“Iniciativë për të vrarë të vërtetën”, Gjosha për projekt-ligjin antishpifje: Cenim i fjalës së lirë, akti më i rëndë në demokraci

424
Sigal

Ish-ministrja e Integrimit Klajda Gjosha me anë të një statusi në “Facebook” shkruan se projekt-ligji antishpifje është një iniciativë e qeverisë për të vrarë të vërtetën.

Gjosha thekson se cenimi i fjalës së lirë është më i rëndë që mund të bëhet në demokraci.

Postimi i Klajda Gjoshës:

Cënimi i fjalës së lirë është akti më i rëndë në demokraci. Një iniciativë e tillë për të vrarë të vërtetën dhe për të censuruar median, e godet fortë Shqipërinë në imazh, në procesin e integrimit europian dhe instalon një sistem diktatorial dhe të rrezikshëm.

Shqipëria në kryesimin e saj të OSBE duhet të jetë një vend model i respektimit të të drejtave themelore të njeriut. Ne duhet të jemi pararojë e celjes së debatit pë respektimin e pushteteve të pavarura dhe krijimin e kushteve për vetërregullimin e tyre. Cdo ndërhyrje politike për të mbajtur nën kontroll median është tentativë për të shtrëmbëruar të vërtetën dhe për të instaluar frikën, në mënyrë që të sigurojnë pushtetin nëpërmjet abuzimit!

Mjaft më me censurë, është koha e të vërtetës! Është koha për ndryshim!