Ish-kryetarja e Gjykatës së Lartë fiton betejën, KLD rikthen në detyrë gjyqtaren Shpresa Becaj

526
Këshilli i Lartë i Drejtësisë ka vendosur që të rikthejë në detyrë gjyqtaren Shpresa Becaj. Ish-kryetarja e Gjykatës së Lartë ka mundur të fitojë betejën ligjore me KLD, ndërsa ka marrë me gjyq vendin e emërimit të saj si gjyqtare në Gjykatën e Apelit Tiranë.
Në detyrë është kthyer edhe gjyqtarja e Elbasanit Pajtime Fetahu, e cila ishte pezulluar. Ndërkohë, probleme paraqiten edhe në Gjykatën e Apelit Administrativ. Mësohet se KLD ka shpallur vende vakante në gjykatat e rretheve; Krujë, Kavajë, dhe Lushnjë.
Kujtojmë se Beçaj kishte paditur Këshillin e Lartë të Drejtësisë në 2013-ën, gjatë kohës që i kishte mbaruar mandati si kryetare. Ajo kërkoi asokohe që të emërohej gjyqtare pranë Apelit të Tiranës, ndërkohë që kërkesa e saj nuk u mor parasysh. Vetëm pas një periudhe mbi 4 vjeçare, u arrit që Becaj të kthej në si gjyqtare në Gjykatën e Apelit Tiranë.
Sigal