Ish-ministri Bushati: Vendi në KS të OKB-së,  rezultat i punës së palodhur gjatë gjithë viteve të diplomacisë shqiptare!

275
Sigal

/Gazeta TELEGRAF

Ish-ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati, e shikon si një rezultat të punës së palodhur gjatë gjithë viteve të diplomacisë shqiptare, zgjedhjen dje të Shqipërisë për herë të parë, anëtare të përkohshme të KS të OKB-së. Bushati shkruan në “Twitter” se vendi në OKB është një përgjegjësi serioze.

“Ulja në Këshillin e Sigurimit të KB është një përgjegjësi serioze, politikisht dhe moralisht. Që nga anëtarësimi në Kombet e Bashkuara në 1955, Shqipëria u zgjodh sot për herë të parë në Këshillin e Sigurimit. Ky është rezultat i punës së palodhur gjatë gjithë viteve të diplomacisë shqiptare!”, shkruan ministri Bushati.