Deputetja e PS-së për qarkun e Tiranës, Iris Luarasi në një postim të publikuar në rrjetet soicale ka bërë me dije se kryeministri Edi Rama ka nisur një aksion konkret për të identifikuar nevojat urgjente të qytetarëve, lagje më lagje.
Ajo tha se është caktuar të punojë në Njësinë nr. 6 në Kombinat, së bashku me ministrin Blendi Gonxhja dhe një ekip të posaçëm.
Luarasi theksoi se ka qenë një kënaqësi e veçantë të dëgjosh qytetarët që ndihen të respektuar edhe pas zgjedhjeve, ndërsa shtoi se janë vërejtur ndryshime pozitive dhe janë identifikuar problematikat që kërkojnë zgjidhje.
Postimi i plotë:
Kryeministri @ediramaal ka nisur një aksion konkret për të identifikuar dhe adresuar nevojat më urgjente të qytetarëve, lagje më lagje, derë më derë. Si deputete e qarkut Tiranë, jam caktuar të punoj në zonën e Njësisë 6, Kombinat, së bashku me Ministrin @blendi.gonxhja dhe ekipin e tij.
Është kënaqësi e veçantë të takosh banorët që ndihen të përfillur dhe të respektuar edhe pas zgjedhjeve, dhe që me shumë besim parashtrojnë ankesat dhe kërkesat e tyre.
Së bashku me Egin, Luanin, Fatmirin dhe Aurelin pamë ndryshimet pozitive që kanë ndodhur në këtë zonë të Njësisë 6, si dhe identifikuam nevojat që kanë banorët.




















