Institutit Shqiptar i Studimeve Politike-qytetarëve: Votoni në 21 qershor, e rëndësishme

389
Institutit Shqiptar i Studimeve Politike ka zhvilluar sot një aktivitet sensibilizues me të rinjtë për tu bërë thirrje qytetarëve të ushtrojnë të drejtën e tyre kushtetuese për të votuar. Drejtori ekzekutiv i Institutit Shqiptar të Studimeve Politike, Afrim Krasniqi tha se vota është shumë e rëndësishme, pasi qytetarët me votën e tyre kanë mundësi të bëjnë demokraci. Ai apeloi publikisht qytetarët të votojnë të dielën për 61 kryetarët e rinj të bashkive në vend.
“Vota është shumë e rëndësishme. Fushata elektorale është përdorur si retorikë. Qytetarët duhet të votojnë më 21 qershor, pasi me votën tonë do bëjmë demokraci. Sot ne kemi vendosur një tabelë ku të rinjtë që votojnë për herë të parë të japin arsyen pse votojnë. Thirrje publike për të votuar më 21 qershor. Qytetarët duhet ti shohin këto zgjedhje si një proces normal”, tha Krasniqi.
Ai informoi gjithashtu se për herë të parë do zbatohet modeli i dhomës zgjedhore, e cila do mbulojë procesin e monitorimit të votimit jo në mënyrë formale por realisht. Më pas të rinjtë pjesëmarrës në këtë aktivitet, shumica që votojnë për herë të parë u kanë bërë thirrje qytetarëve dhe bashkëmoshatarëve të tyre të votojnë nesër.
Sigal