Ish ministri Fatmir Xhafaj/ Kujdes me ndryshimet e Reformës në Drejtësi. Ne vuajmë nga zbatimi i jo drejtë dhe proaktiv i ligjeve

101

Ish ministri Fatmir Xhafaj kritika PS-së: Kujdes me ndryshimet e ligjeve të Reformës në Drejtësi

Ndryshimet e njëanshme të ligjeve të reformës në drejtësi dhe prekja nga PS-ja e pavarësisë së institucioneve të reja shihet me nota kritike edhe nga vet përfaqësuesit e PS0së. Ish-ministri i Drejtësisë dhe një nga njerëzit që ka hartuar reformën në drejtësi, Fatmir Xhafaj dje në Kuvend ka mbajtur një fjalim me nota kritike ndaj ndërhyrjeve që kolegët e tij po bëjnë në ligjet e reformës. “Dëshiroj të nënvizoj një çështje të rëndësishme në vlerësimin tim. Konstatohet një përpjekje për të ndryshuar paksa me lehtësi ligjet e reformës në drejtësi. Natyrisht nuk ka tabu për këtë, sepse siç dihet nuk ka një ligj perfekt ashtu siç nuk ka edhe një ligj çudibërës. Për më tepër ne sot nuk vuajmë nga mungesa e ligjeve, por nga zbatimi i drejtë dhe proaktiv i tyre”,- tha Xhafaj. Ai iu referua reastit të ndryshimit të një ligji nga PS dy herë brenda pak muajsh. “Shihni rastin konkret. Kjo dispozitë, neni 152 është ndryshuar në korrik të vitit që shkoj dhe sot vjen përsëri për amendim. Kur ndryshojmë ligjet duhet të jemi shumë të kujdesshëm pasi druaj që shpeshherë, problematikat që mund të kemi në zbatim kërkojmë t’i kapërcejmë me zgjidhjen më të lehtë, amendimin e ligjit. Jo rrallë gjendemi edhe nën presionin e institucioneve ligjzbatuese, që e shohin këtë si një lloj komoditeti për punën e tyre. Mendoj se kjo është një qasje e gabuar”,- deklaroi Famir Xhafaj. Ish-ministri nuk ka kursyer kritikat ndaj Prokurorisë duke folur hapur për loja politike me dosjet në gjykim. “Fatkeqësisht është një fenomen që po e shohim ende në sistem dhe kryesisht në prokurori. Lojëra politike dhe korruptive me çështjet në hetim dhe gjykim. Një pjesë janë çështje shumë të nxehta, me impakt të madh publik. Shpresoj shumë që institucionet e reja të sistemit, ILD, Prokurori i Përgjithshëm dhe vet KLGJ e KLP t’i evidentojnë dhe të reagojnë ndaj këtyre akteve që cënojnë rëndë figurën e magjistratit, por vecanërisht besimin e publikut te drejtësia”,- deklaroi Fatmir Xhafaj.