Ish-deputeti jep lajmin: Doktoresha e Shkencave në Filozofi i bashkohet LSI, rilindja i përbuzi intelektualët

442
Sigal

Ish-deputeti i LSI, Endrit Braimllari, shkruan në ‘Facebook’ se Doktoresha e Shkencave në Filozofi, Suela Dinellari, nga sot do të jetë pjesë e LSI në Korçë.

Sipas Braimllarit, hapja e LSI vijon me njerëz intelektualë e të përgjegjshem dhe është garanci për një të ardhme të sigurtë të vendit.

Mesazhi i Braimllarit:

Nga sot Suela Dinellari Doktore Shkencash ne Filozofi pjese e ekipit te LSI Korçe.

Sot, patëm kënaqësinë të mirëpresim në ekipin e LSI Korçë, Suela Dinellarin Doktore Shkencash në Filozofi. Hapja e Lëvizjes Socialiste për Integrim vijon me njerëz intelektualë e të përgjegjshem. Hapja e LSI është garanci për një të ardhme të sigurtë të vendit. Rilindja i goditi, i përbuzi intelektualët e rinj prandaj është detyra jonë të hapemi dhe t’i përfaqësojmë në mënyrë dinjitoze. Me këtë rast i bëj thirrje të gjithë të rinjve, profesionistëve që të bëhen pjesë e LSI, dera jonë është e hapur për të gjithë.
#Shqiperia_shtepia_juaj