Ish-Kryeministri Berisha në Kuvend:Rama I lidhur në çdo qelizë me krimin

490
Sigal

Gazeta Telegraf/


Ish-Kryeministri Berisha ka
deklaruar sot në Kuvend  mbi
situatën alarmante në vend
lidhur me trafikun e kanabisit dhe drogës, me ngritjen e porteve dhe
aeroporteve e deri edhe të flotiljes së skafeve

 

Ai i ka
bërë thirrje NATO-s, BE-së dhe KE-së që të ndërhyjnë menjëherë sepse Shqipëria
po rrezikon sigurinë e saj kombëtare e madje po bëhet rrezik ndërkombëtar.

 

 

“I bëj
thirrje NATO-s që nëse këtu nuk ndërhyhet me urgjencë shumë shpejt do të jetë
financues i terrorizmit ndërkombëtar, i ISIS-it në veçanti. Se ashtu thoshit ju
dhe disa vite më parë që nuk shkojnë shqiptarët në Siri, por shkuan dhe jo pak,
ishin disa qindra. Them unë që shkojnë. Unë them që ka ende, dhe me emër e
mbiemër po të duash.

Pra, kjo është një emergjencë
kombëtare.

I bëjmë thirrje Aleancës së
Atlantikut të Veriut ta shohë situatën si rrezik edhe për vendet e tjera.
 I bëj thirrje BE, KE, të shqyrtojnë në mënyrën më serioze, çështjen
dramatike të drogës në këtë vend. Duhet ta dini se në Xibrakë, pas asaj
ngarkesës ë fundit, edhe dy anije të tjera kanë hyrë në Shqipëri.”