Ish-ambasadori Arvizu ‘kritikon” punën e Donald Lu në Shqipëri: U përqendrua vetëm tek…

638
Sigal

Ish-ambasadori Amerikan në Tiranë Aleksandër Arvizu mund të jetë nga ata ambasadorë që me sa duket nuk i ndahet shpirti nga Shqipëria. Ai rikthehet herë pas here ne vendin ku qëndroi si ambasador për një mandat edhe thjesht për të takuar miqtë që ka lënë në Tiranë.

Por këtë radhë ka një arsye më shumë për të qenë në Tiranë. Presidenti Ilir Meta do të dekorojë me medaljen “Merita speciale Civile”, ish-ambasadorin amerikan në Tiranë, Aleksandër Arvizu. Sot ai ishte i ftuar në “Wake Up” ku u ndal në një intervistë të gjatë rreth përshtypjeve që ka për vendin tonë , por edhe disa nga çështjet më të rëndësishme që po na shoqërojnë kohët e fundit.

Ish-ambasadori u ndal në fenomenin e “braktisjes së vendit nga të rinjtë” duke e cilësuar atë një fenomen shumë problematik dhe një tregues jo të mirë për gjendjen ekonomike. Një pikë tjetër në të cilën ai u ndal ishte dhe raporti i qeverisë me opozitën, një raport që ka shënuar regres sipas tij. Por gjatë intervistës diplomati amerikan nuk ka kursyer edhe komentet për punën e pasardhësit të tij , Donald Lu.

“Unë e kam mik, dhe me të mbaj konktakte. E vetmja gjë që do të kritikoja është se puna e tij u përqendrua shumë në sistemin e drejtësisë, në procesin e vetingut. Në kohën kur isha i mandatuar, puna jonë u përqendrua në kauza të ndryshme më sociale”- u shpreh ish ambasadori Arvizu.