presion një çifti. Ai e informon se i ka zbatuar të gjitha këshillat që i ka dhënë.

Keshi: Hë mo?

Qytetari: I mora këta këtu te shtabi, i njeh?

Keshi: Nuk e njoh, i kujt është Altini.

Qytetari: I Isuf Qokut, ish-nxënësi im.

Keshi: Po ça ka ai?

Qytetari: Ai ka një problem, do 200 mijë lek, thotë që kam 4 vota këtu te Tërnova. Nuk e di tha, kam fol me Shemsiun tha, kam një problem me Shemsiun tha. Komunikova pardje.

Keshi: Po.

Qytetari: Atij ja komunikova pardje, atij zotërisë Kollashikut, ia kam komunikuar atje në rrugë, u nda me atë, i thashë Anës. Ja thashë o vlla në emër tënd.

Keshi: Jo në emrin tim.

Qytetari: Në emrin tënd, në emrin tim, në emër të drejtorit të arsimit, ia komunikova. E mbarova atë punë domethënë. Gëzim Hoxhën që kisha problem, se ka qënë në Itali, se ai është kushuri me vjehrrën time, Gëzim Hoxha. Vjehrra ime është mbesë e Ismail Merlanit.

Keshi: Po e kam parasysh.

Qytetari: Janë kushërinj të dy ata.

Keshi: Po.

Qytetari: Është e mbaruar ajo punë, nuk ka asnjë gjë. Kam fol edhe me Bujar Kurtazën dhe me Vehbi Muhametin, kunata e Vehbiut është mbesë e Rrem Ramës.

Keshi: Ata vëllezërit e Vehbit na çanë dërrasat tu u zënë, ky thotë…

Qytetari: Jo jo, s’ka lidhje me ata fare ai, nuk është përzier ai. Nëse ke informacionin më të vogël ma thuaj mua.

Keshi: S’e kam parë

Qytetari: Nëse ke informacionin më të vogël ma trego.

Keshi: Mirë.

Qytetari: Unë ti kam mbaruar të gjitha punët pa përjashtim. Dhe e fundit. Atij zotërisë unë ia kam bërë të qartë në sy të Bujar Spahiut. Ia.. kam thënë mu përpara lokalit të Begut.

Keshi: Në rregull.

Qytetari: Po qe se ashtu pyet edhe Neki Ukën, pyet edhe Din Jasharin.

 

Audio-përgjimi 5

Arben Keshi bisedon me një qytetar

(Telefonata 1)

Keshi: Ç’kemi!

0686913636: A u nise më?

Keshi: Po për Çakran

0686913636: Ej, për zotin s’ka lëviz hiç.

Keshi: Jo o burr s’po lëviz hiç, sa më mori, sa mbaroi me gjithë policët që kishte atje. Lëri se ata të dezinformojnë o burr, po të mashtrojnë siç ta bën me Tanin, se ai Uruçi nuk ishte në listë.

0686913636: Më mori…

Keshi: Kush të mori?

0686913636: Më mori Nexhipi.

Keshi: Nexhipi (nuk kuptohet) ndoshta s’ka qenë në listë. Ma jep emrin se do pyes ça po ndodh.

0686913636: Një sekondë.

Keshi: Ma jep emrin e Nexhipi ta marrë unë në telefon

0686913636: Ok, hajd…

(Telefonata 2)

Keshi: Xhabir Elezi, Sokol

0675590725: Po

Keshi: Ka ndonjë gjë andej apo jo, I ke dhon ndonjë gjë a si ke dhon?

0675590725: Po po të dyve

Keshi: Po ai ka ardh këtu thotë jo.

0675590725: Ka ardh Xhabiri?

Keshi: Po.

0675590725: Merre me vete bjere këtu.

Keshi: Mirë.

(Telefonata 3)

Keshi: A e ke aty apo flet kot ai?

0686913636: Jo mo po të duash ti vijnë …

Keshi: Ai thotë merre me vete, se i thashe e kam me vete. Merre me vete dhe sille këtu më tha. Unë ia kam dhon tha.

0686913636: Ok

 

Audio-përgjimi 6

Arben Keshi flet në telefon me një qytetar

Keshi: Nuk ka ardhur. E ka të fikur telefonin, por nuk po vjen.

0686913636: Ah, dëgjo vëllain këtu.

Keshi: Hë.

0686913636: Ai që nuk pranoi ofertën këtë javë.

Keshi: Po.

0686913636: Ka ardhur duke më kërkuar. Është këtu xhaxhai i vet.

Keshi: (Qesh). Mirë, e di vetë.

0686913636: Kështu ti. Ai Xhevati thotë mbarova punë.

Keshi: Mbaroi.

0686913636: Ndërsa e dyta është rreth …(Nuk kuptohet)

Keshi: Ta shkruaj me mesazh sepse nuk flas dot.

0686913636: Ok.

 

Audio-përgjimi 7

Drejtori në Ministrinë e Brendshme Arben Keshi telefonon drejtorin e Arsimit në Dibër, Drini Gjeci.

Keshi: O Drin!

Gjeci: Hë mos si je? A je mirë?

Keshi: Mirë, si shkove ti? Me shëndet, a je lodh?

Gjeci: Nga pak, si ja çon ti?

Keshi: Mirë, mirë. Si është puna?

Gjeci: Mirë.

Keshi: Është mirë puna?

Gjeci: Mirë duket.

Keshi: Ka lëvizje andej?

Gjeci: Jo.

Keshi: Nuk ka shumë ë, mirë.

Gjeci: Jo.Çfarë ke bërë ti?

Keshi: Hiç, lëvizje e madhe këtej.Tu ec jena.

Gjeci: A thua të kanë dëgjuar ata drejtorët?

Keshi: Vallahi merri në telefon një nga një. Ditën e hënë keni shkuar për lesh, merri të gjithë. Të gjithë drejtorët në telefon, të marrin një nga një dhe të raportojnë. Po flejnë gjumë, përveç se me Gëzimin dhe Arjanin, me asnjanin nuk kam fol.

Gjeci: Çfarë t’i marr në telefon, Haxhiqimes nuk kam çfarë i them, gra janë ato.

Keshi: Ore gra e burra çfarë të jenë. Do t’ja kujtoni një më një të gjithë mësuesve sipas listës i keni pru aty nëse ditën e hënë duan të jenë në punë. Se nuk duan në p+++ të sëmës do t’i çoj se jua kam q+ robt.

Gjeci: Ja t’i marr Drini në telefon tani.

 

Audio-përgjimi 8

Bisedë midis Arben Keshit drejtor në Ministrinë e Brendshme dhe Sali Skurës, shef policie në Kamëz

Keshi: Urdhëro

Skura: Shef Beni si të kam. Saliu jam.

Keshi: Kush?

Skura: Sala nga Kamza

Keshi: Hë mo ç’kemi

Skura: Mirë vëlla. Si të kam?

Keshi. Mirë. Si kalon ti?

Skura. Mirë, Ti se tu shku

Keshi: Po mir dukemi, na këputet ju të Kamzës. Na bllokoni autobuzët e Kamzës, o shok.

Skura. Po pra do nxjerrim postblloqe. Nga ora 3 do çohemi ka me u nis

Keshi: A keni ndonjë informacion sa kanë ndërmend me u nis

Skura: Nga ora 3.30 do nisemi i kemi marrë do masa me u çu.

Keshi: A janë shumë?

Skura: Për Zotin mendohet. 400-500 veta

Keshi: I ka organizu Xhelali e?

Skura: Xhelali i ka organiziar krejt bashkinë, i ka çu te turizmi i ri në Lurë. Kupton?

Keshi: Po kuptoj.

Skura: Maqellara si duket?

Keshi: Maqellara është mirë, sepse s’ka prij Kamze në Maqellarë. Nga krahu i Xhelalit nuk kam asnjë një.

Skura: Problem është Lura.

Keshi: Lura? Lura eh, edhe Reçi mendoj.

Skura: Lura, Reçi, e gjithë krahina atje. Por komisionerët ma do mendja besoj që i keni në xhep.

Keshi: Po, po po po mo po

Skura: Po qyteti si duket?

Keshi: Edhe qyteti mirë është

Skura: Melita ska pas ça me bo

Keshi: Hajt të uroj me fitore…..

 

Audio-përgjimi 9

Arben Keshi, drejtor në Ministrinë e Brendshme bisedon në telefon më Sali Skurën, Shef Policie në Kamëz

Keshi: Po

Skura: O Beni, Sala jam

Keshi: Hë mo ça bone

Skura: Çkemi si ia çove? He mo ça thuhet andej

Keshi: Po mirë duket. Të shikojmë thes i mbyllur duket

Skura: Po po, Si duket situata?

Keshi: Po mirë

Skura: Jo flas nga pjesëmarrja se ske ça bën ti

Keshi: Aq mo sa kanë marrë vazhdimisht . E ke parasysh te 52 përqindshi, se s’shko kush

Skura: Si shko Maqellara? Si përafrohet?

Keshi: Nuk e di. Mirë, mirë, mirë na thonë të gjithë po të shohim. Se themi ne dot mirë. Është zonë e palexueshme kjo vëlla

Skura: Po po e vërtetë kjo

Keshi: A erdhët shumë kendej mo

Skura: Eh?

Keshi: A erdhët shumë me autobusë mbrëmë.

Skura: Jo jo, Nja 7 autobusë i bllokuam

Keshi: I bllokuat eh

Skura: Po i futëm në listë bllokimi . Të tjerët e anulluan me miqësi e kështu

Keshi: Shumë mirë

Skura: Mirë vëlla, me kujdes vëlla. Hajd me fitore

Keshi: Rrofsh. Faleminderit

 

Audio-përgjimi 10

Ish-ministri i Infrastrukturës, Damian Gjiknuri, bisedon në telefon me Arben Keshin

Gjiknuri: Ça bëhet?

Keshi: Asgjë

Gjiknuri: Ndonjë shqetësim?

Keshi: Po duhet të vijnë tani këto deputetët se kanë ardhur këto të PD.

Gjiknuri: Po do vijnë. Tani do vijnë se si duket fjetën i çik se kanë qenë gjithë natën aty. Tani do vijnë.

KeshiNuk kam fjetur fare.

Gjiknuri: E di, e di. Ja tani do vijnë.

Keshi: Që të vijnë të dalin nëpër qendrat.

Gjiknuri: Patjetër.

Keshi: Se edhe vëzhguesit e atyre janë nga rrethet, askush nuk i njeh

Gjiknuri: E di, e di. Ashtu i kanë sjellë ata se nuk kanë besim tek ata të vetët. Unë do të çoj disa çuna ti kesh aty, një furgon të jetë aty.”

Keshi: Mirë

Gjiknuri: Po i nis disa që të jenë aty, do vijnë tek shtabi jot. Të jenë për çdo rast. Të mos dalin, sepse janë nga ata tipat problematikë, por gjithsesi të jenë aty për çdo rast.

Keshi: Mirë.

 

Audio-përgjimi 11

Socialisti Pjerin Ndreu flet në telefon me shefin e Arsimit të Dibrës, Drini Gjeçi

Ndreu: Mirëmëngjes.

Gjeçi: Mirëmëngjes.

Ndreu: Pjerin Ndreu jam. Si je?

Gjeçi: Po Pjerin. Si kalove?

Ndreu: A je mirë? Si ke qenë?

Gjeçi: Mirë.

Ndreu: Bëj një telefon atij Reashat Elezit, nga Reçi. Thuaj drejtorit të shkollës me deklaru votën hapur, se ato SMS që i çon poshtë e përpjetë nuk janë të mira. Thuaj atij të deklarojë hapur se do të votojë për Partinë Socialiste se përndryshe të hënën tregoja vetë ku fluturon.

Gjeçi: Reshat Elezaj?

Ndreu: Po

Gjeçi: Po do flas unë tani me të.

Ndreu: Tregoji ku fluturon të hënën. Thuaj të deklarojë votën për Partinë Socialiste aty, ta deklarojë hapur për PS ose ndryshe të gjej vend të futet.

 

Audio-përgjimi 12

Shefi i Arsimit Dibër, Drini Gjeçi, flet në telefon me drejtorin e shkollës së Reçit, Reshat Elezi.

Elezi: Alo, mirëmgjes drejtor.

Gjeci: Mirëmgjes. Si kalove? Je mirë?

Elezi: Çkemi, mirë, a u lodhe?

Gjeci: Mirë. Ku je?

Elezi: Jam këtu te qëndra e votimit.

Gjeci: Po a i ke marrë të gjithë ata të familjes?

Elezi: Të shtëpisë? Jo, sjanë tu ardh me votu tani. Ma vonë shkoj i marr, ma vonë, ma vonë.

Gjeci: Dëgjo këtu.

Elezi: Se tani jam në rrugë…

Gjeci: Në ça qendre voto ti?

Elezi: Në Zall Reç.

Gjeçi: Dëgjo se kam informacione jo të mira unë andej. Sot vota jote 1 dhe vota e familjes tënde 2 do deklarohen haptas. Nuk ke deklaruar votë haptas sot bashke me familjem, gjeje ku do shkosh.

Elezi: Drejtor mos e vrit mendjen, Mos e vrit mendjen. Se dua me thënë për inat. Janë llafe njerëzish dhe mos e vrit mendjen, për atë punë fare ti.

Gjeçi: Ore të deklrarohet haptas, haptas, po them haptas. Haptas.

Elezi: Ore mos e vrit mendjen, pa merak.

Gjeçi: Me gjithë familjen.

Elezi: Pa merak, pa merak…

 

Audio-përgjimi 13

Drejtori i Arsimit në Dibër, Drini Gjeçi, telefonon qytetarin Lavdrim Murati.

Gjeçi: Alo. Lavdrim Murati?

Murati: Po.

Gjeci: Drejtori i Arsimit të flet.

Murati: Urdhro.

Gjeci: A ke votuar?

Murati: Jo akoma.

Gjeci: Po pse more Lavdrim nuk ke votuar akoma?

Murati: Nuk kam votuar se të lirohet një herë radha.

Gjeci: Çfarë radhe?

Murati: Radha or ti.

Gjeci: Lavdrim të mos kemi llafe, votat i dua haptaz atje. Mos të kemi llafe më.

Murati: Ça flet o Drejtor?

Gjeci: Mos të pres më tej. Vota sa ke ti dua.

Murati: Më vjen keq. Të paskan sinjalizuar gabim.

Gjeci: Këtë llaf po të them.Ti e di vetë.

Murati: Në rregull.

 

Audio-përgjimi 14

Ish-ministri Damian Gjiknuri bisedon në telefon me biznesmenin, Bekim Krashi

Krashi: Po shef.

Gjiknuri: Bekim. Kush ka qenë dje tek komuna juaj që ka mbuluar atë pjesën e transportit (para). Ju edhe jeni shteti.

Krashi: Në fakt ne nuk jemi shumë shtet atje. Por unë njoh ca zona që i kam lajmëruar.

Gjiknuri: Po mirë, merre listën, merr ato gjënat…

Krashi: Merre listën, merr gjërat, sepse kjo është detyrë shteti.

 

Audio-përgjimi 15

Biznesmeni Bekim Krashi flet në telefon me një qytetar dhe premton 40 deri në 50 mijë lekë për votë

Krashi: Alo

0686795208: O Bekim si je, a je mirë?

Krashi: Hë, cfarë ke brë si ia kalove?

0686795208: Ca ke bërë, si ia kalove?

Krashi: Hë…

0686795208: Tani doja të thoja për familjen e Halit Bashës.

Krashi: Po.

0686795208: Ka tre vota.

Krashi: Po.

0686795208: Po ai do diçka mor burri dheut si do ja bëjmë?

Krashi: A ke komunikuar me Naimin?

0686795208: Po, jam konsultuar pak por, por për zotin nuk e di, edhe për Fiqiri Bashën, ka dy vota dhe i ka dhënë thjeshtë 50 mijë lekë.

Krashi: Sa?

0686795208: 50 mijë lekë, kështu më tha Fiqiriu.

Krashi: Kush Fiqiri?

0686795208: Nuk e di sa e vërtetë është, a është me letra.

Krashi: Hë se letrat do m’i japin një më njo.

0686795208: Po tani si do ia bëjmë, ça mund të bëjmë ndonjë gjo me ta?

Krashi: Unë tani jam në Peshkopi, po vij nesër t’i jap ndonjë gjo.

0686795208: Sa mund të japim për Halit Bashën?

Krashi: Sa vota ka?

0686795208: Tre vota ka Haliti, edhe dy vota ka Fiqiri Basha

Krashi: 5

0686795208: Eeee

Krashi: T’u japim ndonjë 40 mijë leksh, 50 mijë leksh?

0686795208: 50 mijë lekë për dy vota?

Krashi: Jo mo jo, nga një 40-çe apo 30-çe për kokë

0686795208: 40 për votë ëëëë?

Krashi: 100 mijë lekshin ia japim atij që ka tre.

0686795208: Po, 100 mijë lekë, po atij që ka dy vota?

Krashi: Atij t’i japim jnë 60-70 mijë leksh.

0686795208: Naimi i ka thënë 50 më thotë, më thotë ai Fiqiriu, d.m.th., t’i japim edhe 20 të tjera plus.

Krashi: Ata e kanë pasur shumë, por nëse i ka dhënë 20 t’i japë edhe 20.

0686795208: Po shihe se më duket janë duke abuzuar me punë leksh, o Bekim!

Krashi: O zotni mos më thuj më në telefon, më çmene, se se përgjohet oho.

0686795208: Hë?

Krashi: Lëri këto diskutime me mua në telefon.

0686795208: T’kuptoj, t’kuptoj, shihi vetë tani.

Krashi: Falimnerit, mirupafshim!

 

Audio-përgjimi 16

Biznesmeni Bekim Krashi bisedon në telefon me një qytetar, i cili e pyet si do e konfirmojë votën

Votuesi: Mgjes

Krashi: Mgjes ca bëre, a u lodhe?

Votuesi: Asgjë, mirë

Krashi: Ha…?

Votuesi: Me çarë do të votojmë na?

Krashi: Kush?

Votuesi: Drini more jam.

Krashi: Njëshi, njëshi, Drini.

Votuesi: Me çfarë do votojmë, me cfarë do ta konfirmojmë votën?

Krashi: Nuk e di do të vij që të takoj nga afër.

Votuesi: A do të vish?

Krashi: T’u ardh jam.

Votuesi: Hajde pra hajde.