Ismeralda Sejdolli: Rilindja shkatërroi arsimin. Ministria e Arsimit mashtroi studentët

524
Sigal

Ismeralda Sejdolli, Koordinatore e LRI Korçë për studentët në një postim në Facebook ka sulmuar  Rilindjen duke thënë që e ka shkatërruar arsimin.

Postimi i plotë:

Rilindja shkatërroi arsimin.
Ministria e Arsimit mashtroi studentët.

Jemi në përfundim të vitit kalendarik 2020, në fillimet e vitit te ri akademik dhe gjendja e universiteteve ku studiojme, vazhdon të jete e njëjta, në mos më e keqe, me atë para protestes studentore.

Në bilancin e pseudopremtimeve, qeveria dhe Ministria e saj e Arsimit, nuk kanë realizuar as një prej premtimeve, megjithese ka kaluar kaq shumë kohë. Konkretisht, duke ju referuar Paktit famëlart të Universitetit, sot jemi në kushtet ku:
Reduktimi me 50% të tarifave të studimit nuk është i realizueshëm, kjo për shkak të buxhetit shterpë që MARS duhet ti kalojë universiteteve.

Referuar Sistemit të Konvikteve në IAL, aktualisht në Korce ekziston 1 shoqëri për akomodimin e studentëve në godinat e konvikteve. Kjo shoqëri është në administrimin e Ministrit të Financave dhe Ekonomisë dhe merr fonde për mbështetje financiare nga MARS për të mbuluar 50% të shpenzimeve, ndërsa pjesa tjetër e shpenzimeve mbulohet nga vetë ndërrmarja. Theksojmë këtu që fonde për shpenzime kapitale nuk janë dhënë kurrë nga MARS, sikurse lenë për të dëshiruar fondet për shpenzime korrente. Qeveria e shtetit shqiptar u zotua të rishikonte bazën ligjore për ndërmarrjet e trajtimit të studentëve, me qëllim rritjen e investimeve në këto godina. E megjithatë, edhe sot konvikti i Korces duhet të presë për ndonjë investim modest, pa menduar ti përafrohet standarteve evropiane.

Për të shkuar tek transparenca e buxhetit dhe shpenzimet e IAL-ve, të cilat presupozohet të jenë të deklaruara dhe afishuara online,unë shtroj pyetjet

Sa i “adaptuar” është ky sistem me të dhëna të detajuara mbi të ardhurat dhe shpenzimet financiare te IAL-ve ?

Sa i “adaptuar” është sistemi me informacionin mbi procedueat e prokurimit publik ?

Sa i “adaptuar” është me Cv dhe të dhenat e pedagogëve, me bursat apo stimujt e dhënë nga shteti për studentët ?

Rishikimi i titujve akademike dhe plagjiaturave ishte pika më e diskutuar e këtij pakti. Po kalon shumë kohë që “softueri” i famshëm i Besa Shahinit nuk po duket gjëkundi. Ndoshta e gjithë kjo e ka një shpjegim: Faktin që cdo ministër arsimi i emëruar nga Qeveria Rama, është produkt i injorancës dhe plagjiaturës.

Pakti përfshinte edhe rindërtimin e Bordit të Administrimit, i cili presupozohej të kishte
edhe një anëtar të zgjedhur nga studentet, ku specifikisht në rastin e universitetit te Korcës ai u zgjodh nga vete ministrja. Shtojmë këtu që në bazë të vendimit të Këshillit të Ministrave Nr. 782 “Për përcaktimin e kritereve dhe procedurës të përzgjedhjes së anëtarit të Bordit të Administrimit” ndër të tjera parashikohej:

Shkarkimi i të gjithë anëtarve të Bordit të emëruar nga MARS

Emërimet e reja do të beheshin me anë të një procesi të rregullt dhe korrekt

Megjithëse afati i realizimit të kësaj pike në Pakti i Universitetit shënonte Maj 2019, ne nuk shohim të realizuar asnjërën nga këto pika.

Për të mos folur për Kartën e Studentit, e cila mbetet ëndrra në sirtar e cdo studenti dhe dashuria platonike e një ministreshe, të cilës përvecse rolit të Ursulës, nuk mund ti besohej asgjë tjetër

Për ta përmbyllur me ndertimin e bibliotekës online me standaret europiane qe qëndron po aq i parealizueshëm sa investimet për kërkime shkencore.

Pra SOT, ne jemi më të zhgënjyer se çdo herë tjetër me shpresën që po ventitet, por me ëndrrat për një Shqipëri demokratike, që promovon vlerat dhe ka fokus një arsimin cilësor…