Intelektualët e (keq)përdorur nga politika e ditës

1951

 ZGJEDHJET/ Apeli i 173 intelektualëve të sotëm krahasuar me thirrjen e 182 intelektualëve të 20 viteve më parë

Ditët e fundit ka tërhequr vëmendjen një thirrje e një grupi intelektualësh, drejtuar kreut të Partisë Socialiste në opozitë për të votuar tre ligjet e integrimit për të marrë statusin e vendit kandidat për në BE. Në pamje të parë duket një gjest i madh atdhetar i këtyre njerëzve që kanë firmosur këtë peticion për shefin e opozitës. Mirëpo, duke patur parasysh faktin se, kjo është një histori e vjetër, jashtë institucionale, qytetari bie në mendime e thotë: Pse duhen peticione të tilla? Shteti funksionon me ligje dhe rregulla dhe nuk ka nevojë të ndërhyhet për të imponuar një mendim “intelektual”. Sepse para se të bëjnë thirrje për votimin e tre ligjeve të integrimit, këta intelektualë të sotëm duhej të ishin shqetësuar për sa e sa probleme të mosfunksionimit të demokracisë në këtë vend gjatë këtyre viteve. Meqë i kam ndjekur intensivisht zhvillimet politike të dy dekadave të fundit, më ra ndërmend se një thirrje e tillë intelektualësh është bërë edhe në vitin 1992, emrat e të cilëve i kam publikuar në një libër dhe po i sjell të plotë në numrin e sotëm të “Telegraf”-it. Në atë kohë ishin rreth 182 intelektualëve, (të cilët ishin vërtetë intelektualë, lexoni me vëmendje listën) të cilën bënin thirrje vetëm pak ditë përpara 22 marsit të famshëm të 92-shit që të votohej Partia Demokratike e Doktor Berishës për t’i dhënë fund diktaturës së urryer komuniste në Shqipëri. Ishte një thirrje që të themi të drejtën, ngjiti. Sepse ishte një thirrje që buronte nga opozita e pushtetit të asaj kohe. Mirëpo, 20 vjet pas si mund ta pranojmë një thirrje të tillë 20 vjet më pas në favor të një pushteti të diskredituar katërcipërisht, domethënë për të votuar në favor të këtij pushteti me njëmijë e një zullume? Vetëm fakti që mbështet pushtetin, është komprometues. Vëreni listën e firmëtarëve të peticionit të djeshëm: le t’i quajë kushdo intelektualë, por në radhë të parë ata janë rrogëtarë të pushtetit aktual, me bluza të bardha ose jo, por vetëm ky fakt i bën të pabesueshëm. Bluzat e bardha janë përfshirë në fushatën e ethshme të maxhorancës për t’i bërë presion opozitës në kuadër të nevojës për votimin e tre ligjeve që kërkojnë shumicën e cilësuar në Kuvend. Për tre ditë rresht, së pari nga Kuvendi i Shqipërisë e më pas përmes një adrese anonime, shpërndahen emra firmëtarësh që i shtohen listës që tanimë ka arritur në 173 persona. Të paktën kështu thuhet, se vetëm emrat e 73 personave janë publikuar. Që prej momenteve të para këta individë janë prezantuar nga zyra e shtypi e Kuvendit të Shqipërisë si intelektualë që kanë zgjedhur të bëhen bashkë për t’i kërkuar kreut të opozitës Edi Rama të mos pengojë në Kuvend votimin e ligjeve. Nga një analizë e shpejtë e listës së emrave është mëse e dukshme se pothuajse të gjithë janë buxhetorë të administratës publike. Sektori më i përfshirë në këtë peticion janë mjekët të cilët përbëjnë shumicën e listës. Lexuesi ka të drejtë të bëjë një krahasim mes dy listave dhe le të gjykojë vetë mbi thirrjen aktuale.

Ja lista e (1) 73 intelektualëve aktualë:

1. Edmond Tupe Pedagog UT, Përkthyes

2. Nikolin Gurakuqi ( Regjisor)

3. Ali OSeku Piktor

4. Ndricim Kulla Botues, opinionist

5. Artan Peqini Prof.Asoc. Dekan Fakulteti Arteve

6. Irini Qirjaku ( Soliste Këngëtare)

7. Ardian Isufi Artist, Prof.Asoc. Universiteti Arteve

8. Jonila Godole Shkrimtare

9. Anila Mitri muzikante

10. Shqipe Selfo Piktore

11. Klaudia Hila Regjisore

12. Iljon Xhoni Akrobat

13. Aljin Gala ish- futbollist

14. Kurtish Gruda mjek

15. Jorgji Koco mjek

16. Sabahet Vishnja ( Soliste Këngëtare)

17. Lirije Kurtaj mjeke

18. Irma Nela mjeke

19. Athanas Prifti mjeke

20. Hamdi Shehu mjek

21. Blerim Metani ish futbollist

22. Pavllo Bukoviku ish- sportist

23. Çelo Hoxha Historian

24. Leka Ndoja Shkrimtar

25. Shyqyri Shehu mjek

26. Lumturi Taturi mjeke

27. Silvana Muka mjeke

28. Sajmir Patushi ish- sportist

29. Enver Rada ish Sportist

30. Trendafile Sergani mjeke

31. Suzana Salaj mjeke

32. Sulejman Turku muzikant

33. Nazmije Toska mjeke

34. Violeta Leka mjeke

35. Agim Rreza Muzikant

36. Florian Becani mjek

37. Luljeta Xhuxha mjeke

38. Naxhije Shallani mjeke

39. Nijsla Dolme Aktore

40. Cibane Broka mjeke

41. Mirlinda Turku muzikante

42. Luigj Bytyci ish- sportist

43. Nora Lekaj mjeke

44. Suela Xhumbi mjeke

45. Ramiz Kernaja mjeke

46. Fatbardha Osmani mjeke

47. Silvana Loka mjeke

48. Pranvera Osmani mjeke

49. Ethem Afezolli muzikante

50. Deshira Masupaj mjeke

51. Mimoza Dallenga mjeke

52. Jonida Celo mjeke

53. Mirela Kama mjeke

54. Abdullah Aliu mjek

55. Ansi Agolli futbollist

56. Niko Ferizi mjek

57. Ledja Bakami mjeke

58. Manjola Cena mjeke

59. Kozeta Levonja mjeke

60. Engjellushe Duro mjeke

61. Manjola Hamzallari mjeke

62. Adelina Xhomaci mjeke

63. Luiza Hekani mjeke

64. Zeliha Beta mjeke

65. Margarita Rroshaj mjeke

66. Shpresa Serani mjeke

67. Laurenca Muca mjeke

68. Fitnet Duro Akrobat

69. Deshira Gjemi mjeke

70. Fllanza Cuni mjeke

71. Dila Papleka mjeke

72. Hasmete Elezi mjeke

73. Elona Alibali Mësuese

 Ja dhe lista e 182 intelektualëve të 1992-shit

Shtatë ditë para zgjedhjeve të 22 marsit, nën titullin e bujshëm ATDHEU NA THËRRET!, në faqen e parë, gazeta RD e datës 15 mars 1992, në fund të manifestit, publikonte emrat e 182 intelektualëve, të cilët, nëpërmjet një thirrjeje që u quajt Manifest, i kërkuan popullit të votonte për opozitën. Ata ishin:

Anëtarë të Akademisë së Shkencave: Bajram Preza, Bedri Dedja, Besim Daja, Petrit Gaçe, Selaudin Bekteshi, Teki Biçoku, Ylli Popa. Profesorë: Agim Popa, Bujar Hoxha, Fehmi Shehu, Pandeli Çina, Koço Gliozheni, Panajot Boga, Petraq Petro, Selim Islami, Shefqet Ndroqi, Viron Kola.  Dok. Doc. BVSH. KSH: Afrim Tabaku, Adrian Shehu, Agim Bërdulla, Agim Budo, Agim Karçanaj, Agim Shehu, Akile Kero, Arben Dushi, Arben Santo, Arben Tashko, Artan Goda, Alfred Priftanji, Agron Lufi, Angjelin Shtjefni, Baftjar Nevruzi, Bashkim Resuli, Bedri Bylyku, Besnik Gjongecaj, Eduard Gjika, Burhan Çelo, Durim Bebeci, Enver Faja, Esat Emiri, Fatos Adami, Fatos Harito, Fatos Klosi, Fatmir Elmazi, Fedhon Meksi, Flamur Zela, Frida Shahini, Gëzim Hajdari, Gëzim Mukli, Gëzim Pepi, Gjergj Caushi, Hasan Karagjozi, Hysen Agolli, Ilo Mele, Ismail Demneri, Ismail Sulo, Isuf Reçi, Isuf Sukaj, Jakup Agalliu, Jani Teta, Jolanda Koçi, Kasëm Bokshi, Kostë Koçi, Kudret Velça, Kristo Pano, Luan Karçanaj, Luigj Gjoka, Llazar Xhajanka, Mahmut Shushku, Maks Cikuli, Mehdi Agolli, Mentor Petrela, Muharrem Dragovaja, Muharrem Seseri, Mihal Prifti, Murat Manehasa, Myzafer Çela, Nikollaq Koçani, Nestor Therecka, Nikolla Qafoku, Nikolla Verdha, Petraq Marango, Pëllumb Çarçani, Petrit Barani, Petraq Xhaçka, Petrit Rama, Petrit Dodbiba, Petrit Vasili, Pirro Veizi, Pjerin Preka, Pal Xhumari, Pëllumb Karagjozi, Pjerin Radovani, Qemal Mandia, Qevqep Kambo, Rajmond Sharko, Rajmond Ikonomi, Rahmi Korbi, Ramiz Topi, Robert Magapi, Roland Pinguli, Sefedin Xhemalçe, Sotir Rrapo, Sul Kodra, Sulejman Zhguli, Skënder Durrësi, Skënder Malja, Skënder Koja, Skënder Xhiku, Spiro Boçi, Spiro Duka, Shyqyri Subashi, Taqo Adami, Tatjana Dishnica, Tatjana Harito, Vladimir Spaho, Ylli Bujari, Ylli Kolonja, Thoma Kristo. Intelektualë të Artit dhe Kulturës:  Ali Abdihoxha, Arben Kallamata, Ali Oseku, Andrea Varfi, Alush Shima, Agim Qirjaqi, Agim Zajmi, Alfred Bualoti, Ahmet Pasha, Artan Seja, Bashkim Ahmeti, Bashkim Dervishi, Englantina Mandia, Edi Hila, Fatos Kola, Gazmend Leka, Hektor Pustina, Kin Dushi, Kujtim Çashku, Kol Jakova, Leka Bungo, Llazar Siliqi, Mehmet Elezi, Mërkur Bozgo, Miltiadh Kutali, Neshat Tozaj, Niko Progri, Naxhi Bakalli, Ndriçim Xhepa, Ramadan Sokoli, Rikard Ljarja, Taulant Pustina, Tefik Çaushi, Vehbi Skënderi, Vasian Lame.  Intelektualë të njohur të prodhimit e të sferave të tjera:  Ana Kolevica, Anastas Suli, Argjend Tafaj, Ardian Muço, Bedri Myderizi, Elmaz Çoçoli, Evan Koço, Enis Buletini, Fatos Hazizaj, Gëzim Kallçiu, Grigor Gjika, Gazmend Velçani, Gjergj Minga, Idajet Çoçoli, Idajet Farka, Kristaq Luarasi, Mihal Hanxhari, Mihal Hobdari, Mihal Tase, Mirush Strazimiri, Myzafer Janina, Pavllo Koja, Niko Leka, Sami Manehasa, Sezai Disha, Sitki Bushati, Vita Adami, Zija Shkodra.

Në fund të kësaj liste të gjatë, shtohej:

Shënim. Grupi i ngarkuar me rreshtimin e emrave sipas alfabetit të aderuesve në manifestin e 182 intelektualëve, për shkak të ngutjes ka lënë jashtë emrat e mëposhtëm. Kërkojmë ndjesë: Besim Elezi, Prof. Shef katedre; Manol Konomi, jurist; Myslim Islami, doc. Drejtor i muzeut; Spiro Qirko, Dr. kardiolog; Veli Zogu, Dr. kardiolog kirurg.