Ish – Kryeministri Berisha/ ‘Foltorja’ e LGD sukses i ringritjes së PD. Interesat kombëtare, dorheqja e Bashës dhe vendimi “non grata” për Soros

166
Sigal

Dy muaj me parë PD ishte në greminë, sot po bëjmë revolucion

“Foltorja’ është revolucioni më i madh në historinë e pluralizmit shqiptar”. Ai tha se vetëm dy muaj më parë PD ishte në greminë, për shkak se kryetari i saj kreu një kat të madh pabesie.‘Foltorja vjen si lëvizja dhe revolucioni më i fuqishëm që ka njohur Shqipëria në gjithë historinë e saj. Dy muaj më parë në po rrokulliseshim, qindramijëra votues tanë shprehnin me vete pendesën pse votuan PD-në’, tha Berisha.

 

Jemi partia që po ngjitemi me të shpejtë në krye

Mirënjohje ndaj anëtarëteve të Lidhjes Demokratike të Grave. Pasi ju bashkë me zonjën Vokshi  ishit ato që mbështetët lëvizjen për ‘PD më të bashkuar dhe më të hapur’. Mbështetët foltoren që në ditët e para të idejimit të saj. Kjo mbështetje ato orë dhe ditë fillimi, ka qenë një garanci për një udhëtim të sukseshëm, përpjekje të suksesshme, revolucion paqësor, që vjen si revolucioni më i fuqishëm që ka njohur Shqipëria në të gjithë historinë e saj. Ne po ngjitemi në nivelet e 25 prillit.

Kam denoncuar 26 herë Suel Çelën dhe banditët e Elbasanit, kurrë s’e shave Ramën

Berisha theksoi se ka denoncuar 26 herë Suel Çelën dhe banditët e Elbasanit, duke shtuar se Basha në fjalimet që mbante, kurrë s’e shante Edi Ramën.Sali Berisha vlerësoi se me Foltoren, do të jetë opozita e vërtetë dhe jo peng opozita. ‘Sali Berisha ka 26 statuse ku denoncon me emër Suel Çelën dhe banditët e tjerë. Ata nuk më kanë kërcënuar kurrë mua, por qytetarët e Elbasanit. Nuk gjen një status të Lulzim Bashës, që të ketë denoncuar këtë bandit a tjetër. Anëtarët e Foltores janë shumë më të mirë në fjalime se Basha. Ne me Foltoren, të bashkuar do fitojmë’ – deklaroi Berisha.

‘Reforma në Drejtësi akti më i madh korruptiv’

Ish-kreu i qeverisë, Sali Berisha ‘Foltoren’ e radhës e zhvilloi me gratë demokrate, ku vuri theksin tek dështimi i Reformës në Drejtësi. Berisha tha se reforma në drejtësi është një nga aktet më të mëdha korruptive të shtetit. “Pollet tregojnë se vetëm 6% e shqiptarëve besojnë se ja vlente kostoja e kësaj reforme. Reforma në Drejtësi përbën një nga aktet më të mëdha korruptive të këtij vendi’, deklaroi Berisha.

Sekretarët e Bashës të japin dorëheqjen, janë aty në mënyrë të paligjshme

“Statuti e ka të zezë mbi të bardhë, se sekretarët dhe nënkryetarët zgjidhen nga Këshilli Kombëtar me dy kandidatura. Ftoj sekretarët të japin dorëheqjen, sepse kanë marrë detyrë që është e paligjshme.Sa herë të dilni në TV, gjithmonë të paligjshëm do të jini. Kjo është thirrje miqësore. Secila nga ju në sallë meritoni më shumë, se ju jeni vajza e gra të lira, ndërsa ata janë pengje të Bashës”, deklaroi Berisha.

Yuri Kim, nuk do shkelësh kurrë në zyrën time!

Dy fjalë dua t’i them zonjës ambasadore që më shumë se interesat e vendit të saj mbron interesat e Sorosit. Në një dalje televizive ajo u shpreh se po fitoi Berisha nuk do i japim dorën dhe nuk do i shkojmë në zyrë. E nderuar zonjë, dera e Berishës do të jetë gjithnjë e hapur për ambasadorin e SHBA me të vetmin kusht që në rast se ai do të quhet Yuri Kim në çfarëdo funksioni që të ketë, kurrë nuk do të shkelë në zyrën time pa kërkuar falje për barin që u ka dhënë juve.Ne e kemi përmbysur diktatorin që u jepte bar shqiptarëve ndaj ju garantoj se në zyrën time nuk do shkelësh kurrë pa u kërkuar falje shqiptarëve për barin” – tha Berisha.

 

Rama ka shitur interesat kombëtare, ne jemi për Europën, jo për projektet e Sorosit

‘Ne do të rikthejmë në programin tonë, vlerat konservatore. Konservator do të thotë tradicional. Në radhë të parë do të rikthejmë traditën e familjeve tona. Ai është mesazhi më i shkëlqyer që transmetojmë ne për kombet e zhvilluara. Do të respektojmë ato. Rikthemi tek interesi kombëtar. Nuk them se e kemi aq të lavdishme historinë, edhe me gabime e kemi, por e kemi me lumenj dhimbjesh. Askush nuk mund të ketë derdhur gjak aq sa ne, për të fituar lirinë. Kemi derdhur gjak për të fituar lirinë. Çfarë është ky Soros Ballkani. Ky është një platformë konflikti sepse po të ishte një platformë kooperimi duhet të punojnë të 6 shtetet. Nuk janë 6 shtetet. Europa ka një projekt që është ‘Procesi i Berlinit’, ku janë të 6 shtetet e barabarta që ka caktuar 9 miliardë dhe është gati për ta bërë 19 miliardë. Ne do të mbrojmë interesin kombëtar jo projektet e Sorosit’, tha Sali Berisha.

Vendimi im i parë do jetë shpallja “non grata” e George Soros në Shqipëri

Ish-kryeministri Sali Berisha tha se sapo PD të kthehet në pushtet me të në krye, vendimi i parë do të jetë shpallja “non grata” e miliarderit George Soros. “Lexoni studimin e Euronews. Vetëm 6% e shqiptarëve besojnë se ja vlente kostoja e reformës në drejtësi. Të gjithë kanë pasur një ekzekutor që është Edi Rama. Por kanë pasur një padrino dhe ky është Xhorxh Sorros, i cili përdori çdo lloj fuqie që Edi Rama të ndërtonte Narko Shtetin.– tha Berisha.

Basha i thoshte ambasadores Amerikane, dalim e flasim jashtë se na regjistron Berisha

“Kur ky i pabesë dhe i padinjitet tejkaloi çdo normalitet. Ju garantoj se dora-dorës do të mësoni gjëra të pabesueshme, për pabesitë e tij që janë të turpshme, por nuk është koha të harxhojmë kohë me këtë. Ky zotëri thoshte se gafat e tij ia paska imponuar Sali Berisha.Ju them se burime amerikane më informonin mua se ky i thotë ambasadores ‘të dalim nga zyra se kemi regjistrues nga Berisha’, se më ka futur Berisha regjistrues dhe të bisedojmë jashtë. A mund ta imagjinoni ju një gjë të tillë?