Ish-kryeministri Berisha: Manipulim kriminal i dosjes së Saimir Habilit nga narkoprokuroria e Edvin Mafisë!

434
Sigal

Ish-kryeministri Sali Berisha me anë të satusi në rrjetin social Facebook ka shkruar se Dosja e Saimir Tahirit është manipulim kriminal nga Prokuroria

Ja postimi i plotë i Berishës:

Manipulim kriminal i dosjes së Saimir Habilit nga narkoprokuroria e Edvin Mafisë!

Ja disa nga provat përvëluese që narkoprokuroria apo Edvin Mafia hoqi nga dosja e Saimir Habilit që faktojnë lidhjet e tij të ngushta me kushurinjtë kriminelë dhe supertrafikantë Habilaj.

Kështu, gazetari investigativ ka zbuluar se nuk janë në dosje:

1-Rregjistrimi i dorëzuar nga autoritetet italiane i bisedës telefonike të Moisi Habilajt me xhaxhin e Saimir Habilajt nuk është fare në dosjen e prokurorisë. Në këtë bisedë telefonike me xhaxhain e Saimir Habilit, Moisiu në prani të babait të Saimirit i thotë atij se jam me gjigandin Bashkim. (Bashkim Tahiri)
2-As fakti që Moisi Habilaj ka qënë në Romë bashkë me babain dhe gruan e Saimir Habilajt (Bashkim Tahiri dhe Fatlinda Berisha) dhe
3-që këta të dy nuk janë rregjistruar në TIMS fare për këtë udhëtim por që figurojnë në listën e pasagjerëve të Alitalia dhe që kanë të vulosur pasaportat me vulën e Fiumicinos në këto data. Pra prokuroria ka fshehur provën më të rëndë që lidh Saimir Tahirin me Moisi Habilajn si një grup i strukturuar kriminal ku kusho Saimiri ka pasur për detyrë shmangien e policisë ndaj Habilajve.

Këtu më poshtë keni linkun e artikullit të publikuar në Bold News me titull:

Eksluzive/Përgjime e dokumenta,Moisi Habilaj udhëtim në Romë me “gjigandin Bashkim” Tahiri.

Në këtë artikull keni tekstin e bisedës telefonike të midis Moisi Habilit dhe xhaxhait të Saimir Habilit rregjistrim i autoriteteve italiane dokumentat e udhëtimit të Bashkim Tahirit dhe Fatlinda Tahirit, babait dhe bashkëshortes së Saimir Habilit që shkojnë në Romë por kalojnë të parregjistruar në TIMS në Tiranë etj etj!

Manipulim kriminal i dosjes se Saimir Habilit nga narkoprokuroria e Edvin Mafise!Ja disa nga provat perveluese qe…

Gepostet von Sali Berisha am Freitag, 20. September 2019