Ish-Kongresmeni Republikan, Joe DiGuardi letër Presidenti Biden: SHBA duhet ti bëjë presion Greqisë për të vepruar

326
Sigal

Nga Beqir SINA – New York

SHBA duhet t’i bëjnë presion Greqisë për të vepruar menjëherë

Lidhja Qytetare Shqiptaro -Amerikane, e udhëhequr nga  ish-Kongresisti Joe DioGuardi, i dërgoi një  letër Presidentit Biden lidhur le dy cështje të cilat thotë ai janë kryesore për të cilat SHBA duhet t’i bëjnë presion Greqisë për të vepruar menjëherë: njëra, për ta njohur Kosovën si shtet i pavarur, dhe e dyta, për ta shfuqizuar “Ligjin për Luftë me Shqipërinë nga viti 1940.”

Në një mesazh të shpërndar sot në rrjetin social Facebook,  ish-Kongresisti republikan i Nju Jorkut, Joe DioGuardi, Kryetar i Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane, njofton se sot(11 tetor), Sekretari i Shtetit i SHBA-ve Anthony Blinken,  është takuar me Ministrin e Jashtëm grek Nikos Dendias për të diskutuar cështje të interesit për të dyja vendet, duke përfshirë edhe gjendjen në Ballkanin Perëndimor.Ai sqaronë më tej se ky takim ka ndodhur veçse tri ditë para këtij takimi, më 11 tetor 2021, kur ish-Kongresisti Joe DioGuardi, Kryetar i Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerik ane, i dërgoi letër Presidentit Biden në të cilën ai shkruan :
Sot, Sekretari i Shtetit i SHBA-ve Anthony Blinken është takuar me Ministrin e Jashtëm grek Nikos Dendias për të diskutuar çështje të interesit për të dyja vendet, duke përfshirë edhe gjendjen në Ballkanin Perëndimor.

 

Vetëm tri ditë para këtij takimi, më 11 tetor 2021, ish-Kongresisti Joe DioGuardi, Kryetar i Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane, i dërgoi letër Presidentit Joe Biden një letër për dy çështje kryesore për të cilat SHBA duhet t’i bëjnë presion Greqisë për të vepruar menjëherë: njëra, për ta njohur Kosovën si shtet i pavarur, dhe e dyta, për ta shfuqizuar “Ligjin për Luftë me Shqipërinë nga viti 1940.”

Kam rezerva të mëdha për rolin e Greqisë në rajon, dhe po shpresoj se cilado iniciative madhore diplomatike SHBA-Greqi nuk do të ndërrojë balancin e forcave në Evropë Juglindore, duke e kthyer Greqinë në një lloj “bosi të Ballkanit.”Deri më sot, Greqia ende nuk e ka njohur Kosovën, dhe refuzon ekzistencën e minoriteteve etnike në territorin e vet,” ka shkruar DioGuardi.Ai po ashtu ka shtuar: “tutje, deri më sot Greqia ende e mbanë ende në fuqi Dekretin e vitit 1940 për Statusin e Luftës me Shqipërinë, përkundër faktit që Lufta e Dytë Botërore ka përfunduar para më shumë se 75 viteve.”Në këtë letër, DioGuardi i kërkon Presidentit Biden që të drejtojë “Departamentin e Shtetit t’i përcjellë qeverisë greke insistimin amerikan që Greqia të anulojë menjëherë dhe pa asnjë kusht dekretin 2636/1940 mbi Statusin e Luftës me Shqipërinë,” duke i rikujtuar atij së “si kampion të së drejtës ndërkombëtgare dhe lirisë në botë, SHBA-të kanë kapacitetin për të vënë presion dhe për t’ia imponuar Greqisë rregullimin e këtyrë çështjeve.”

DioGuardi dhe Biden kanë shërbyer bashkë në Kongresin e SHBA-ve gjatë viteve të 1980-ta.

Siç e deni, ne kemi dekada të punës së përbashkët nga e kaluara në përpjekjet tona për të promovuar vlerat politikës së jashtme amerikane dhe për të sjellë paqe e stabilitet në Ballkan. Si rezultat i lidershipit tuaj në Senatin e SHBA-ve atëherë, dhe si President yni sot, SHBA-të gëzojnë respektin dhe popullaritetin më të lartë në vende si Shqipëria e Kosova…,” ka shkruar DioGuardi.

Shtëpia e Bardhë e ka konfirmuar pranimin e letrës në fjalë.“Liga Qytetare Shqiptaro-Amerikane mbetet e përkushtuar për të vazhduar betejën për kauzën kombëtare shqiptare në Ëashington, DC, dhe e vlerëson lartë përkrahjen tuaj”, thuhet më tej në letër.