Integrimi në BE, Vlahutin: Përgjegjësia e politikanëve, ne ju ndihmojmë

477
Ambasadorja e BE në vendin tonë, Romana Vlahutin tha se procesi i integrimit të Shqipërisë është një çështje e brendshme, që i takon klasës politike shqiptare.
Në konferencën “Mbështetja e BE-se dhe qytetarët shqiptarë – një perspektivë rajonale”, Vlahutin tha se kjo është një çështje e brendshme, kurse prania e tyre ndihmon në këtë proces.
Romana Vlahutin: Detyrimi për ti shpjeguar shqiptarëve procesin është përgjegjësia e politikanëve, dhe e të gjitha atyre të cilët kanë të bëjnë me këtë proces. Është edhe përgjegjësia jonë.
Është dialogu juaj i brendshëm që do të luajë një rol. Është rrugëtimi juaj dhe dialogu është brenda për brenda jush.
Ky është një transformim i shoqërisë, është një proces që ndryshon cdo gjë që bëhet në thelbin e vete. Është një cështje e brendshme, kurse në përpiqemi tju ndihmojmë.
Sigal