Ish kryeministri italian, Matteo Renzi ka reaguar në lidhje me investigimin e një emisioni, i cili bënte fjalë për shpenzimet e policëve italianë të ngarkuar me detyrë për të mbikëqyrur kampin e refugjatëve në shëngjin të Lezhës.
Renzi aktualisht është kryetar i partisë Viva Italia, në opozitë me qeverinë e zonjës Meloni. Me anë të një statusi në rrjetin social x, Renzi shkruan se paratë e taksapaguesve italian po hidhen poshtë për “turizëm” të personelit policor, ndërkohë që Italia ka nevojë për shërbime policore qoftë në periferitë e qyteteve, qoftë në stacionet policore. Renzi, pyet nëse janë dakord me këto veprime votueset e kryeministres Giorgia Meloni “na paguajnë për të bërë turistët.” Kështu thonë agjentët italianë që ndodhen në qendrën për emigrantë të zbrazët në Shqipëri.
Të intervistuar nga një televizion shqiptar, ata tregojnë për jetën e tyre: Sauna, SPA, udhëtime. Pse? Pse duhet të hedhim kështu paratë e italianëve? Pse duhet t’i lëmë forcat e rendit me pushime në Shqipëri, kur kemi nevojë për personel në periferi dhe në stacionet tona? Por a mund të pranojnë në heshtje ata që kanë votuar Giorgia Melonin një skandal të tillë?” shprehet Renzi.