Në një takim të organizuar në kuadër të studimeve në shkollën politike të FRPD mes të rinjve ish-kongresmenia republikane Vickey Harzler u tha atyre mesazhin se “Brezi juaj i ri duhet të mbrojë lirinë, siç bënë të rinjtë dhe studentët në vitet 1990” Hartzler në fjalën e saj tha gjithashtu se liria nuk trashëgohet, por mbrohet dhe u shpreh e lumtur që të rinjtë në Shqipëri përqafojnë vlerat konservatore që kanë në themel të tyre familjen dhe lirinë. “Brezat e vjetër, në vendin tuaj apo tonin ishin ata që siguruan lirinë, por i takon çdo brezi që ta mbrojë dhe luftojë për atë liri. Dhe tani është koha juaj. Idealet konservatore janë ato që e bëjnë shtetin të lulëzojë. Ato janë besimi, familja dhe liria. Liria nga tirania qeveritare, liri nga tejkalimi i qeverisë, liri për t’u shprehur , liria për të adhuruar dhe falur sipas dëshirës, liria për të rritur familjen tuaj sipas besimeve tuaja pa patur qeverinë që të thotë se nuk mund ta bëni atë. Këto janë gjërat konservatore që ne përqafojmë, që e kanë bërë Amerikën të mrekullueshme, Shqipërinë të mrekullueshme”, tha ajo.