Ish-deputetja demokrate, Oriola Pampuri/ Sot banorët u dhunuan në mënyrë barbare nga policia e urdhëruar nga Rama

408
Sigal

Ish-deputetja demokrate, Oriola Pampuri, ka reaguar ashpër pas dhunës së policisë ndaj banorëve të Astirit ditën e sotme, të cilët dolën në protestë për të kundërshtuar vizitën e Ramës pranë zonës së tyre.

Në reagimin e saj Pampuri thekson se sot banorët u dhunuan në mënyrë barbare nga policia e urdhëruar nga Rama.

Sipas saj gazi helmues nuk kurseu as nënën e foshnjës 2 muajshe, që në fund të fundit doli aty për të mbrojtur shtëpinë e saj.

Ja postimi i Pampurit:

Gazi helmues nuk kurseu sot as nënën e foshnjës 2 muajshe, që priste të ushqehej me qumësht gjiri nga nëna e saj, por forcat që ruajnë burrin pa burrëri, Edi Ramën, ia privuan sot një vakt me qumësht.

Nëna shtatzënë e cila para 4 muajve u arrestua, sot u intoksikua. Bebi një herë në barkun e mamit, ishte në komisariat, e sot e priste mamin që të ushqehej me qumësht, por që policia nuk ia kurseu gazin helmues duke ia drejtuar në fytyrë.

Kjo është historia e një prej qëndrestareve, nënë heroinë që të nxit të reflektosh e të mendosh se ç’mund të bëjë njeriu për të mbrojtur strehën e tij, të ndërtuar me shumë mund e djersë.

Edi Rama s’ke parë gjë akoma, e drejta e çdo qytetari do të të kthehet shumë shpejt në boumerang. /Boldnews.al