Ja 103 deputetët që përfituan 800 mln. lekë dieta në Korrrik

435
Sigal

Ndërkohë që shqiptarët mbetën pa punë nga mbyllja e bizneseve dhe pjesa tjetër banojnë në çadra pas prishjes së shtëpive nga tërmeti, deputetët mbushin xhepat me dieta të majme, qira shtëpish  dhe fatura hotelesh. Rreth 1 miliard lekë çdo muaj deputetët i përfituan edhe gjatë pandemisë për takime me popullin, ndërkohë që qytetarët ishin në karantinë. Veç këtyre ata përfitojnë rroga 1.5 milion lekë, karburant, qira për zyra, sekretare etj.

Kur shqiptarët mbeten të papunë, shteti le akoma në çadra banorët, shtëpitë e të cilëve i prishi tërmeti…

Edhe pse kanë kaluar thuajse 1 vit nga tërmeti, banorët, shtëpitë e të cilëve i prishi tërmeti, rrinë akoma në çadër, qeveria ende nuk ka bërë asgjë, kur mijëra biznese po mbyllen për shkak se falimentojnë, kur qindra mijëra shqiptarë po shpërngulen nga Shqipëria, për të shpëtuar nga mjerimi migjenian, deputetët po mbushin xhepat me dieta, përveç rrogës dhe shpërblimeve të tjera.

Ja dietat e majme të deputetëve

Mbi 100 deputetë të Kuvendit të Shqipërisë kanë përfituar 350 USD deri në 760 USD dieta për udhëtime brenda vendit gjatë muajit korrik të vitit 2020. Gazetari Adriatik Doçi ka publikuar listën e plotë të përfitimeve që kanë marrë përfaqësuesit e popullit përgjatë muajit korrik të këtij viti. Nga lista e plotë, deputeti që ka përfituar më shumë para nga dietat ka qënë Nimet Musai, i cili ka marrë 79,012 lekë të reja, ndërsa më pak nga të gjithë ka marrë Eglantina Gjermeni, të cilës i janë derdhur vetëm 31,354 lekë. Deputetët Eljo Hysko, Selami Jenishehri, Amra Barova, Fatmir  Xhafaj, Lefter Koka, Vullnet Sinaj, Adnor Shameti dhe Vasilika Hysi nuk kanë përfituar asnjë lekë dieta për udhëtime për muajin korrik.  Ndërsa të tjerët kanë shfrytëzuar nenin që parashikon se deputeti i cili nuk banon në qytetin e Tiranës përfiton dieta gjatë kohës që merr pjesë në mbledhjet e Kuvendit, të komisioneve e mbledhjet e grupit parlamentar, ndërsa ata që banojnë në Tiranë përfitojnë dieta për ditët e shërbimit jashtë Tiranës. Por si janë ndarë paratë e marra? Mësohet se secili deputet ka marrë gati 380 USD për karburant, 160 USD për telefon,ndërsa pjesa tjetër llogaritet me honorare në bazë të mbledhjeve të komisioneve parlamentare. Por nuk mbaron me kaq, pasi 20 deputetë marrin çdo muaj rreth 340 USD për rimbursim të qerasë së banesës në Tiranë. Pra përveç parave të karburantit, deputetë shpërngulen edhe në Tiranë, pasi shpezimet u hiqen nga taksapaguesit shqiptarë. “Qiraxhinjtë” e Kuvendit janë: Eugen Bojaxhiu, Selami Jenishehri, Senida Mesi, Ediola Braha, Nimet Musaj, Kostaq Papa, Luan Harusha, Enada Kapllani, Arlind Çacani, Edmond Leka, Xhevi Bushaj, Halil Jakimi, Edlira Bode, Fadil Nasufi, Fatmir Velaj, Fatjona Dhimitri, Nikolin Staka, Vasil Sterjovski, Ervis Meço dhe Artemis Dralo. Ndërsa ndryshe nga kolëgët e tij deputeti Artur Roshi ka marrë gjatë muajt korrik 2020 një pagesë prej 3 mijë lekësh për fjetje në hotel. Të gjitha shpezimet e mësipërme nuk përfshihen në pagën bazë prej 156,770 lekëve në muaj. Deputetët që përfituan dieta për udhëtime brenda vendit për muajin korrik 2020:

Adelina Rista, 75,250

Anastas Angjeli, 37,625

Andrea Marto, 75,250

Antoneta Dhima, 75,250

Anduel Xhindi, 75,250

Bashkim Fino, 37,625

Besnik Baraj, 37,625

Blerina Gjylameti, 37,625

Bujar Çela, 75,250

Ervin Bushati, 37,625

Evis Kushi,75,250

Fidel Ylli, 37,625

Gramoz Ruçi, 54,895

Ilirjan Pendavinji, 75,250

Klodiana Spahiu, 75,250

Luan Duzha, 75,250

Musa Ulqini, 37,625

Paulin Sterkaj, 37,625

Robert Bitri, 75,250

Sadri Abazi, 37,625

Taulant Balla, 43,268

Tom Doshi, 37,625

Ulsi Manja, 39,506

Xhemal Qefalia, 37,625

Edmond Leka, 75,250

Xhevit Bushaj, 75,250

Alket Hyseni, 37,625

Almira Xhembulla, 75,250

Arben Pellumbi, 37,625

Arben Kamami, 75,250

Elena Xhina, 75,250

Edlira Bode, 75,250

Elona Hoxha, 37,625

Fadil Nasufi, 75,250

Fatmir Velaj, 75,250

Gjetan Gjetani, 75,250

Ilir Beqaj, 37,625

Ilir Ndraxhi, 75,250

Ismet Beqiraj, 37,625

Jurgis Ḉyrbja, 75,250

Klotilda Bushka, 37,625

Luan Harusha, 75,250

Myslim Murrizi, 45,026

Reme Lala, 37,625

Roland Xhelilaj, 75,250

Rrahman Rraja, 75,250

Rudina Hajdari, 39,506

Sadi Vorpsi, 37,625

Tatiana Piro Nurçe, 75,250

Vilma Bello, 75,250

Eglantina Gjermeni, 31,354

Milva Ikonomi, 39,506

Mimi Kodheli, 39,506

Emonela Felaj, 39,506

Dritan Bici, 75,250

Spartak Braho, 75,250

Senida Mesi, 75,250

Lindita Nikolla, 37,625

Mirela Kumbaro, 37,625

Niko Peleshi, 39,506

Damian Gjiknuri, 37,625

Ditmir Bushati, 37,625

Enver Roshi, 39,506

Aurora Mara, 75,250

Ylli Shehu, 37,625

Edmond Rrushi, 37,625

Alban Zeneli, 37,625

Lefter Maliqi, 75,250

Majlinda Halilaj, 37,625

Ediola Braha, 75,250

Edlira Hyseni, 75,250

Elda Hoti, 37,625

Ligoraq Karamelo, 75,250

Nimet Musaj, 79,012

Enada Kapllani, 75,250

Ralf Gjoni, 37,625

Adriatik Alimadhi, 37,625

Arben Elezi, 75,250

Arlind Çacani, 75,250

Korab Lita, 37,625

Halil Jakimi, 75,250

Nikolin Staka, 75,250

Zef Shtjefni, 37,625

Fatjona Dhimitri, 75,250

Eugen Bojaxhiu, 75,250

Andi Permeti, 37,625

Artur Roshi, 37,625

Koçi Tahiri, 37,625

Klajdi Qama, 37,625

Kujtim Gjuzi, 37,625

Ardiana Jaku, 75,250

Suzana Topi, 75,250

Besnik Troplini, 37,625

Kostaq Papa, 75,250

Krenar Rryçi, 37,625

Ardit Konomi, 75,250

Florenc Spaho, 75,250

Edmond Stojku, 39,506

Vasil Sterjovski, 75,250

Halit Valteri, 37,625

Ervis Meço, 75,250

Artemis Dralo, 75,250

Ramazan Gjuzi, 39,506.