Ironia e Vasilit: Mbështes Edi Ramën, “vërtet” nuk ka 15 kushte!

340
Sigal

Nga Petrit Vasili

Mbështes Edi Ramën, “vërtet” nuk ka 15 kushte!?

Tani është e qartë që këto nuk janë kushte, por “sebepe”.

Dihet edhe “kuzhina” ku u gatuan këto kushte.

Zilia ndaj Edit e verboi Europën prandaj edhe i vuri 15 kushte.

Pika, që derdhi gotën e xhelozisë së Europës ishte menaxhimi më i mirë në botë i Pandemisë!?

Europa s’ka kurajë të pranojë se Edi qeveris 10 herë me mirë se Gjermania dhe 50 herë më mirë se Italia.

Europa është verbuar nga zilia, që Shqipëria funksionon shkëlqyeshëm pa Gjykatë Kushtetuese dhe pa Gjykatë të lartë.

Europa e meriton një përgjigje për 15 “sebepet”, që sajon bashkë me “kuzhinën” ku sajohen.

Kënga është gati.

Kënga jua rregullon qejfin këtyre europianëve.

Fët e fët 8 pikat bëhen 15 pika, i vihet emri edhe kuzhinës dhe ja u bë kënga.

Kënga zgjidh gjithçka dhe ju tregon vendin “armiqve”.

Edi, per kollajllëk, po ta nis edhe këngën, të tjerat i bitis vetë ti s’ta kam merakun fare.