Ish-Kryeministri Sali Berisha: Ky është dokumenti që gropos Lal Plehun!

309
Sigal

Ditën e sotme, ish-Kryeministri Sali Berisha ka reaguar pas publikimit të dokumentave që implikojnë në mënyrë direkte, Kryetarin e Bashkisë, Tiranë Erion Veliaj në vjedhjen e 128 milionë eurove, duke firmosur vetë, një vendim që i takonte Këshillit Bashkiak.

“I gjetur para pamundësisë së sigurimit të votave në këshill, Lal Plehu vendos për të instaluar minierën e Edvinit dhe të tij të floririt të përvetësojë në mënyrë kriminale kompetencat e këshillit.”,- është shprehu ish-Kryeminstri Berisha në një reagim të shpërndarë në rrjetet sociale.

Reagimi i tij i plotë:

Ky eshte dokumenti qe gropos Lal Plehun!

Ne nje akt megakorruptiv, Lal Plehu ne shkelje flagrante te ligjit, vendime qe mund te merren vetem nga Keshilli Bashkiak i merr vet duke shmangur keshillin dhe kryer veper te rende penale.

Keshtu ai firmos vet per aferen e 128 milion eurove te djegesit te plehrave te Tiranes nderkohe qe kjo eshte nje kompetence ligjore ekskluzive e keshillit bashkiak. Ai kryen kete veper penale sepse e dinte se keshilltaret jo socialist te Keshillit Bashkiak nuk do ta votonin kurre nje akt te tille, vendimi per te cilin merret sipas ligjit vetem me 3/5 e votave te keshillit te cilat ai nuk i kishte.

I gjetur para pamundesise se sigurimit te votave ne keshill, Lal Plehu vendos per te instaluar minieren e Edvinit dhe te tij te floririt te pervetesoj ne menyre kriminale kompetencat e keshillit.

Ketu me poshte keni fotot nga publikimi i hetimit te gazetarit per kete afere kriminale te vjedhjes dhe abuzimi nga Rama – Velia – Terr Koka te 128 milione euro nga parate e takspaguesve shqiptar.