Ish-ministri i PS, Emaz Sherifi: Rama po e bën Shqipërinë si rilindja e tij, me ndryshimin e Kushtetutës e mosrespektimin e 5 qershorit

239
Sigal

Nga Elmazh Sherifi, ish-ministër i PS

Shqipërinë si Rilindja, Europën si Shqipëria!

Per ata që nuk kanë kujtesë!

Kur Edi Rama humbi zgjedhjet parlamentare në 2009, ndryshoi statutin e partisë. Vetë ai kur PS-në e drejtonte Nano, kishte kërkuar të futej në statut dorëheqja e kryetarit, nëse humbte zgjedhjet parlamentare. Kur i humbi zgjedhjet parlamentare në 2009, si e ndryshoi statutin dhe u rizgjodh kryetar.
Tani po bën Shqipërinë si partia, duke ndryshuar kushtetutën, e mos pranuar marrëveshjen e 5 qershorit. Ai duke qenë i bindur se i humbet zgjedhjet parlamentare, nuk i pranon më koalicionet parazgjedhore, me të cilën erdhi në pushtet në 2013, ndërsa  tani koalicionet parazgjedhore e nxjerrin “Rilindasin” nga dhoma e pikturave në bulevard.
Shikoni si po tall socialistët me “listat e hapura”,dhe u plotëson dëshirat deputetëve të “ferrave” e “drizave”, për të krijuar partitë dhe kryetarët e tyre, të vendosin emrin në katër qarqe që të kenë mundësi të bëhen deputetë kur nuk i voton populli.
Ai ka deklaruar se tërmeti dhe kolera, nuk do të ulin ritmet e zhvillimit të ekinomisë. Talentet e tij kanë deklaruar se ” Skenderbeu” i tyre e ka menaxhuar situatën 10 herë më mirë se Gjermania dhe 50 herë me mirë se Italia.
Prandaj Kryetari i OSBE-së ka vendosur të bejë edhe Europën si Shqipëria.
Për ata që se besojnë, se nuk kanë kujtesë, le t’u kërkojnë televizioneve, sidomos atyre kombëtare që të rinxjerrin nga “kujtesa televizive” deklaratat e filozofit surerlist të së drejtës dhe talenteve të tij.
Si lum Shqipnia !