Ish-europarlamentari Swoboda: Migracioni po ndryshon shoqërinë

485
Ish-europarlamentari Hannes Swoboda deklaroi se migracioni po ndryshon shoqërinë, ndërsa sipas tij, nuk është vetëm problem sasior. I pranishëm në konferencën “Periferia sfidon qendrën”, që po mbahet në Tiranë, ku marrin pjesë gazetarë, diplomatë, profesorë dhe studentë, Swoboda tha se Evropa po përballet me krizën e refugjatëve. Ndër të tjera, ish-europarlamentari pohoi se migracioni është keqpërdorur si vatra e terrorit. Sipas tij, myslimanizmi është fe evropiane, islami po keqpërdoret nga terroristët.
Sigal