‘Inceneratorët, pandemia dhe drejtësia – të vdekura dhe të kapura’

165
Sigal

Nga Petrit Vasili

Inceneratoret jane tashme nje dosje e zeze publike dhe prone te gjithe shqiptareve. Jane nje korrupsion qeveritar i dimensioneve qindra milioneshe dhe i strukturuar ne formen e qarte te nje grupi kriminal.

Çdo shqiptar e ka shume te qarte krimin qe kane konsumuar, qe nga Rama,Veliaj e te gjithe te tjere me radhe ministra e kryetare bashkie. Ky grup i struktuar qeveritarokriminal vazhdon dhe i paguan inceneratoret pra praktikisht paguan heshtjen, gojen e mbyllur dhe arratine e pronareve te tyre. Por vetem SPAK i telekomanduar ka mbyllur syte duke u bere pjese e aferes me mosveprimet dhe vonesat e veta te qellimshme.

SPAK eshte shnderruar realisht ne nje organizem te kapur dhe te vdekur, qe mbulon korrupsionin ne vend se ta luftoje ne menyre ballore ate u jep kohe te inkriminuarve te mbulojne gjurmet,faktet e provat.

Pandemia nderkohe vazhdon me ritme te frikshme duke demtuar shume rende shendetin e shqiptareve. Ajo eshte bere nje tragjedi qe ka hyre ne cdo familje duke lene gjurme te renda dhe te pashlyeshme ne zemrat, ne shendetin dhe ekonomine familjare.

Perballe kesaj pandemie ndodhet nje qeveri e vdekur, demagoge dhe e korruptuar deti ne palce, qe u pasurua dhunshem edhe permes pandemise. Nje qeveri qe i la vetem shqiptaret. Qe i beri ata qe te shpenzojne dhjetra milione euro nga xhepat e tyre.Qe grabiti miliona euro me tendera sekrete. Qe fshehu dhe fsheh mijra vdekje. Qe nuk teston qytetaret. Qe nuk ju rimburson barnat mijra qytetareve qe trajtohen ne banese. Nje qeveri e pacipe qe vetem llomotit shprehjen ” keshtu ndodh ne te gjithe boten”.

Perballe kesaj qeverie te vdekur e te kapur eshte nje Drejtesi po kaq e vdekur dhe kapur, qe vetem mbulon aferat e qeverise dhe nuk mbron as ligjin e as interesin publik.
Keto jane te verteta kaq te medha sa as me fanatiket dhe me symbyllurit nuk i mohojne dot.

Te gjithe, pa dallim, jane njelloj te vjedhur nga qeveria dhe te gjithe po vuajne viktimat e shendetin e prishur prej pandemise se lene ne meshire te fatit.

Sot perballja pa kompromis,fort dhe deri ne fund me kete qeveri eshte totalisht legjitime si vetmja rruge per cliruar vendi dhe veten nga pushteti mafioz dhe i pameshirshem rilindas, qe nuk kursen as jeten e njerezve te thjeshte.

Çdo veprim tjeter,kompromis apo pazar me rilindjen vecse betonon pushtetin e mafies dhe te droges, qe eshte armik i betuar qytetareve dhe i te ardhmes se tyre.