Ish ministri Solis:Në pandemi po abuzohet me pushtetin

330
Ish ministri i Shëndetësisë, Leonard Solis, ka folur për situatën  e COVID-19 dhe u shpreh se, Shqipëria e ka përballuar me sukses pandeminë në aspektin shëndetësor. Ish ministri Solis tha se situata është përballuar me një kosto të madhe ekonomike. Ish ministri Leonard Solis: “Kemi një anë shëndetësore dhe një ekonomike. E përballuam me kosto të lartë, por fatmirësisht nga ana shëndetësore ishte një nga skenarët më të mirë të mundshëm. Në të gjitha vendet e Europës Lindore u dhanë lajme të mira. Është një pamje shumë e mirë nga ana shëndetësore. Sa i përket ekonomisë është dramatike. Sa i përket masave, në fillim masat ishin ato që duheshin dhe ishin obligative. Ishin të detyrueshme, sepse frika ishte shumë e madhe. Më duket se qeveria dhe kryeministri po e ekzagjeron. Secili është i interesuar për të ardhmen e vet. Nuk kemi të bëjmë me bagëti, por kemi të bëjmë me njerëz. Jo më pjesa policore, por secili të marrë masat e duhura. Ky është një ābuzim me pushtetin. Që do të bëhen hapa të kujdesshëm duhet të bëhen hapa. Populli duhet të dëgjohet dhe jo të trajtohet si bagëti. Janë dhënë urdhëra shumë absurdë.
Sigal