Ish ministri i Jashtëm Ditmir Bushati kundër Rilindjes për vjedhjen e të dhënave personale

261
Sigal

/Gazeta TELEGRAF

Replikë Ramës: Po strehon në PS ekzekutorë! Në parti ka interesaxhinj e deformime

Ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, i cili u la jashtë listave të PS nga kryeministri Edi Rama, zhvilloi dje në mbrëmje një bashkëbisedim me të rinj në një lidhje live në “Instastory”. Një prej të rinjve e pyeti Bushatin se “çfarë plani ka për të ardhmen dhe cili është mekanizmi që i bën partitë më demokratike?” Në përgjigjen e tij, Bushati nuk i kurseu kritikat e forta për Partinë Socialiste, teksa tha se ka pranuar njerëz, që sipas tij, e kanë nisur karrierën politike në PD duke blerë vota, më pas kanë shkuar në LSI duke blerë vota, dhe tani i ofrohen PS për të blerë vota. Ish-ministri Bushati tha se tre janë elementët kryesorë për një parti politike, si organizimi, boshti i vlerave programatike dhe rregullat e bashkëjetesës, duke shtuar se për fat të keq në këto vite edhe në PS ka pasur deformime të tyre.

Ditmir Bushati:  PS  strehon në listat për deputetë ekzekutorët e gjakderdhjes financiare

Planet e mia janë ato që i kam bërë publike dua të vazhdoj të kontribuoj në politikë. Dua të punoj për një PS, e cila ka në qendër të vëmendjes këto shqetësime që ngre unë, që kujdeset për interesin publik, që kujdeset për mirëqenien. Për një PS që është partia e intelektit, që është një parti që punon për ekonominë, për një shoqëri tregu. Këto janë ato shtyllat kryesore, që e mbajnë një familje politike së bashku. Tre janë elementet: organizimi, boshti i vlerave programatike dhe rregullat e bashkëjetesës. Kemi parë për fat të keq këto vite, qoftë në PS, deformime të këtyre elementeve. Me keqardhje kam konstatuar dhe identifikuar, si dhe ndarë shqetësimet e mia në forumet e PS. Njerëzit duhet të dinë për çfarë votojnë, votojnë për një parti me një program të caktuar, një ekip që është i gatshëm të marrë në dorë fate te tyre dhe një lider në krye të këtij ekipi. Shqetësimi im kryesor ka qenë dhe mbetet me njerëz që e kanë krijuar karrierën politike në PD, duke blerë vota, më pas kanë shkuar në LSI, duke blerë vota, dhe sot i ofrohen PS, për të blerë vota. Apo njerëz që e kanë nisur në partinë Demokristiane dhe sot janë me PS. Ne nuk mundet ta banalizojmë apo zëvendësojmë rolin e aktivistit politik me rolin e një interesaxhiu, që i ofrohet një partie thjesht dhe vetëm për të marrë një vend pune. Unë do vijoj të bëj thirrje për respektimin e disa standardeve, për integritetin e tyre moral, profesional, dhe jo për të strehuar në listën e PS ato që i konsideroj ekzekutorët e gjakderdhjes financiare të këtij vendi. Mendoj se përmes vetëkorrigjimit PS do të ishte dhe do të jetë edhe më e fortë.

“Unë do vijoj të bëj thirrje për respektimin e disa standardeve, për integritetin e tyre moral, profesional, dhe jo për të strehuar në listën e PS ata që i konsideroj ekzekutorët e gjakderdhjes financiare të këtij vendi”

“Mund të ndryshoni trajektoren e vendit. Duhet çliruar gara në ekonomi, administratë publike. Një pjesëmarrje e madhe më 25 prill, është garanci për një qeveri më të shëndetshme”

Më 25 prill, voto për një qeveri më të shëndetshme!

Unë besoj se pyetja që shtroni është e drejtë, mbi rëndësinë e pjesëmarrjes në procesin zgjedhor, sepse fuqinë qytetarë duhet të përqendrohet tek vota, e cila  është fuqia që ju keni për të ndryshuar, përmirësuar, korrektuar, për t’i dhënë shansin qeverisë, pushtetit vendor, për të zbatuar politikat që ju keni. Është i rëndësishëm pjesëmarrja në zgjedhje.  Ju folët për faktin që ende në Shqipëri ka ende tendencë për njerëz që duan të punojnë në administratë, ndërkohë që tendenca e tregut privat është e kufizuar. Kjo ka lidhje me pjesëmarrjen tuaj dhe kërkesën e llogarisë që duhet të keni ndaj politikës, mund të ndryshoni trajektoren e vendit. Duhet çliruar gara në ekonomi, administratë publike. Një pjesëmarrje e madhe më 25 prill, është garanci për një qeveri më të shëndetshme. Listat kanë kandidatë me integritet. Unë do të ftoja miqësisht dhe të votosh më 25 prill dhe ta japësh votën me besim për atë që mendon se dot ë bëjë punë më të mira për Shqipërinë tone.

 Drejtuesit e institucioneve shtetërore duhen të pezullohen

Ish-ministri i jashtëm i Shqipërisë, Ditmir Bushati foli dje në rrjetet soaciale për publikimin e të dhënave personale të mbi 900 mijë shqiptarë nëpër media. Bushati thotë se ky duhet të ishte shqetësimi numër 1 i qeverisë pasi për herë të parë e drejta për mbrojtjen e të dhënave personale dhe trajtimi i tyre është sanksionuar në Kushtetutën e vitit 1998 ku kontribut kryesor pati PS-ja dhe deklaroi se i vjen keq që ende s’ka nisur hetimi administrativ apo të jetë mbledhur Këshilli i Sigurisë Kombëtare.  Bushati kërkon nga qeveria që të sqarojë opinionin për çfarë bëhet fjalë, të bëhet një hetim administrativ i pavarur, dhe të pezullohet drejtuesit e institucioneve përkatëse deri në përfundim të këtij hetimi. Është I pari deputet I PS-së që reagon kundër vjedhjes të të dhënave personale nga Rilindja, ndërkohë, që kryeministri Rama dhe Taulant Balla ishin ata që mbrojtjën këtë vjedhje me argumentin, se këto të dhëna janë puna e partisë e bërë derë më derë.

“Nuk di që të ketë mbledhje e Këshillit të Sigurisë Kombëtare. Apo mbledhje të drejtorëve të entëve që merren me këto të dhëna. Duhet të ishte shqetësimi numër 1 i qeverisë, të dhënat kanë rëndësi absolute”

Reagimi i ish ministrit të Jashtëm Ditmir Bushati

Dua të bëj një sqarim, për mua si jurist dhe qytetar, e jo si politikan është e rëndësishme. Në Kushtetutën e 1998 për herë të parë është sanksionuar si një nga të drejtat themelore, të drejtat me mbrojtjen e të dhënave personale e trajtimin e tyre. Nga 1998 e më pas është plotësuar kuadri ligjor e institucional që e trajton. Edhe për të dhënat sensitive. Ka regjim mbrojtës edhe më të fuqishëm se të dhënat personale. Edhe si socialist jam disi krenar që ky koncept që ka qenë i panjohur për Shqipërinë është inkorporuar në Kushtetutën e 1998, ishte produkt i PS se opozita e asojkohe e bojkotoi. Duhet të jemi progresistë në vlera, radikalë në sjellje, edhe duhet të jemi reformistë në metodë. Progresistë në vlera, sepse si unë që militoj në parti politike të qendrës së majtë, ku hyn trajtimi i të dhënave personale. Radikal në sjellje, ka debat të mëdh, kam lexuar se Prokuroria ka nisur hetimet. Unë do të preferoja, ne të gjithë secilës parti, të ishim të shqetësuar në rast se të dhënat personale kanë dalë në shesh, jo këtu, por portalet e ndryshme. Në këtë pikëpamje më vjen keq që s’ka nisur hetimi administrativ. Nuk vë gishtin cilin institucion e ka fajin. Nuk di që të ketë mbledhje e Këshillit të Sigurisë Kombëtare. Apo mbledhje të drejtorëve të entëve që merren me këto të dhëna. Duhet të ishte shqetësimi numër 1 i qeverisë dhe zyrtarëve të qeverisë, të dhënat kanë rëndësi absolute. Është çështje që ka impakt mbi ekonominë. Mund të penalizojë investimet e huaja dhe praninë ndërkombëtare. Kur shkova në Izrael, e di çfarë më tha ministri aty, sa inxhinier keni apo sa matematicien nxirrni në Shqipëri? Biznesi i të dhënave është biznesi më fitimprurës, lufta nuk bëhet me armë, por me të dhëna. Gjithkush e di mirë rëndësinë e kësaj. Duke qenë anëtar i NATO nuk mund të mohojmë këtë gjë. Të sqarojmë opinionin për çfarë bëhet fjalë, drejtuesit e institucioneve të pezullohen derisa të kryhet hetimi administrativ i qeverisë. Të jetë hetim i pavarur, më pas nëse i përket drejtësisë le të merret ajo. Edhe unë kam pasur bazë të dhënash, por jo të dhënash personale. Jo ato që kam parë tek media apo portale të ndryshme. Është çështje shumë e rëndësishme.