Ish ministri Leonard Solis: Deputetët, që votuan ligje për dënimin me burg të qytetarëve, njëllojë si t’i japësh kallashnikov majmunit

320
Sigal

Leonard Solis, sh-ministri socialist: “Deputetët votuan ligje, si t’i japësh kallashnikov një majmuni”

Ish-ministri i Shëndetësisë, Leonard Solis thotë se janë të tepruara ndërhyrjet në Kodin Penal për burgosjen e qytetarëve që shkaktojnë përhapjen e koronavirusit. Sipas Solis edhe gjobat janë të larta, pasi njerëzit nuk mund ta dinë të gjithë se janë infektuar dhe garanci 100% nuk japin as testet. Ish ministri socialist i Shëndetësisë Leonard Solis i krahasoi deputetët aktual të Parlamentit njësoj sikur t’i japësh në dorë majmunit një kallash të mbushur. Leonard Solis: Kryeministri duhet të ketë më shumë besim tek qytetarët e vetë. Ata që vijnë në spital janë shumë të përgjegjshëm, shumë të lexuar dhe shumë të ditur. Ky Parlamenti që kemi këtë radhë është i frikshëm. E thashë edhe sot në mëngjes. Kur ky lloj Parlamenti që një fjali nuk di të lidh, që janë shumë nën mesataren e Shqipërisë, i thua të vërë dorë në Kodin Penal, është si majmunit t’i japësh në dorë kallashnikovin e mbushur dhe t’i thuash ma mbaj një çikë. Është e frikshme sepse mund të them shumë mirë se si mund ta vërtetosh kur edhe testi nuk ka sensitet aq të plotë. Kështu i bie që më pak dënohet ai vrasësi me pagesë se sa ky që doli nga shtëpia. Njerëzit janë të desiplinuar. Një kryeministër duhet të ketë dhembshuri për popullin e tij dhe gjobat janë shumë të rëndë.