Incidenti me tatimorët në lokalin ku drekonte me gruan e vajzat, Rama i përgjigjet Bashës

529
Nga foltorja e Kuvendit kryedemokrati Lulzim Basha rrëfeu një eksperience personale me tatimorët, të cilën e cilësoi skandaloze.
Ai u shpreh se të gjithë skenën e kishte parë me sytë e tij në një ditë pushimi teksa drekonte me gruan dhe dy vajzat në një lokal në periferi të Tiranës. Sipas Bashës, tatmorët që ai i quajti taksidarë u sollën në mënyrë skandaloze duke terrorizuar gjithë lokalin.
“Mënyra se si u sollën ishte skandalaoze, nisën të numëronin faturat dhe pjatat e çdo klienti. Klientët u shqetësuan, pronarët gjithashtu. Pasi u larguan e zonja e lokalit mu afrua dhe më tha se për tre muaj ka marrë disa gjoba milionëshe. Shqetësimin e saj pronarja e mbylli me një pyetje retorike: Çfarë mund të ndodhte sikur ky ta kishte marrë me herët pushtetin”,- tha Basha.
E ndërsa Basha u ndje i terrorizuar nga sjellja e tatimorëve, mori edhe një përgjigje nga kryeministri Edi Rama.
Sipas tij, të gjithë bizneset do gjobiten aq herë sa do shkelin ligjet.
“Si ishte restoranti plot o Lulëzim? Sepse konsumi vazhdon dhe rritet kjo është shumë e thjeshtë. Shpresoj të të ketë bërë mirë dreka, shko prapë plot do e gjesh. Sa për gjobat do ‘t’ja vëmë sa herë të bëjnë shkelje se ju i mësuat shqiptarët haje t’i këtë, ta hamë ne atë. Në luftën ndaj informalitetit do ta çojmë deri në fund. Deri sa të mësojmë nuk vidhet nuk vidhet ajo që i takon shtetit. Qeverisë, njerëzve”,- u shpreh Rama.
Sigal