Ironia e Dylgjerit: Këto tre zv.ministra duhen për farë kosi

515
Sigal

Publicisti Ylli Dylgjeri njihet për ironitë e shpeshta që bën në rrjetet sociale ndaj qeverisë.

Ironia e tij nuk mund të mungonte as pas gafave të fundit të zëvendësministrave të rilindjes.

Në një postim në rrjetet sociale Dylgjeri ironizon se zv.ministrat Lorena Hoxha, Gent Cakaj dhe Ermira Gjeci duhet të ruhen për farë kosi pasi cilësia e qeverisë nuk matet nga qumështi por nga fara e kosit.

“Amanet
Këto 3 ZvMinistra duhet të ruhen për farë kosi.
Pse do pyesni Ju?
Se cilësia e Qeverisë nuk matet nga qumështi por nga fara e kosit.” -shkruan gazetari.

Kujtojmë se gafa e zv.ministres së Arsimit, Lorena Hoxha ishte në Panairin e Punës kur tha se “Çfarë do korrni, do mbillni”, ndërsa e zv.ministres së Bujqësisë Ermira Gjeci në studion e Top Show tha “Nëse përdorim allçi në djathë, atëherë djathi nuk do të pritej dot.  Është ndryshe niseshte dhe ndryshe allçi”.