“Inatet e tij i po i kushtojnë miliarda euro shqiptarëve në Arbitrazh”, Berisha thirrje publike Ramës: Eja në studio e t’i numëroj unë të gjithë tenderat

126
Sigal

Berisha ka qenë në Gramsh sot prezantuar kandidatin e kolacionit “Bashkë Fitojmë”, Hasim Çekrezin. Ai e cilëson atë si një kanidatët më të mirë duke qenë se ka dalë nga Primaret, dhe është zgjedhur nga dëshira dh evullneti i qytetarëve të Gramshit.

Berisha theksoi se nuk ka frikë nga një përballje me kreun e qeverisë, pasi familjarët e tij nuk kanë përfituar tendera si ato të Edi Ramës, ku dhe nuk ngurroi ta sfidonte në një përballje publike.

Ish kryeministri më tej ka folur edhe në lidhje me gjobën e “Arbitrazhit” për çështjen “Becchetti”, për të cilën tha se ishte pasojë e pafuqisë së Ramës për të kontrolluar inatet e tij, ku shqipëria ka humbur dhe po vazhdon të humbë miliona.

Berisha: Në shekuj mijëvjeçar ne na ka mbajtur familja, pa diskutim e cila ka garantuar jetesën dhe mbijetesësn tonë. Çfarë duan këta: të prishin familjen dhe gjininë. Ata e bëjnë këtë për të depersonalizuar, nëna ka rolin e saj gjinor, ajo ka nisur që nga Eva dhe Adami. Përpara me Edi Ramën do të thotë shkatërrimi i familjes dhe barazisë gjinore. Këta qeveritar nga mëngjesi deri në darkë, vjedhin , vjedhin dhe vetëm vjedhin. Qeveri që çdo qindarkë që merrë është para e qytetari, çfarë bëjnë këta më to: i vjedhin dhe i japin me tendera. Tendera me miqtë e tyre dhe familjarët, si tenderi i Ramës me thjeshtrën e tij  për Protin e Durrsit. Këta vjedhin me çmime, kanë fituar vetëm nga rritja e çmimeve 520 mijë euro, këto duhet ti kthehen qytetarit, merri janë më taksat tuaja, por jo. Ky 320 mln euro ia dha klientelës, dhe bleu 4 mln euro dhe bëjnë udhëtime private me avion. Njeri që nuk kontrollon inatet e tij, që mbylli televizionin italian për interesa dhe shpenzime të tij. Ju garantoj se minimumi prej 1.6 mliardë euro do të paguhen nga xhepi jonë për këto inate. Përpara me Edi Ramën do të thotë drejt vjedhjes e shpopullimit.  Nuk kemi ne detyrim para Shqipërisë dhe të parëve tanë për t’i dalë zot vendit? Po, sepse edhe ata mund të iknin, por rezistuan. Duhet të ulemi me cdo qytetar, t’i paraqesim këto fakte. I them Ramës hajde po ta mbajti në studio edhe ja numëroj të gjitha tenderat. Le të mi numëroi edhe ai mua, skam asnjë. Kemi detyrimet para jush t’ju tregojmë si kemi përdorur paratë tuaja. Më 14 maj votoni ndryshimin, kurrë ndonjëherë në 32 vite nuk ka pasur peshë e vlerë më të madhe Si mund të pranohet një kryebashkiak i zgjedhur ballë për ballë. Mos harroni një gjë, çdo votë përpara Me Edi Ramën është për forcimin e të gjitha pushteteve në duart e tij. Njeri që abuzon me pushtetin e tij nga mëngjesi në darkë më pushtetin që ju i keni dhënë.