Inagurohet baza ajrore e Kuçovës/ Gjeneral Bajram Begaj: Kjo bazë dëshmon rëndësinë strategjike të Shqipërisë në rajon për NATO-n dhe vendet aleate

176
Sigal

Baza ajrore e Kuçovës i kalon NATO-s, nisin punimet, prezent Rama dhe Yuri Kim

Ditën e sotme(djeshme) ka nisur puna për realizimin e projektit për modernizimin e bazës ajrore në Kuçovë.Bëhet me dije se pritet të kthehet në një bazë ajrore të NATO-s.Prezent në këtë takim kanë qenë kryeministri Edi Rama dhe ambasadorja Yuri Kim.Për kryeministrin Edi Rama kjo është një mundësi e shkëlqyer për forcat tona të armatosura në ngritjen e kapaciteteve kombëtare dhe modernizimin e forcave ajrore.Rama tha se vendimi që NATO mori për ta përzgjedhur këtë hapësirë si një mjedis të ri për adresimin e sfidave të sigurisë, duke e transformuar në një bazë ajrore taktike të aleancës në rajon, konfirmon faktin se Shqipëria e vogël është sidoqoftë një vlerë e shtuar në këtë aleancë dhe që beson në disa parime e vlera që ia vlen të luftohet

Gjeneral Bajram Begaj: Shqipëria vend strategjik në rtajon për NATO-n

Duke folur në ceremoninë e fillimit të punimeve Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, Gjeneral Barjam Begaj u shpreh se kjo është një bazë ajrore që dëshmon rëndësinë strategjike të vendit tonë në rajon për NATO-n dhe vendet aleate, ndërsa shtoi se, puna që nis sot ecën paralel me ambicien për zhvillimin e forcave tona ajroreShefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, Gjeneral Bajram Begaj u shpreh se ky investim i NATO-s n Kuçovë do të sjellë një përmirësim të pistës, të rrugëve lidhëse por edhe ambienteve të tjera ndihmuese, të cilat do të bëjnë të mundur kthimin e këtij aeroporti në një bazë ushtarake të rëndësishme për rajonin.Duke folur në ceremoninë e fillimit të punimeve gjeneral Begaj u shpreh se kjo është një bazë ajrore që dëshmon rëndësinë strategjike të vendit tonë në rajon për NATO-n dhe vendet aleate, ndërsa shtoi se, puna që nis sot ecën paralel me ambicien për zhvillimin e forcave tona ajrore.‘Jam i lumtur të mbaj fjalën hapëse në këtë ceremoni ku fillojnë punimet në aeroportin e Kuçovës. Kjo dëshmon rëndësinë strategjike të vendit tonë në rajon. Do të përmirësojë pistën, rrugët lidhëse dhe ambientet e tjera ndihmuese. Baza ajrore taktike e Kuçovës do të shndërrohet në një gjurmë të rëndësishme të NATO-s. Do të ofroj për NATO-n dhe vendet aleate mundësinë e uljes së të gjitha avionëve në çdo kohë. Puna që nis sot ecën paralel me ambicien për zhvillimin e forcave tona ajrore. Ne tregojmë se godasim më fort se çe kemi peshën.’-u shpreh Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, Gjeneral Bajram Begaj.