Ish-ministri i Bujqësisë, Panariti: Buxheti për bujqësinë i pamjaftueshëm, nuk plotëson pritshmëritë e fermerëve

588
Ish-ministri i Bujqësisë Edmond Panariti, njëkohësisht deputeti i LSI, hodhi sot nga foltorja e Kuvendit akuza të rënda ndaj qeverisë përsa i përket buxhetit për bujqësinë.
“Shkoni, shikoni fshatrat, as rrugë, as rrugë për parcelat, as kanale as ujësjellësa, as qendra shëndetësore,as shkolla ku është zhvillimi rural. Prandaj më mirë hiqjani ministrisë së bujqësisë e lironi dhe ministrin, quajeni thjesht ministër bujqësie me atë kontigjent të pamjaftueshëm parash që shkon për mbështetjen e prodhimit me aq sa mund të kontribuojë por zhvillim rural nuk ka. Madje se besoj se të gjithë keni tablet dhe smartphonë. Shkoni dhe shikoni hartën në google dhe shikoni Shqipërinë nga sateliti sidomos natën. Përveç dy tre xixëllonjave që janë aksi Tiranë-Durrës-Fier-Vlorë pjesa tjetër është errësirë dhe pjesa tjetër është fshati dhe krahasojeni dhe me vendet fqinje ku shikon njëtrajtësi zhvillimi, uniformitet zhvillimi, ku zhvillohet paralelisht qendrat urbane dhe fshati. Tek ne ke një disproporcion të jashtëzakonshëm në elementet e zhvillimit sepse bujqësia nuk është vetëm prodhim. Bujqësia është edhe instrument zhvillimi për të gjithë ata banorë që jetojnë në zonat rurale që nuk ka të bëjë vëtëm me elementët bujqësor por edhe me elemente të infrastrukturës të cilët janë në një gjendje ku të thërret qameti.Pra buxheti për bujqësinë është një buxhet tërësisht i pamjaftueshëm për të plotësuar pritshëritë e fermerëve të agrobizneseve të cilët sigurisht me të drejtë kanë pritur që të financohen shumë më tëpër nga ç’janë financuar deri tani.Madje po të shikoni dhe programet kryesore të mbështetjes se bujqësisë. Në elementët e tyre kryesorë kanë rënie , kemi më pak investime në infrastrukturën e vaditjes dhe kullimit. Kemi më pak investime në aspekte të tjera të zhvillimit të bijqësisë. Kemi rritje të shpenzime për shpenzime operative për administrim për personel. Kemi një rritje të pamjaftueshme të rritjes së subvencioneve dhe unë jam i sigurtë që një pjesë e madhe e fermerëve e agropërpunuesve të cilët me të drejtë i kanë sytë te paratë e shtetit te subvencionet për të marrë atë masë të mjaftueshme financiare për të filluar aktivitetin e tyre do të mbeten të zhgënjyer. Përpos faktit që përveç se kemi një sasi të pamjaftueshme parash në dispozicion të fermerëve të agrobizneseve u vëmë atyre dhe pengesa dhe stërkëmbësha të papërballueshëm. Çfarë i kërkohet një fermeri për të aplikuar subvencionet, të parapaguajë një vit sigurimet shoqërore. Të paraqesë çertifikatën, vërtetimin e pagimit të detyrimeve për energjinë elektrike. Të paraqesë dhe dëshmi penaliteti, mendoni sesa mundësi ka një fermer që të plotësojë këto kushte diskriminuese përpara se të lejohet të aplikojë për fonde të subvencioneve. Ato pak fonde të pamjaftueshme. Barra fiskale në kurriz të fshatit dhe të fermerit është e papërballueshme. TVSH mbi imputet bujqësore që e kanë çuar çmimin e një kuintal Dap, 100 mijë lekë të vjetra.Naftë që u shpërndahet fermerëve me çmimin e naftës me pakicë në Zvicër. Dihet që nafta është një element kryesor i kostos së prodhimit. Si do kemi ne fermerë konkurrues. Si do konkurrojë fermeri kur kostoja e prodhimit është e papërballueshme. Shumë më e lartë kostoja në krahasim me koston e prodhimit të fqinjëve të tij për të mos folur për vendet e BE, të cilët përftojnë nga subvencione të jashtëzakonshme dhe të mëdha. Gjë që i bëjnë ata konkurrues.Prandaj ne në propozimin tonë kemi insistuar që Bujqësia duhet të marrë të paktën mbi 2% të kontributit të saj në prodhimin e përgjithshëm bruto. Nuk ka qenë thjesht një propozim i fryrë. Ka qenë një propozim me këmbë në tokë për të shkuar të paktën afër fqinjëve tanë. Dhe akoma shumë larg ndaj BE.Kërkuam që bujqësisë ti vihen në dispozicion 250 milionë euro në raport me 2 miliard euro që ajo jep çdo vit në prodhimin e përgjithshëm bruto të vendit. Por me këtë masë financimi sigurisht bujqësia do të mbetet aty ku është dhe sigurisht fermerët agrobizneset do të privohen nga mbështetja e merituar që ata duhet të kenë. Sigurisht ne jemi që të forcohet siguria ushqimore. Të forcohet cilësia dhe siguria e produkteve ushqimore e vendit. Në rradhë të parë si një detyrim që kemi ndaj konsumatorit vendas por edhe si kriter i domosdoshëm për eksportet shqiptare. Por ne nuk mund të lejojmë që në emër të parametrave të cilësisë dhe të sigurisë ushqimore të liçensohen një grusht operatorësh biznesi, në emër të standardeve të cilësisë dhe sigurisë dhe të dali nga loja në mënyrë të padrejtë dhe diskriminuese me qindra operatorë thjesht sepse janë të vegjël.Dhe të krijohet një problem i madh për mijëra familje të cilat nëpërmjet atyre thertoreve të vogla jo vetëm që u shërbejnë më nga afër atyre që prodhojnë, blegtorëve, mbajtësve të tufave të blegtorisë por ushqejnë dhe familjen e tyre po furnizojnë dhe tregjet locale, pse ne zhvillimin e blegtorisë do ta mbajmë peng vetëm të tre katër biznseve të cilët për hir të së vërtetës, në rast se ju do të shkoni dhe do të shikoni kryesisht pranojnë, therrin kafshë importi, për herë të parë ne kemi vënë re që këtë muaj janë importuar sasi të mëdha qingjash nga vendet e treat, kur objektivi i qeverisë ishte përkundrazi që ne të hapim eksportet e qingjave po përsa kohë që do ti vësh pengesa të tilla blegtorëve, nuk do lejosh që ata të shërbehen nëpërmjet këtyre bizneseve të vogla, thertoreve që shteti e ka për detyrë që ti ndihmojë në plotësimin e standardeve dhe cilësisë së sigurisë, sigurisht i nxjerr ata nga loja padrejtësisht. Për rrjedhojë ne nuk mund ta votojmë një buxhet të tillë i cili është diskriminues i pamjaftueshëm për të mbështetur këtë sektorë i cili rëndom cilësohet i zhvillimit të ekonomisë së vendit.”
Sigal